“Caritas in veritate” – Enciklika Papa Benediktit XVI

pentecost-3409407_1280
Image by Gerd Altmann from Pixabay

HYRJE

1. Bamirësia në vërtetësi, ne te cilen Jezu Krishti u be deshmitar me jeten e Tij tokesore dhe mbi te gjitha me vdekjen dhe ringjalljen e tij, është forca kryesore shtytëse për zhvillimin e vërtetë të çdo personi dhe të të gjithë njerëzimit. Dashuria – “caritas” – është një forcë e jashtëzakonshme që e shtyn njeriun të angazhohet me kurajo dhe shpirtgjerësi në fushën e drejtësisë dhe të paqes. Është një forcë që e ka origjinën në Hyun, Dashuri e përjetshme dhe e Vërtetë absolute. Gjithkush e gjen të mirën e vet duke iu bashkangjitur apo aderuar projektit që Hyu ka për të, për ta realizuar në plotëninë e tij: në këtë projekt në fakt ai gjen në fakt të vërtetën e tij dhe duke aderuar tek kjo e vërtetë ai bëhet i lirë (cfr Gv 8,22). Të mbrosh të vërtetën, ta paraqesësh me përulësi dhe bindje dhe ta dëshmosh në jetë, këto janë pra format që kërkohen dhe të patjetërsueshme të dashurisë. Kjo në fakt “gëzohet për të vërtetën” (1 Cor 13,6). Të gjithë njerëzit ndjejnë shtysën e brendshme për të dashur në mënyrë autentike: dashuria dhe e vërteta nuk i braktisin kurrë plotësisht, pasi janë prirja e mbjellë nga Hyu në zemrat dhe mendjet e çdo njeriu. Jezu Krishti pastron dhe çliron nga varfëritë tona njerëzore kërkimin e dashurisë dhe të së vërtetës dhe na zbulon në plotëni inisiativën e dashurisë dhe të projektit të jetës së vërtetë që Hyu ka përgatitur për ne. Në Krishtin, dashuria në të vërtetën bëhet Fytyra e Personit, një thirrje për ne që të duam vëllezërit në të vërtetën e projektit të tij. Ai vetë në fakt është e Vërteta. (cfr Gv 14,6).

2. Bamirësia, dashuria është udha kryesore e doktrinës sociale të Kishës. Çdo përgjegjësi dhe angazhim i përvijuar nga kjo doktrinë janë të ushqyera nga dashuria që sipas mesimeve të Jezu Krishtit përbëjnë sintezën e të gjithë Ligjit (cfr Mt 22,36-40). Ajo i jep thelbin e vërtetë lidhjes personale me Hyun dhe me të afërmin; është principi jo vetëm i mikro relatave: raporteve miqësore, familjare, të grupeve të vegjël, por edhe i makro relatave: raportet sociale, ekonomike, politike. Per Kishën – e mësuar nga Ungjilli – dashuria është gjithshka, pasi siç na mëson shën Gjoni (cfr 1 Gv 4,8.16) dhe sic e kam përmendur në Letrën time të parë Enciklike, “Hyu është dashuri” (Deus caritas est): nga dashuria e Hyut rrjedh gjithshka, në sajë të dashurisë gjithshka merr formë, drejt saj gjithshka priret. Dashuria është dhurata më e madhe që Hyu i ka dhënë njerëzve, është premtimi i tij dhe shpresa jonë.

Jam i ndërgjegjshëm për dredhat dhe boshllëqet e drejtimit me të cilat është përplasur dhe përplaset dashuria, duke patur si rrjedhojë rrezikun e keqkuptimit, e përjashtimit nga të jetuarit etik dhe në çdo rast pengon vlerësimin korrekt. Në kuadrin social, juridik, kulturor, politik, ekonomik, apo në kontekste më të ekspozuara kundrejt këtij rreziku, deklarohet lehtësisht papërfillshmëria për të interpretuar dhe drejtuar përgjësitë morale. Që këtej domosdoshmëria për të lidhur dashurinë me të vërtetën jo vetëm në drejtimin e dhënë nga shën Pali të së “veritas in caritate” – “e vërteta në dashuri” (Ef 4,15), por edhe në atë inverse dhe plotësuese të “caritas in veritate»-“dashuria në të vërtetën”. E vërteta kërkohet, gjehet dhe shprehet “në ekonominë” e dashurisë, bamirësisë, por bamirësia në anën e saj kuptohet, vlerësohet dhe praktikohet nën dritën e së vërtetës. Në këtë mënyrë jo vetëm do t’i kemi bërë një shërbim dashurisë, bamirësisë së ndriçuar nga e vërteta, por kështu do të kontribuojmë për akreditimin e së vërtetës, duke treguar forcën dhe autenticitetin në bindjen tek realiteti i jetesës sociale. Dhe kjo nuk ka peshë të vogël sot në një kontekst social dhe kulturor që e relativizon të vërtetën duke u bërë shpesh mosperfillese kundrejt saj dhe ngurruese.

3. Per këtë lidhje të ngushtë me të vërtetën, dashuria, bamirësia mund të konsiderohen si shprehje autentike e njerëzimit dhe si element i një rëndësie thelbësore ne relatat njerezore, edhe në ato të natyrës publike. Dashuria shkëlqen vetëm tek e vërteta dhe vetëm ateherë mund të jetohet në mënyrë autentike. E vërteta është dritë që i jep kuptim dhe vlerë dashurisë, bamirësisë. Kjo dritë është në të njejtën kohë dritë e arësyes dhe besimit përmes së cilës inteligjenca arrin tek e vërteta natyrore dhe mbinatyrore e bamirësisë: merr domethënien e dhurimit, pritjes dhe bashkësisë. Bamirësia pa të vërtetën rreshqet në sentimentalizëm. Dashuria kthehet në një guackë e zbrazët për t’u mbushur në mënyrë arbitrare. Është rreziku fatal i dashurisë në një kulturë pa të vërtetën. Ajo është pre e emocioneve dhe e opinioneve që u përkasin subjekteve, një fjalë e e shtrembëruar, deri në atë pikë sa të ketë si domethënie të kundërtën. E vërteta e çliron dashurinë nga ngushticat e një emotivizmi, i cili e privon nga përbërja relacionale dhe sociale dhe nga një fideizëm që e privon nga frymëmarrja njerëzore dhe universale. Dashuria tek e vërteta reflekton dimensionin personal dhe në të njejtën kohë publik të bësimit në Hyun biblik, që është «Agápe» dhe «Lógos»: Bamirësi dhe Vërtetësi, Dashuri dhe Fjalë.

