Lutja e Shën Jozefit

Guido Reni, Public domain, via Wikimedia Commons

O i lumi Jozef, të kapluar prej vuajtjeve, drejt teje vijmë dhe plot besim mbrojtjen tënde kërkojmë,pas asaj të Nuses tënde shumë të shenjtë.

Për lidhjen e shenjtë të dashurisë që të bashkoi me Marinë Virgjër e papërlyer, Nënën e Hyjit,dhe për dashurinë atërore që tregove ndaj Jezusit Fëmijë,shikoje, të lutemi, me sy të mirëtrashëgiminë e dashur që Jezu Krishti fitoi me Gjakun e Tijdhe, me fuqinë tënde, na ndihmo në nevojat tona.

Mbroji, o rojtar i kujdesshëm i Familjes hyjnore,pasardhësit e zgjedhur të Jezu Krishtit,largoje prej nesh, o Atë shumë i dashur,këtë murtajë gabimesh dhe vesesh që po e infekton botën; na ndihmo me dashamirësi nga qielli në këtë luftë me fuqinë e errësirës,o mbrojtësi ynë shumë i fortë; dhe, ashtu si dikur shpëtove prej kërcënimit të vdekjes jetën e Jezusit Fëmijë,kështu tani mbroje Kishën e shenjtë të Hyjit nga kurthet armiqësore dhe nga çdo kundërshtim.

Shtrije gjithëmonë mbi secilin prej nesh mbrojtjen tënde,me qëllim që nën shembullin dhe përmes ndihmës tënde,në mënyrë të virtytshme të jetojmë,në mënyrë të devotshme të vdesim dhe kështu të arrijnë lumninë e amshuar në qiell. Amen. (LUTJA E LEONIT XIII PAPË)

Humanae Vitae (Papa Pali VI)

Sakramenti i pagezimit (Katekizmi i Kishës Katolike 252-262)