Kush janë engjëjt?

Foto di Ralphs_Fotos da Pixabay

60. Kush janë engjëjt?

Engjëjt janë krijesa tërësisht shpirtërore, pa trup, të padukshme, të pavdekshme, qenie personale të pajisura me inteligjencë dhe vullnet.

Ata, duke e soditur pareshtur Hyjin faqe˗faqas, e lavdërojnë, i shërbejnë dhe janë lajmëtarët e Tij në përmbushjen e misionit të shpëtimit për të gjithë njerëzit.

61. Në ç’mënyrë engjëjt janë të pranishëm në jetën e Kishës?

Kisha bashkohet me engjëjt për ta adhuruar Hyjin, kërkon ndihmën e tyre dhe disa i përkujton në liturgji.

Shën Bazili i Madh, thotë: «Çdo besimtar ka afër vetes së vet një engjëll si mbrojtës dhe rojtar, për ta shoqëruar në jetë»

(Nga Katekizmi i Kishës Katolike nr. 60˗61)

Këshilla sigurie për të konvertuarit nga Islami në Katolicizëm

Vonë të kam dashur ty!!! – Shën Agustinit