4. Meqenëse është plot me të vërteta, bamirësia mund të kuptohet nga njeriu në pasurinë e saj të vlerave, e bashkëndarë dhe e komunikuar. E vërteta në fakt është“lógos” që krijon “diá-logos”, pra komunikim dhe bashkim. E vërteta duke i nxjerrë njerëzit nga opinione dhe ndjesi subjektive, u lejon atyre te ngrihen pertej percaktimeve kulturore dhe historike dhe të takohen në vlerësimin e vlerës dhe të thelbit të gjërave. E vërteta hap dhe bashkon inteligjencat në lógos-in e dashurisë: është kjo thënia dhe dëshmia e krishterë e bamirësisë. Në kontekstin aktual social dhe kulturor, ku është e përhapur tendenca për ta relativizuar të vërtetën, të jetuarit e bamirësisë në vërtetësi na shtyn të kuptojmë se aderimi në vlerat e Krishtërimit është element jo vetëm i dobishëm, por edhe i domosdoshëm për ndërtimin e një shoqërie të mirë dhe një zhvillim të vërtetë njerëzor integral. Një Krishtërim i bamirësisë pa të vërtetën mund të shkëmbehet lehtësisht si një shprehje rezervë e ndjenjave të mira, aq të domosdoshme për bashkëjetesën sociale, por të dorës së dytë. Në këtë mënyrë nuk do të kishte më një vend të vërtetë për Hyun në botë. Bamirësia pa të vërtetën syrgjynoset në një fushë të ngushtë private relatash. Ajo përjashtohet nga projektet dhe nga proceset e ndertimit te një zhvillimi njerëzor të një rëndësie universale, në dialogun mes dijeve dhe operativitetit..

5. Bamirësia është dashuri e marrë dhe e dhuruar. Ajo është «hir» (cháris). Zanafilla e saj është dashuria e gjallë e Atit për Birin, në Shpirtin e Shenjtë. Është dashuria që nga Biri zbret tek ne. Është dashuri krijuese pasi ne jemi: ështëe dashuri shelbuese nga e cila jemi rikrijuar. Dashuri e zbuluar dhe realizuar nga Krishti (cfr Gv 13,1) dhe e «derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të Shenjtë» (Rm 5,5). Marrësit e dashurisë së Hyut, njerëzit janë krijuar si subjekte të dashurisë, të thirrur për t’u bërë ata vetë instrumente të hirit, për të shpërndarë dashurinë e Hyut dhe për të thurur rrjetat e bamirësisë.

Kësaj dinamike të bamirësisë së marrë dhe të dhuruar i përgjigjet doktrina sociale e Kishës. Ajo është «caritas in veritate in re sociali»: lajmërimi i së vërtetës së dashurisë së Krishtit në shoqeri. Kjo doktrinë është shërbim i bamirësisë, dashurisë por tek e vërteta. E vërteta ruan dhe shpreh forcën e clirimit të bamirësisë në ngjarjet gjithnjë të reja të historisë. Dhe në të njëjtën kohë e vërteta e besimit dhe arsyes, në dallimin dhe në sinergjinë e të dy fushave të njohjes. Zhvillimi, mirëqënia sociale, një zgjidhje e përshtatshme e problemeve të rënda social ekonomike që e brengosin njerëzimin, kanë nevojë për këtë të vërtetë. Aq më tepër kanë nevojë që kjo e vërtetë të duhet dhe të dëshmohet. Pa të vërtetën dhe pa dashurinë për të vërtetën nuk ka ndërgjegje dhe përgjegjësi sociale, dhe veprimi social bëhet pre e interesave private dhe logjikave të pushtetit, me efekte shkatërruese në shoqëri, aq më tepër në një shoqëri në rrugën e globalizimit, në momente të vështira si këto aktuale.

6. «Caritas in veritate» eshtë principi rreth të cilit rrotullohet doktrina sociale e Kishës, një princip që merr formë vepruese në kritere orientuese të veprimit moral. Dëshiroj t’u referohem dy kritereve në veçanti, të diktuara në vecanti nga angazhimi për zhvillimin e një shoqërie në globalizim e sipër: drejtësia dhe e mira e përbashkët.

Drejtësia para së gjithash. Ubi societas, ibi ius: çdo shoqëri përpunon një sistem të sajin të drejtësisë. Dashuria e tejkalon drejtësinë, pasi të duash do të thotë të dhurosh, t’i ofrosh diçka “që është e imja” tjetrit; por asnjëherë nuk ndodh pa drejtësinë, e cila shtyn t’i japësh tjetrit atë që është e “tija” atë që i përket si rrjedhojë e qenies dhe veprimit të tij. Nuk mund t’i “dhuroj” tjetrit nga ç’ka është e imja, pa i dhënë më parë atë që i përket me të drejtë. Kush i do më ndjenjën e bamirësisë të tjerët para së gjithash është i drejtë kundrejt tyre. Drejtësia jo vetëm nuk është e huaj kundrejt bamirësisë, jo vetëm nuk është një rrugë alternative apo paralele me bamirësinë: drejtësia është «e pandarë nga bamirësia», e lidhur ngushtësisht me të. Drejtësia është udha e parë e bamirësisë apo sic thoshte Papa Pali i VI «masa minimale e saj” pjesë përbërëse e kësaj dashurië «me fakte dhe në të vërtetën» (1 Gv 3,18), dhe drejt se cilës na shtyn apostulli Gjon. Bamirësia nga njëra anë kërkon drejtësinë: njohja dhe respektimi i te drejtave legjitime të individëve dhe të popujve. Ajo përpiqet për ndërtimin e “qytetit të njeriut” sipas së drejtës dhe drejtësisë. Nga ana tjetër bamirësia e tejkalon drejtësinë dhe e plotëson në logjikën e dhurimit dhe të faljes. “Qyteti i njeriut” nuk promovohet vetëm nga raporte të të drejtave dhe detyrave, por akoma më tepër dhe më parë nga marrëdhënie të dhurimit, mëshirës dhe shëlbimit. Bamirësia shprehet gjithnjë edhe në marrëdhëniet njerëzore të Hyut, ajo i jep vlerë në përputhje teologjike dhe shëlbyese çdo angazhimi të drejtësisë në botë.

7. Gjithashtu duhet të marrim mirë parasysh të mirën e përbashkët. Të duash dikë është të duash të mirën e tij dhe të angazhohesh në mënyrë efikase për të. Përbri së mirës individuale, ekziston një e mirë e lidhur me jetesën sociale të personave: te mirën e përbashkët. Është e mira e asaj fraze “të gjithë ne”, formuar nga individë, familje dhe grupe të ndërmjetme të cilët bashkohen në komunitete sociale. Nuk është një e mirë e kërkuar për vetveten, por për personat që bëjnë pjesë në komunitetin sociale dhe që vetëm në të munden realisht dhe në mënyrë më efikase të arrijnë të mirën e tyre. Të duash të mirën e përbashkët dhe të angazhohesh për të është kërkesë e drejtësisë dhe bamirësisë. Angazhimi për të mirën e përbashkët është të kujdesesh nga njëra anë, dhe në anë tjetër të përfitosh nga ai kompleks institucionesh të cilët strukturojnë juridikisht, nga pikëpamje civile, politike e kulturore jetesën sociale, e cila në këtë mënyrë merr formën e pólis, qytetit. I afërmi duhet në mënyrë më të efektshme sa më shumë të angazhohesh për një të mirë të përbashkët që i përgjigjet nevojave të tij reale. Çdo i krishterë është i thirrur për këtë bamirësi sipas thirrjes së tij dhe mundësive të peshës që ka në pólis. Është kjo rruga institucionale – mund të themi edhe politike – e bamirësisë, jo më pak e kualifikuar dhe e mprehtë sesa bamirësia direkt kundrejt të afërmit, jashtë ndërhyrjeve institucionale të pólisit. Angazhimi për të mirën e përbashkët kur e ushqen shpirtërisht dashuria, bamirësia, ka një vlerë më të lartë se ajo e angazhimit shekullar dhe politik. Si edhe çdo angazhim per drejtësinë, lë gjurmë në dëshminë e bamirësisë hyjnore e cila duke vepruar në kohë përgatit përjetësinë. Veprimi i njeriut në tokë kur është frymëzuar dhe mbështetur nga dashuria, kontribuon për ndërtimin e qytetit universal të Hyut drejt të cilit ecën historia e familjes njerëzore. Në një shoqëri në rrugën e globalizimit, e mira e përbashkët dhe angazhimi për të nuk mund të mos marrin përmasat e të gjithë familjes njerëzore, pra të komunitetit të popujve dhe Kombeve, duke i dhënë kështu formë uniteti e paqeje qytetit të njeriut, duke e bërë në njëfarë mase një shëmbëlltyrrë pararendëse e qytetit pa barriera krijuar nga Hyu.

