JEZU KRISHTI (Katekizmi i Kishës Katolike 430-440)

Foto di Gerd Altmann da Pixabay

– Nga Katekizmi i Kishës Katolike –

— JEZUSI

430 Jezus në hebraisht d.m.th.: “Zoti shpëton”. Në momentin e Lajmërimit, engjelli Gabriel thote se emri personal i tij do të jete Jezus, emer i cili në të njejten kohë e shpreh dhe thekson identitetin dhe misionin e vet. Me qenë se vetem Zoti mundet t’i falë mëkatet, ai në Jezusin, Birin e përjetshëm të vetin të bere njeri, “do ta shelbojë popullin e vet prej mëkateve të tija.” (Mt 1, 21). Kështu, në Jezusin, Zoti , e rilind të gjithë historinë e shpëtimit në dobi të njerzve.

431 Në historinë e shpëtimit, Zoti nuk eshte kufizuar për ta liruar Izraelin prej “skllaverisë” (Lp 5, 6) duke e nxjerrë nga Egjipti, por e shëlbon edhe prej mëkateve të tija. Me qenë se mëkati eshte përherë fyerja e bere ndaj Zotit, vetëm Zoti mundet ta fshije. Prandaj Izraeli duke njohur gjithnje e me shume tërësinë e mkatit, nuk mundet te kerkoj shëlbim në asgje tjetër vetëm në thirrjen e emrit të Zotit Shpëtimtar.

SOSTIENI GLI AMICI DI LAZZARO E QUESTO SITO.
Abbiamo davvero bisogno di te!
IBAN (BancoPosta intestato ad Amici di Lazzaro)
IT98P 07601 01000 0000 27608 157
PAYPAL Clicca qui (PayPal)
SATISPAY Clicca qui (Satispay)

432 Emri i Jezusit dtth se vet Emri i Zotit eshte i pranishëm në personin e Birit të vet të mishruar për Shelbimin e përgjithshëm dhe përfundimtare nga mekati. Vetëm emri hyjnor e sjell shpëtimin, dhe që prej tani mund ta therrasin të gjithë sepse, me Mishrimin, ai u bashkua me të gjithë njerzit, ashtu që “vetëm nëpër Të fitohet shëlbimi. Sepse për të vërtetë, s’ka asnjë person (në gjuhen greke eshte emër, në shqip eshte përkthyer person) tjetër nën këtë kupë qielli që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi.” (Vap 4, 12).

433 Kryemeshtari, mbasi që me gjakun e flisë e ka sterpikë pajtimtoren e Shejtrores mbi shejtrore, e ka thirrur, vetëm një herë në vit, Emrin e Zotit për faljen e mëkateve të Izraelit. Pajtimorja ishte vendi i pranisë së Zotit. Kur shën Pali thotë për Jezusin se “Atë Hyji e caktoi të jetë, në saje të fesë, fli pajtuese me anë të gjakut të vet.” (Rom 3, 25), deshiron ta vertetoj se të qenit njeri të tij “sepse Hyji nëpër Krishtin e pajtoi botën me vetvete” ( 2 Kor 5, 19).

434 Ngjallja e Jezusit eshte lavdërimi i emrit të Zotit Shpëtimtar sepse tani emri i Jezusit e shfaq në plotësi pushtetin suprem “Emër që eshte mbi çdo emër” (Fil 2, 9-10). Shpirtrat e këqij frigohen prej Emrit të tij dhe në këtë emër nxenësit bejnë mrekulli; dhe çdo gje që ata kërkojnë prej Atit në emrin e tij, Ati ju jep.

435 Emri i Jezusit eshte në qendër të lutjes së krishterë. Të gjitha lutjet liturgjike përfundojnë me formulën “nëpër Zotin tonë Jezu Krshtin (…)” Lutja “Të falemi Mari” e arrin kulmin në fjalët “ dhe i bekuar eshte fryti i barkut tënd Jezus.” Lutja e zemrës, e rëndomtë te lindorët e thirrun edhe “Lutja e Jezusit”, thotë: “ O Zot Jezu Krishti, Biri i Zotit, ki mëshirë për mue mëkatarin”. Shumë të krishtenë, si shën Gjon d’Ars, vdesin me vetëm një fjalë në buzë: “O Jezus”.

