
252.Cfare emrash merr Sakramenti i pare i hyrjes?
Mbi te gjitha merr emrin Pagezim, per arsye te ritit qendror me te cilin kremtohet: te pagezosh do te thote “te zhytesh” ne uje.
Kush pagezohet zhytet ne vdekjen e Krishtit dhe ngjallet me Te si “krijese e re” (2 Kor 5,17). Quhet edhe “larje rilindje dhe riperteritjeje ne Shpirtin Shenjt” (Tt 3,5), dhe “ndricim”, sepse i pagezuari behet “biri i drites” (Ef 5,8).
Abbiamo davvero bisogno di te!
IBAN (BancoPosta intestato ad Amici di Lazzaro)
IT98P 07601 01000 0000 27608 157
PAYPAL Clicca qui (PayPal)
SATISPAY Clicca qui (Satispay)
256.Cili eshte thelbi i ritit te Pagezimit?
Riti thelbesor i ketij Sakramenti eshte zhytja e kandidatit ne uje ose derdhja e ujit mbi koke, nderkohe qe thirret Emri i Atit e i Birit e i Shpirtit Shenjt.
257.Kush mund te marre Pagezimin?
Eshte i afte te marre Pagezimin cdo person i papagezuar.
SOSTIENI QUESTO SITO. DONA ORA con PayPal, Bancomat o Carta di credito
259.Cfare i kerkohet nje personi qe eshte duke u pagezuar?
Çdo personi qe eshte duke u pagezuar i kerkohet shpallja e fese, e shprehur personalisht ne rastin e nje te rrituri, ose nga prinderit dhe nga Kisha ne rastin e femijes. Edhe nuni ose nuna dhe krejt bashkesia kishtare kane nje pjese te pergjegjesise ne pergatitjen per Pagezim (katekumenati), si edhe ne zhvillimin e besimit dhe te hirit pagezimor.
262.A mund te shpetoje njeriu pa Pagezim?
Meqe Krishti ka vdekur per shpetimin e te gjithe njerezve, mund te shpetohen edhe pa Pagezim ata qe vdesin per shkak te fese ( Pagezim gjaku), katekumenet dhe te gjithe ata qe nen ndikimin e hirit, pa njohur Krishtin dhe Kishen, e kerkojne sinqerisht Hyjin dhe perpiqen qe te bejne vullnesen e Tij (Pagezim deshire).
Persa u perket femijeve te vdekur pa Pagezim, Kisha ne liturgjine e vet ua beson zemerdhembshurise se Hyjit.
(katekizmi i Kishe katolike)