8. Paraardhësi im i përndëruar Pali i VI me publikimin në 1967 të Enciklikës Populorum progressio, hodhi dritë mbi temën e rëndësishme të zhvillimit të popujve me shkëlqimin e së vërtetës dhe dritën e butë dhe të ëmbël të dashurisë së Krishtit. Ai pohoi se lajmërimi i Krishtit është faktori i parë dhe kryesor i zhvillimit dhe na la si trashëgim ecjen në rrugën e zhvillimit me gjithë fuqinë e zemrës sonë dhe gjithë inteligjencën, me fjalë të tjera me afshin e dashurisë dhe diturinë e së vërtetës. Èshtë e vërteta fillstare e dashurisë së Hyut, hir që na është dhuruar, ajo që e hap jetën tonë kundrejt dhuratës dhe bën të mundur shpresën për një “zhvillim të njeriut dhe të të gjithë njerëzve” në një kalim “nga kushte më pak njerëzore në kushte më njerëzore” i arritur duke fituar mbi vështirësitë që në mënyrë të paevitueshme hasen gjatë rrugës.

Pas më shumë se dyzet vite nga publikimi i Enciklikës dëshiroj t’i thur lavde dhe të nderoj kujtimin e Papës së madh Pali i VI, duke rimarrë në dorë mësimet e tij mbi zhvillimin njerëzor integral dhe duke vendosur vetveten në rrugëtimin e përcaktuar nga ata për ti aktualizuar në kohën e tashme. Ky proces aktualizimi filloi me Enciklikën Sollicitudo rei socialis, me të cilën Shërbëtori i Hyut Gjon Pali II deshi të përkujtojë e Populorum progressio me rastin e njezetvjetorit të publikimit. Deri në atë kohë një përkujtim i tillë i ishte rezervuar vetëm Rerum novarum. Pas njezet viteve të tjera shpreh bindjen time se Populorum progressio meriton të merret në konsideratë si «Rerum novarum e epokës bashkëkohore», që ndriçon rrugën e njerëzimit për bashkim.

9. Dashuria tek e vërteta – caritas in veritate – është një sfidë e madhe për Kishën në një botë të pushtuar nga globalizmi në zhvillim. Rreziku i kohës sonë është se ndërvarësisë faktike mes njerëzve dhe popujve nuk i korrespondon ndërveprimi etik i ndërgjegjeve dhe inteligjencave, nga e cila të mund të dalë si rezultat një zhvillim vërtet njerëzor. Vetëm me dashurinë e ndriçuar nga drita e arsyes dhe e besimit, është e mundur të arrihen objektivat e zhvillimit të pajisur me një valence më njerëzore dhe më të qyteteruar (zbutur). Bashkëndarja e të mirave dhe e resurseve nga e cila vjen edhe zhvillimi i vertetë, nuk sigurohet vetëm nga progresi teknik dhe nga relata te thjeshta mirësjelljeje, por nga forca e dashurisë që fiton me të mire mbi të keqen dhe hapet drejt reciprocitetit të ndergjegjeve dhe lirive.

Kisha nuk ka zgjidhje teknike për të ofruar dhe as pretendon “të ndërhyje qoftë minimalisht ne politikat e Shteteve». Por ka një mision të së vërtetës për të realizuar, në çdo kohë dhe rast, për një shoqëri të përmasave njerezore, të dinjitetit të tij, të thirrjes së tij. Pa të vërtetën bie ne një vizion empirik dhe skeptik per jeten, e paaftë të ngrihet mbi praktiken, pasi nuk eshte e interesuar te mbledhe vlerat – ndonjeherë as edhe dometheniet – me te cilat ta gjykoje dhe orientoje. Besnikeria kundrejt njeriut kerkon domosdoshmerisht besnikerine kundrejt së vërtetës, e cila e vetme është garancia e lirisë (cfr Gv 8,32) dhe e mundësisë për nje zhvillim njerëzor tërësor. Për këtë qëllim Kisha e shpall pa u lodhur dhe e njeh gjithkund, pra ajo del në pah. Misioni i së vërtetës është misioni nga i cili Kisha nuk mund të heqë dorë. Doktrina e saj sociale është një cast i vecantë i kësaj shpalljeje: ajo është shërbim kundrejt së vërtetës që çliron. Doktrina sociale e Kishës e hapur kundrejt së vërtetës nga cfaredo dije që të vijë e mirëpret, formon në plotësi fragmentet në të cilat shpesh e gjen dhe e përcon në jetën gjithnjë të re të shoqërisë së njerëzve dhe popujve.

KAPITULLI PARE

MESAZHI I POPULORUM PROGRESSIO

10. Rileximi i Populorum progressio, pas më shumë se dyzet vite nga publikimi, na shtyn t’i mbetemi besnikë mesazhit të saj të dashurisë dhe së vërtetës, duke e marrë në konsideratë në kushtet e magjisterit specifik të Palit te VI dhe më në përgjithësi brenda traditës së doktrinës sociale të Kishës. Më pas duhen vlerësuar termat e ndryshëm në të cilët sot, në ndryshim nga atëherë, flitet mbi problemin e zhvillimit. Pikëpamja korrekte, pra është ajo e Traditës së besimit apostolik, trashëgimi antike dhe e re, jashtë së cilës Populorum progressio do të ishte një dokument pa rrënjë dhe çështjet e zhvillimit do të reduktoheshin vetëm në të dhëna sociologjike.