— KRISHTI

Immagine

SOSTIENICI CON IL 5 per MILLE: 97610280014

436 Krisht vjen prej përkthimit të shprehjes hebreje “Mesia”, dhe dtth “I Shuguruari”. Dhe kjo i behet Krishtit emër personal vetëm për atë se ai e përmbush në menyrë të përkryer dërgimin e Zotit të cilin ky emër e përmban në vete. Në Izrael në emër të Zotit kane qene të shuguruar apo të lyer njerezit me misionin të cilin Zoti ju ka besuar. Ashtu ishte me mbretërit, meshtarët, në raste të rralla, me profetë. Kështu eshte dashur te jete me Mesinë të cilin Zoti e ka derguar që përfundimisht ta themelojë mbretërinë e vet. Mesia eshte dashur te jete i shuguruar me Shpirtin e Zotit, në të njejten kohë si mbret e meshtar, por edhe si profet. Krishti e ka përmbushur shpresën mesianike të Izraelit me shërbimin e tij të trefishtë të meshtarit, profetit dhe mbretit.

437 Engjelli ju ka lajmëruar barinjve lindjen e Jezusit si lindje të Mesisë së premtuar të Izraelit: “Sot në qytetin e Davidit ju lindi Shelbuesi – Krishti, Zot” (Lk 2, 11). Ai që prej fillimit eshte “ai të cilin e ka shugurue Ati dhe e ka dërgue në botë” (Gjn 10, 36), i ngjizur “shenjt” (Lk 1, 35) në kraherorin virgjinor të Marisë. Jozefi ka qene i thirrur prej Zotit që ta “merr” tek vetja “Marinë” të “fejuarën” e vet, “shtatzënë me “atë që eshte ngjizun në të (…) prej Shpirtit Shenjt” (Mt 1, 20), dhe se Jezusi, i “quajtur Krisht”, të lindet prej të fejuares së Jozefit në brezninë mesianike të Davidit (Mt 1, 16).

438 Shugurimi mesianik i Jezusit e zbulon misionin e vet hyjnor. “Ai eshte ajo që dtth vet emri i tij, sepse në Emrin e Krishtit nënkuptohet ai që e ka shuguruar, ai i cili eshte i shuguruuar dhe vet shugurimi me të cilin eshte i shuguruar: ai që e ka shuguruar eshte Ati, i shuguruari eshte Biri, kurse ka qene i shuguruar në Shpirtin i cili asht shugurimi” shugurimi i tij i përjetshëm mesianik asht i zbuluar në kohën e jetës së tij tokësore në momentin kur ka qene i pagezuar prej Gjonit, kur Hyji e ka “shuguaruar me Shpirtin Shenjt e me pushtet” (Vap 10, 38) “t’i zbulohet Izraelit” (Gjn 1, 31) si Mesia i tyre. Veprat dhe fjalët e tija do ta zbulojnë si “Shenjtin e Zotit” (Mk 1, 24; Gjn 6, 69; Vap 3, 14).

439 Shumë hebrenj poashtu edhe disa paganë të cilën e kanë mbajtur shpresën e tyre i kanë njohur në Jezusin vijat themelore të “birit të Davidit” mesianik të cilin Hyji ia kishte premtuar Izraelit. Jezusi e ka pranuar emrin Mesi në të cilin ka pasë të drejtë, por jo pa kufizim, sepse një pjesë e bashkëkohasve të tij e ka kuptuar tepër njerzore, në thelb politike.

440 Krishti e ka pranuar dëshmimin e fesë me të cilin Pjetri e ka pranuar Mesi, duke e shpallur atëherë pikerisht vuajtjen e afërt të Birit të njeriut. Ashtu e ka zbuluar përmbajtjen e plotë të dinjiteti të vet mesianiko mbretëror, në njëjtësinë trascendente të Birit të Njeriut “zbriti nga qielli” (Gjn 3, 13) sikurse edhe të misionit të tij shpëtimtar si Shërbëtori i vuajtur: “Biri i Njeriut (…) s’erdhi për të qenë shërbyer, por për të shërbyer e për të flijuar jetën e vet si shpërblim për të gjithë!” (Mt 20, 28). Kështu kuptimi i plotë i dinjitetit të tij mbretëror shfaqet vetëm nga lartësia e kryqit. Poashtu pas ngjalljes dinjiteti i tij mbretëror do të mundet të jete i shpallur prej Pjetrit para popullit të Zotit: “Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se pikerisht këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri Zotëri e Mesi.” (Vap 2, 36).

Dona ora per chi ha bisogno. Grazie!

SOSTIENI INIZIATIVE MISSIONARIE!
Con il tuo 5 per 1000 è semplice ed utilissimo.
Sul tuo 730, modello Unico, scrivi 97610280014

Sakramenti i pagezimit (Katekizmi i Kishës Katolike 252-262)

Përmbledhja e Katekizmit të Kishës Katolike – «Shpallja e fesë» (1-32)