11. Publikimi i Populorum progressio ndodhi menjëherë pas përfundimit të Koncilit Ekumenik të vatikanit. E njejta Encicklikë nënvizon në paragrafet e para raportin e saj intim me Koncilin. Gjon Pali i II, njezet vite më pas në veprën Sollicitudo rei socialis nënvizonte nga ana e tij, raportin pjellor të kesaj Enciklike me Koncilin, dhe në vecanti me Kushtetutën baritore Gaudium et spes]. Edhe unë dëshiroj të kujtoj këtu rëndësinë e Koncilit Vatikani II për Enciklikën e Pali të VI dhe për të gjithë Magjisterin e mevonshëm social të Papnor. Koncili thelloi atë çka i përket ngaherë së vërtetës së besimit, apo se Kisha duke qenë në shërbim të Hyut është në shërbim të botës në termat e dashurisë dhe së vërtetës. Pikërisht nga ky vizion nisej Pali i VI për të na komunikuar dy të vërteta të mëdha. E para është se e gjithë Kisha, në të gjithë qënien e saj dhe në veprimin e saj, kur shpall, kremton dhe vepron në dashuri, priret të promovojë zhvillimin integral të njeriut. Ajo ka një rol publik i cili nuk ezaurohet në aktivitetin e saj të asistencës apo edukimit, por zbulon të gjitha energjitë në shërbim të promovimit të njeriut dhe të vëllazërisë universale kur mund të përdorë një regjim lirie. Nuk janë të pakta rastet kur kjo liri ndalohet nga pengesa dhe persekutime apo është dhe e kufizuar kur prania e Kishës reduktohet vetëm në aktivitetet e saj bamirëse. E vërteta e dytë është se zhvillimi autentik i njeriut ka të bëjë vetëm me tërësinë e personit në çdo dimension të tij. Pa perspektivën e një jete të përjetshme, zhvillimi njerëzor në këtë botë mbetet pa frymemarrje. I mbyllur brenda historisë, ai është i ekspozuar kundrejt rrezikut të reduktimit vetëm nga rritja e të ardhurave; njerëzimi humbet kështu kurajon për të qenë i gatshëm për të mira më të larta, për inisiativa të mëdha të nxitura nga bamirësia universale. Njeriu nuk zhvillohet vetëm me forcat e veta, dhe ky zhvillim nuk mund t’i jepet thjesht nga jashtë. Gjatë historisë shpesh është menduar se krijimi i institucioneve mund të ishte i mjaftueshëm per t’i garantuar njerëzimit realizimin e te drejtave per zhvillim. Fatkeqësisht i është kushtuar një besim i jashtëzakonshëm këtyre institucioneve, gati ne atë masë sa ato do të mund ta arrinin objektivin e deshiruar në mënyre automatike. Në realitet institucionet e vetme nuk mjaftojnë, pasi zhvillimi njerëzor integral është para së gjithash vokacion, thirrje, pra sjell me vete marrjen lirisht dhe ne menyre solidare të pergjegjësive nga të gjithë. Një zhvillim i tillë kërkon ndër të tjera një vizion transhendent të personit, ka nevojë për Hyun: pa Atë zhvillimi mohohet ose i besohet vetëm duarve te njeriut i cili bie ne në mendjemadhësinë e vet shpëtimit dhe përfundon me ndërmarrjen e një zhvillimi cnjerëzor. Në anën tjetër vetëm takimi me Hyun lejon të mos “shohim tek tjetri gjithnje vetëm tjetrin, por të njohim në të imazhin hyjnor, duke arritur kështu të zbulojmë vërtet tjetrin dhe të arrijmë një dashuri që “kthehet në kujdes për tjetrin dhe kundrejt tjetrit.

12. Lidhja mes Populorum progressio dhe Koncilit II të Vatikanit nuk perfaqëson një cesure (pezullim) mes Magjisterit social te Palit te VI dhe atij te Papeve paraardhës, pasi Koncili perben nje thellim të këtij magjisteri në vazhdimësinë e jetës së Kishës Në këtë kuptim nuk kontribuojne në qartësimin e disa ndarjeve abstrakte te doktrinës sociale të Kishës të cilat aplikojnë në mësimin social pontifikal kategori të huaja per të. Nuk ka dy tipologji të doktrinës sociale, një para koncilit dhe nje post koncilit, të ndryshme mes tyre, por një mësim i vetëm, koherent dhe në të njejtën kohë gjithnjë i ri. Është e drejtë të vihen në dukje karakteristikat e njërës apo tjetrës Enciklikë, të mësimeve të njerit apo tjetrit papë, por duke mos e humbur asnjëherë koherencen e gjithë korpusit doktrinal. Koherencë nuk do të thotë mbyllje e një sistemi, sesa besnikëri dinamike kundrejt një drite të marrë. Doktrina sociale e Kishës ndriçon me një dritë që nuk ndryshon problemet gjithnjë të reja që dalin. Kjo ruan karakterin si ate te perhershem ashtu dhe atë historik të kësaj “pasurie” doktrinave e cila me karakteristika te saj specifike, ben pjese ne Traditen gjithnjë jetësore të Kishës. Doktrina sociale eshte ndertuar mbi bazën e transmetuar nga Apostujt Etërve të Kishës dhe më pas i pranuar dhe thelluar nga Doktorët e mëdhenj kristianë. Kjo doktrinë i drejtohet si përfundim Njeriut të ri, “Adamit të fundit që u bë shpirti i dhurimit të jetës” dhe që është princip i dashurisë, e cila “nuk do të ketë asnjeherë fund”. Është dëshmuar nga Shenjtërit dhe nga ata që kanë dhënë jetën për Krishtin Shpëtimtar në fushën e e drejtësisë dhe paqes. Në të shprehet detyra profetike e Papëve për udhëheqjen apostolike të Kishës së Krishtit dhe dallimi i kërkesave të reja të evangjelizmit. Për këto arsye Populorum progressio, futur ne rrymën e madhe të Traditës është në gjendje akoma sot të na flasë ne.

13. Përveç lidhjes së saj të rëndësishme me të gjithë doktrinën sociale të Kishës, enciklika Populorum progressio është ngushtësisht e lidhur me magjisterin e përgjithshëm të Palit të VI dhe në veçanti me magjisterin e tij social. Mësimi i tij social qe natyrisht i një rendësie të madhe: ai ritheksoi rëndësinë e pamohueshme të Ungjillit për ndërtimin e shoqërisë në bazë të lirisë dhe drejtësisë, në perspektivën ideale dhe historike të një qytetërimi i cili merr jetë nga dashuria. Pali i VI kuptoi qartësisht se si cështja sociale ishte bërë ceshtje botërore dhe mori thirrjen reciproke mes shtysës për unifikimin e shoqërisë dhe idealit kristian të një falje të vetme të popujve, solidare në vellazerinë e përbashkët. Tregues në zhvillim, i kuptuar në aspektin njerëzor dhe kristian, zemra e mesazhit social dhe propozoi bamirësinë kristiane si forcën kryesore në shërbim të zhvillimit. Pali i VI i shtyrë nga dëshira për ta bërë dashurinë ë Krishtit plotësisht të dukshme për njeriun bashkëkohor, u përball me shumë vendosmëri për ceshtje të rëndësishme ceshtje etike, pa i leshuar pe dobësive kulturore të kohës së tij.

14. Me Letren apostolike Octogesima adveniens te 1971, Pali i VI trajtoi më pas temën e kuptimit te politikës dhe të rrezikut që formojne vizionet utopiste dhe ideologjike që e paragjykonin cilësinë etike dhe njerëzore të saj. Janë argumente ngushtësisht të lidhur me zhvillimin. Fatkeqësisht ideologjitë negative lulëzojnë në vazhdimësi. Nga ideologjia teknokratike e cila eshte rrënjosur në mënyrë të veçante sot Pali i VI kishte tërhequr vëmendjen, i ndërgjegjshëm për rrezikun nëse do ti besohej i gjithë procesi i zhvillimit vetëm teknikës, pasi në këtë mënyrë do të mbetej pa orientim. Teknika në vetvete është e shumëvlerëshme. Nëse nga njera anë sot ka nga ata që priren t’ia besojnë krejtësisht këtë proces zhvillimi, në anën tjetër po asistohet në lindjen e ideologjive të cilat e mohojnë në përgjithësi vetë dobinë e zhvillimit i cili quhet radikalisht anti-njerëzor dhe mbajtës vetëm i degradimit. Kështu arrihet si përfundim të dënohet jo vetëm mënyra e shtrembëruar dhe e padrejtë me të cilat njerëzit ndonjeherë orientojnë progresin, por vetë zbulimet shkencore nëse përdoren mirë përbëjnë një mundësi rritje për të gjithë.Idea e një bote pa zhvillim shpreh mosbesim tek njeriu dhe Hyu. Pra është një gabim i madh të percmosh aftësitë njerëzore për të kontrolluar shtrembërimet e zhvillimit apo të injorosh që njeriu është si përbërje i prirur drejt «të qënit më shumë». Të absolutizosh ideologjikisht progresin teknik ose të kundrosh apo ëndërrosh utopinë e një njerëzimi të kthyer në gjendjenfillestare të natyrës, janë dy mënyra të kundërta për të ndarë progresin nga vlerësimi i tij moral, pra dhe nga përgjegjësia jonë.

15. Dy elemente te tjere të doktrinës së Palit VI jo ngushtesisht të lidhura me doktrinën sociale – Enciklika Humanae vitae, e 25 korrikut 1968, dhe Thirrja apostolike Evangelii nuntiandi, te 8 dhjetor 1975 – jane shume të rendesishme per te pervijuar kuptimin plotësisht njerëzor të zhvillimit të propozuar nga Kisha. Është pra e arsyeshme të lexohen këto tekste në lidhje me Populorum progressio.

Te Encicklika Humanae Vitae thekson domethenien bashkuese dhe të lindjes të seksualitetit duke vendosur kështu në themelin e shoqërisë ciftin e të martuarve, burre e grua që e kmirepresin njeri tjetrin ne dallime dhe plotesim; nje cift pra i hapur kundrejt jetes. Nuk behet fjalë për moral thjesht individual: enciklika Humanae vitae tregon lidhjet e forta egizistuese mes etikës së jetës dhe etikës sociale, duke inauguruan nje tematike mjeshtërore e cila ka marrë dalëngadalë formë në dokumente të ndryshme dhe së fundi në Enciklikën Evangelium vitae të papa Gjon Palit II. Kisha ofron me forcë këtë lidhje mes etikës së jetës dhe etikës sociale e ndërgjegjshme se “nuk mund të ketë baza solide një shoqeri që ndërsa afirmon vlerat si dinjiteti i njeriut, drejtesia dhe paqja – kundërshton rrënjësisht vetveten duke pranuar dhe tolleruar format nga më të ndryshme të mungeses së vlerësimit dhe dhunimit të jetës njerëzore, mbi të gjitha nëse është e dobët dhe në zgrip” .

Thirrja apostolike Evangelii nuntiandi, nga ana e saj ka një raport shumë të fortë me zhvillimin pasi «ungjillizimi – shkruante Pali i VI – nuk do të ishte e plotë nëse nuk do të merrte parasysh thirrjen reciproke që ia drejtojnë vazhdimisht njëri tjetrit Ungjilli dhe jeta konkrete, personale dhe sociale e njeriut». «Mes ungjillizimit dhe promovimit njerëzor – zhvillim, çlirim – ne fakt egzistojne lidhje të thella»: duke u nisur nga ky ndergjegjesim Pali i VI e vinte në mënyrë të qartë raportin mes shpalljes së krishtit dhe promovimit të personit në shoqëri. Dëshmia e dashurisë së Krishtit përmes veprave të drejtësisë, paqes dhe zhvillimit eshtë pjesë e ungjillizimit pasi Jezu Krishti i cili na do e ka për zemër njeriun në gjithësinë e tij. Mbi këto mësime të rëndësishme bazohet aspekti misionar i doktrinës sociale të Kishës si element thelbësor i ungjillizimit. Doktrina sociale e Kishës është shpallje dhe dëshmi e besimit. Është instrument dhe vend i domosdoshëm i edukimit.

16. Tek Populorum progressio, Pali VI ka dashur të na thotë para së gjithash se progresi është në origjinë dhe thelb një thirrje: «Në projektin e Hyut, çdo njeri është i thirrur për një zhvillim, pasi cdo jetë eshtë thirrje». Dhe pikërisht ky fakt që legjitimon ndërhyrjen e Kishës në problematikat e zhvillimit. Nëse ai do ti përkiste vetëm aspekteve teknike të jetës së njeriut dhe jo kuptimin e ecjes së tij në histori sëbashku me vëllezërit e tij, as individualizimi i qëllimit të kësaj ecjeje, Kisha nuk do të kishte të drejtën të fliste. Pali VI si edhe më pare Leoni XIII tek Rerum novarum, ishte i ndërgjegjshmë se kryentë një detyre të postit të tij duke projektuar dritën e Ungjillit mbi cështjet sociale të kohës së tij.

Të thuash që zhvillimi është thirrje, do të thotë të njohësh nga njëra anë që lind nga një thirrje trashendente, dhe në anën tjetër se është i papaftë të japë vetë domethënien e fundit. Jo pa arsye fjala «thirrje» perdoret edhe në një pasazh tjetër të Enciklikës ku theksohet: «Nuk egziston një humanizëm i vërtetë nëse nuk është i hapur kundrejt Absolutes, në njohjen e një thirrjeje të cilën e ofron ideja e vërtetë e jetës njerëzore. Ky vizion i zhvillimit është zemra, thelbi i enciklikës Populorum progressio dhe motivon të gjitha refleksionet e Palit VI mbi lirinë, mbi të vërtetën dhe bamirësinë në zhvillim. Është dhe arsyeja kryesore për të cilën kjo Enciklikë është akoma aktuale në ditët e sotme.

17. Prirja është një thirrje që kërkon një përgjigje të lirë dhe të ndërgjegjshme. Zhvillimi njerezor integral supozon lirinë e përgjegjshme të personit dhe popujve: asnje strukture nuk mund ta garantoje këtë zhvillim jashtë dhe përtej përgjegjësisë njerëzore. Mesianizmat e mbushur me premtime, por fabrikues të iluzioneve i bazojnë propozimet e veta mbi mohimin e dimensionit trashendent të zhvillimit, në sigurinë se e kanë të gjithë në dispozicionin e tyre. Kjo siguri false kthehet në dobësi, pasi sjell skllaverimin e njeriut të kthyer në mjet për zhvillimin, ndërsa përulësia e atij që pranon një thirrje, prirje kthehet ne autonomi të vertetë, pasi e bën të lirë njeriun. Pali VI nuk ka dyshime se pengesat dhe kushtezimet frenojnë zhvillimin, por është dhe i sigurte që «gjithkush cilatdo qofshin influencat që veprojnë mbi të, autor i arritjeve të tij apo e falimentimit» . Kjo liri ka të bëjë me zhvillimin që kemi para nesh, por njekohësisht ka të bëjë edhe me situatat e nënzhvillimit të cilat nuk janë fryt i rastit apo e një domosdoshmëria historike, por varen nga përgjegjësia njerëzore. Është kjo arsyeja për të cilën «popujt e urisë pyesin sot në mënyrë dramatike popujt e kamjes». Edhe kjo është prirje, një thirrje e drejtuar nga njerëz të lirë njerëzve të lirë për marrjen e përbashkët të një përgjegjësie. Perceptimi i rëndesisë së strukturave ekonomike dhe e institucioneve qe i gjallë tek papa Pali VI, por po aq e qartë qe tek ai perceptimi i natyrës së tyre si instrumenta të lirisë njerëzore. Vetëm nëse është i lirë zhvillimi mund të jetë plotësisht njerëzor; vetëm në një regjim të lirisë së përgjegjshme ai mund të rritet në mënyrë të përshtatshme.

18. Zhvillimi njerëzor i pergjithshëm si prirje perveç lirisë, kërkon edhe që të respektohet e vërteta.Prirja për progres i shtyn njerëzit « të bëjnë, të njohin dhe të kenë më tepër, për të qënë më lart, më shumë » . Por ja ku është problemi: ç’domethenie ka « të jesh më shumë, më lart »? Pyetjes Pali i VII përgjigjet duke treguar tiparet kryesore të « zhvillimit autentik »: ai « duhet të jetë integral, me fjalë të tjera i drejtuar kundrejt promovimit të çdo njeriu dhe e njeriut në përgjithësi. » Në konkurrencen mes vizioneve të ndryshme të njeriut të cilat ofrohen në shoqerine e sotme, akoma më tepër se në ate të Palit të VI, vizioni njerëzor ka veçantinë të afirmojë dhe të justifikojë vlerën e pakushtëzuar të personit njerëzor dhe kuptimin e rritjes së tij. Prirja kristiane për zhvillim ndihmon në ndjekjen e promovimit të të gjithë njerëzve dhe e njeriut në përgjithësi. Pali i VI shkruante kështu: « Ajo që ka vlerë për ne eshtë njeriu, çdo njeri, çdo grup njerëzish, deri sa të përqafojmë gjithë njerëzimin » . Besimi kristian merret me zhvillimin jo duke u bazuar në privilegjet apo në pozitat e pushtetit dhe as ne meritat e të krishterëve, që megjithatë kanë qenë dhe janë akoma sot pranë limiteve natyrore, por bazohet vetëm mbi Krishtin dhe Atij i referohet çdo prirje autentike për zhvillimin njerëzor integral. Ungjilli është element thelbësor i zhvillimit pasi në të Krishti « duke zbuluar misterin e Atit dhe dashurisë së tij, i zbulon plotësisht njeriut njeriun » . E stervitur nga Ati i saj, Kisha vëzhgon shenjat e kohërave i interpreton dhe i ofron botës « atë që vetë posedon: një vizion global të njeriut dhe të njerëzimit » . Pikërisht pse Hyu shqipton “po-ne” më të madhe për njeriun, njeriu nuk mund të mos i hapet prirjes hyjnore për të realizuar zhvillimin e vet. E verteta e zhvillimit konsiston në integralitetin, terësinë e tij: nëse nuk është e gjithë njeriut dhe e çdo njeriu, atëherë zhvillimi nuk është zhvillim i vërtetë. Ky është mesazhi thelbësor i enciklikës Populorum progressio, i vlefshëm sot dhe gjithnjë. Zhvillimi njerëzor integral në planin natyror, si përgjigje e një prirjeje të Hyut krijues, kërkon vërtetësinë e tij « në një humanizëm trashendent që … i jep [njeriut] plotesinë e tij më të madhe: ky është qëllimi i fundëm suprem i zhvillimit personal » . Prirja kristiane kundrejt këtij zhvillimi ka të bëjë pra si me planin natyror ashtu dhe me atë mbinatyror; arsye për të cilën « kur eklipsohet Hyu aftesia jonë për të njohur rregullin natyror, qëllimin dhe të “mirën” fillon dhe zbehet » .

19. Së fundi, vizioni i zhvillimit si prirje sjell përqendrimin e dashurisë në të. Pali i VI ne Enciklikën Populorum progressio vërente se shkaqet e nënzhvillimit nuk janë fillimisht materiale. Ai na fton t’i kërkojmë në dimensione të tjera të njeriut. Tek vullneti para së gjithash, i cili shpesh nuk i ndjek detyrat e solidaritetit. Tek mendimi në radhe të dytë, që jo gjithnjë di ta orientojë vullnetin në mënyrën e duhur. Për këtë arsye në ndjekjen e zhvillimit, duhen « njerëz të mendimit të aftë për një reflektim të thellë, të cilët i janë kushtuar kërkimit të një humanizmi të ri që i lejon njeriut modern të rigjejë vetveten » . Por nuk është gjithçka. Nën zhvillimi ka një arsye edhe më të rëndësishme se mungesa e mendimit: është « mungesa e vellazerisë mes njerëzve dhe popujve » . Po këtë vellazëri njerëzit do të munden ta arrijnë të vetëm. Shoqëria gjithnjë e më e globalizuar na bën të jemi afër por nuk na bën vëllezër. Vetëm arsyeja është në gjendje të kuptojë barazinë mes njerëzve dhe të vendosë një bashkëjetesë qytetare mes tyre, por nuk arrin të krijojë vëllazërinë. Kjo e ka origjinën nga një thirrje trashendente e Hyut Atë që i pari na deshi duke na mësuar përmes Birit se ç’eshte dashuria vëllazërore. Pali i VI duke paraqitur nivelet e ndryshme të zhvillimit të njeriut, vinte në majë, pasi kishte përmendur besimin, « bashkimin në dashurinë e Krishtit që na therret të gjithë të marrim pjesë si bij në jetën e Hyut të gjallë, Atit të të gjithë njerëzve » .

20. Këto perspektiva të hapura nga enciklika Populorum progressio, mbeten thelbësore për t’i dhënë hapësirë dhe orientim angazhimit tonë për zhvillimin e popujve. Enciklika Populorum progressio, nënvizon në vazhdimësi urgjencën e reformave dhe kërkon që përballë problemeve të mëdha të padrejtesisë në zhvillimin e popujve të veprohet me kurajo dhe pa hezitim. Kjo urgjencë është e diktuar edhe nga dashuria për të vërtetën. Është dashuria e Krishtit që na shtyn: « caritas Christi urget nos » Urgjenca është e dukshme jo vetëm tek sendet, nuk rrjedh vetëm nga shtrengesa e ngjarjeve apo problemeve, por edhe nga vetë trofeu i gares: realizimi i një vellazërie autentike. Rëndësia e këtij objektivi është e tillë sa të kërkojë hapjen tonë deri në thellësi për tu mobilizuar konkretisht “me shpirt” në mënyrë që proceset ekonomike dhe sociale aktuale të shkojnë drejt zgjidhjeve krejtësisht njerëzore.

KAPITULLI DYTE

ZHVILLIMI NJEREZOR NË KOHEN TONE

21. Pali i VI kishte një vizion të rrjedhshëm mbi zhvillimin. Me termin « zhvillim » donte te tregonte objektivin per t’i nxjerre popujt para së gjithash nga uria, nga mizerja, nga semundjet endemike dhe nga analfabetizmi. Nga pikepamja ekonomike, kjo kishte si domethënie pjesemarrjen e tyre aktive dhe në kushte barazie ne procesin ekonomik nderkombetar, nga pikepamja sociale, evolucioni i tyre drejt shoqerive te arsimuara dhe solidare; nga pikepamja politike, konsolidimi i regjimeve demokratike ne gjendje te sigurojne lirine dhe paqen. Pas shume vitesh ndersa shohim me shqetësim zhvillimet dhe perspektivat e krizave qe ndjekin njera tjetren në këto kohë, pyesim veten sa janë realizuar ato, çfare priste Pali i VI nga modeli i zhvillimit qe është adoptuar ne dhjetevjecaret e fundit. Verejme nderkaq se ishin te bazuara shqetesimet e Kishes mbi aftesitë e njeriut vetem teknologjik per t’i dhene vetes objektiva realiste dhe per te administruar gjithnje ne menyre te pershtatshme instrumentet qe ka ne dispozicion. Perfitimi eshte i dobishem nese si mjet eshte orientuar drejt nje qellimi qe t’i jape nje kuptim si mbi prodhimin ashtu dhe si duhet ta perdore. Objektivi ekskluziv i perfitimit nese eshte i prodhuar keq dhe pa iu referuar së mirës së perbashket si qellim i fundit, rrezikon te shkaterroje pasurine dhe te krijoje varferi. Zhvillimi ekonomik që aspironte Pali i VI duhet te ishte i tille qe te prodhonte nje rritje reale, e shtrire tek te gjithe dhe konkretisht e mbeshtetur. Eshte e vertete se zhvillimi ka qene dhe vazhdon te jete nje faktor pozitiv i cili ka larguar nga mizeria miliarda njerez, dhe se fundi i ka ofruar shume Vendeve mundesine per tu bere aktorë efikasë të politikës nderkombetare. Megjithate duhet te dime se vete zhvillimi ekonomik ka qene dhe vazhdon te jete i renduar nga shtremberime dhe probleme dramatike, te cilat dalin më ne pah nga situata aktuale e krizes. Ajo na ve ne menyre te pashtyshme perballe zgjedhjeve qe i perkasin gjithnje e me shume vete fatit te njeriut , por ai nuk mund te lere menjane natyren e tij. Forcat teknike, nderrelatat planetare, efektet shkaterruese te nje aktiviteti finanziar te keqperdorur dhe per me teper spekulativ mbi ekonomine reale, flukset e medha të imigracionit shpesh te provokuara dhe më pas jo te administruara siç duhet, shfrytezimi i çrregullt i resursve tokesore, na shtyjne sot te reflektojme mbi masat e nevojshme per t’i dhene zgjidhje problemeve jo vetem te reja ne krahasim me ata te trajtuar nga Papa Pali i VI por edhe mbi te gjitha, masave me impakt vendimtar per te miren e tanishme dhe te ardhme te njerezimit. Aspektet e krizes dhe zgjidhjet e saj si dhe e nje zhvillimi te ri te mundshem ne te ardhmen, jane gjithnje te nderlidhura mes tyre, kerkojne perpjekje te reja kuptimi te perbashket dhe nje sinteze te re humaniste. Kompleksiteti dhe mprehtesia e situates ekonomike aktuale me te drejte na shqeteson, por duhet te marrim persiper me realizem, besim e shprese pergjegjesite e reja drejt te cilave na therret skenari i nje bote qe ka nevoje per nje rinovim te thelle kulturor dhe rizbulimin e vlerave baze mbi te cilat te ndertohet nje e ardhme me e mire. Kriza na detyron te riprojektojme rrugetimin tone, te veme rregulla te reja dhe te gjejme forma te reja angazhimi, te synojme drejt eksperiencave pozitive dhe hedhjes poshte te atyre negative. Kriza behet keshtu mundësi gjykimi dhe projektimesh te reja. Ne kete kendveshtrim, me besim me shume se te nenshtruar, eshte e arsyeshme te përballohen veshtiresite e momentit aktual.

22. Sot kuadri i zhvillimit eshte policentrik. Aktoret dhe shkaqet si te nenzhvillimit ashtu dhe ato te zhvillimit jane te shumta, fajet dhe meritat jane te diferencuar. Kjo e dhene duhet të na shtyjë të çlirohemi nga ideologjite që e thjeshtësojnë në mënyre shpesh artificiale realitetin, dhe te binde per te ekzaminuar me objektivitet trashesine njerezore te problemeve. Vija ndarese mes vendeve te pasura dhe te varfera nuk eshte me aq e dallueshme si ne koherat e enciklikes Populorum progressio, sipas asaj çka kishte vene ne dukje Gjon Pali II. Rritet pasuria boterore ne terma absolutë, por rriten pabarazitë. Në Vendet e pasura kategori të reja sociale varfërohen dhe lindin varfëri te reja. Në zona më të varfëra disa grupe gezojnë një lloj mbizhvillimi plangprishes dhe konsumist qe është në mënyrë te paparanueshme me situata mizerjeje çnjerëzore të vazhdueshme. Vazhdon « skandali i padrejtesive të bujshme » . Korrupsioni dhe paligjshmëria jane fatkeqësisht te pranishme si ne sjelljet e subjekteve ekonomike dhe politike te Vendeve te pasura, te reja dhe te vjetra, ashtu dhe ne vete Vendet e varfera. Ato qe nuk respektojne te drejtat njerezore te punetoreve jane ndërmarrjet transnacionale dhe grupe te prodhimit lokal. Ndihmat nderkombetare shpesh jane larguar nga qellimet e tyre, si rrjedhoje e papërgjegjshmërive që mblidhen si ne zinxhirin e subjekteve dhurues ashtu dhe në të atyre përfitues. Edhe ne kuadrin e shkaqeve jo materiale apo kulturore te zhvillimit dhe nenzhvillimit mund te gjejme të njejtin nyjezim pergjegjesish. Ka forma eksesive te mbrojtjes së njohjes nga vendet e pasura permes nje perdorimi shume te ngurte te së drejtes intelektuale, veçanerisht ne fushen shendetesore. Ne te njejten kohe ne disa Vende te varfera mbeten akoma modele kulturore dhe norma sociale sjelljeje qe e ngadalesojne procesin e zhvillimit.

23. Shume zona te planetit, sot, megjithese ne menyre problematike dhe jo homogjene, jane zhvilluar, duke hyre ne grupin e forcave te medha te destinuar te luajne role te rendesishme ne te ardhmen. Megjithate duhet nenvizuar se si nuk eshte e mjaftueshme te zhvillohesh vetem nga pikepamja ekonomike e teknologjike. Duhet qe zhvillimi te jete, para se gjithash, i vertete dhe integral. Dalja nga prapambetja ekonomike, nje e dhene ne vetvete pozitive, nuk e zgjidh problematiken komplekse te promovimit te njeriut, as per Vendet protagoniste te ketyre hapave perpara, as edhe per vendet ekonomikisht tashme te zhvilluar, nuk e zgjidh edhe per vendet akoma te varfera te cilet mund te vuajne, perveç formave te vjetra te shfrytezimit edhe rrjedhojat negative qe vijne nga nje rritje e dallueshme nga shtremberimet dhe dizekuilibret.

Pas renies se sistemeve ekonomike dhe politike te vendeve komuniste te Europes Lindore dhe fundit te te ashtuquajturve “blloqe te kundert”, do te ishte e nevojshme nje rikujtese e pergjithshme e zhvillimit. I kishte kerkuar Papa Gjon Pali II i cili ne 1987 kishte treguar ekzistencen e ketyre “blloqeve” si nje nga shkaqet kryesore te nenzhvillimit, pasi politika i hiqte resurset ekonomise dhe kultures dhe ndalonte lirine. Ne vitin 1991 pas ngjarjeve te 1989, ai kerkoi qe edhe pse fundi i “blloqeve”, i korespondonte nje riprojektimi global te zhvillimit, jo vetem ne ato Vende por edhe ne perendim dhe ne ato pjese te botes qe po zhvilloheshin. Kjo ka ndodhur vetem pjeserisht dhe vazhdon te jete nje detyre reale se ciles duhet t’i jepet kenaqesi, ndoshta duke perfituar pikerisht nga zgjedhjet e domosdoshme per te tejkaluar problemet ekonomike aktuale.

24. Bota qe Pali i VI kishte perpara megjithese procesi i shoqerizimit ishte i avancuar dhe ai mund te fliste per nje çeshtje sociale e cila ishte bere boterore, ishte me pak e integruar se bota e sotme. Aktiviteti ekonomik dhe funksioni politik zhvilloheshin ne pjesen më te madhe brenda se njejtes fushe hapesinore dhe mund te bazoheshin pra tek njera tjetra. Aktiviteti prodhues behej kryesisht brenda kufijve kombetare dhe investimet financiare kishin nje qarkullim paksa te kufizuar jashte kufijve, keshtuqe politika e shume Shteteve mundej akoma te fiksonte prioritetet e ekonomise dhe ne njefare menyre te administronte zhvillimin, ecjen me instrumentat qe dispononte akoma. Per kete motiv Enciklika Populorum progressio i jepte nje detyre qendrore, edhe pse jo ekskluzive « pushteteve publike » .

Ne epokën tone, Shteti gjendet ne nje situate te tille ne te cilen duhet te perballoje kufizimet qe i ve sovranitetit te tij konteksti i ri ekonomik tregtar dhe financiar nderkombetar, i cili dallohet edhe nga nje levizje gjithnje ne rritje e kapitaleve financiare dhe e mjeteve te prodhimit materiale dhe jo material;e. Ky kontekst i ri ka modifikuar fuqine politike te Shteteve.

Sot duke perfituar edhe nga leksioni qe na jepet nga kriza ekonomike ne veprim dhe qe sheh forcat publike te Shtetit te angazhuara direkt ne korigjimin e gabimeve dhe çrregullimeve, duket më realist se nje vleresim i riperterire i rolit dhe fuqise se tyre, te cilet duhet te rianalizohen dhe rivleresohen me urtesi ne menyre qe te jene ne gjendje edhe permes menyrave te reja te ushtrimit te perballen me sfidat e botes se sotme. Me nje rol te pushteteve publike me mire te kalibruar, është i parashikueshem forcimi i ketyre formave te reja te pjesemarrjes ne politiken kombetare dhe nderkombetare qe realizohen permes veprimit te organizatave qe veprojne ne shoqerine civile; ne kete drejtim eshte per tu uruar qe te rrisin vemendjen si dhe pjesemarrjen me te ndjere te qytetareve.

25. Nga pikepamja sociale, sistemet e mbrojtjes dhe sigurimeve shoqerore te pranishme ne shume Shtete ne kohen e Papes Pali VI, e kane te veshtire dhe ne te ardhmen do ta kene edhe me te veshtire te arrijne objektivat e tyre te drejtesise se vertete sociale brenda nje kuadri forcash thellesisht te ndryshuar. Tregu i cili eshte bere global ka stimuluar, para se gjithash, nga ana e Vendeve te pasura, kerkimet e zonave ku te çlokalizojne produktet me çmim te ulet me qellim qe te reduktojne çmimet e shume produkteve, te rrisin fuqine blerese dhe te shpejtojne nderkaq perqindjen e zhvillimit te perqendruar mbi nje konsum me te madh per tregun e tyre te brendshem. Si rrjedhoje, tregu ka stimuluar forma te reja konkurrence mes Shteteve me qellim terheqjen e qendrave prodhuese te huaja, permes instrumenteve te ndryshme, mes te cileve nje sistem taksash i favorshem dhe mos zyrtarizimi i tregut te punes. Keto procese kane sjelle reduktimin e rrjeteve te sigurise sociale ne kembim te kerkimit te avantazheve me te medha konkurruese ne tregun global, me rrezik te rende per te drejtat e punetoreve, per te drejtat baze te njeriut dhe per solidaritetin e vene ne jete ne format tradicionale te Shtetit Social. Sistemet e sigurise sociale mund te humbasin aftesine per te realizuar detyren e tyre si ne Vendet emergjente, ashtu dhe ne ato me zhvillim te lashte, perveç atyre ne vendet e varfera. Ketu politikat e buxhetit me shkurtimet ne shpenzimet sociale, shpesh hapa te promovuar edhe nga Institucione Financiare nderkombetare, mund t’i lene te pafuqishem qytetaret kundrejt rreziqeve te reja dhe te vjetra; kjo pafuqi është rritur nga mungesa e mbrojtjes efikase nga shoqatat e punetoreve. Teresia e ndryshimeve sociale dhe ekonomike, ben qe organizmat sindikale te eksperimentojne veshtiresi me te medha ne realizimin e detyres se tyre te perfaqesimit te interesave te punetoreve, edhe per faktin se Qeverite per arsye te dobise ekonomike, kufizojne shpesh lirite sindikale apo aftesine per te zhvilluar negociata te vete sindikatave. Rrjetet tradicionale te solidaritetit gjejne keshtu pengesa gjithnje ne rritje per tu kaluar. Thirrja e doktrines sociale te Kishes duke filluar nga Rerum novarum , per t’i dhene jete shoqatave te punetoreve per mbrojtjen e te drejtave te tyre, nderohet sot akoma me shume se dje, duke i dhene para se gjithash nje pergjigje te gatshme dhe largpamese urgjences per te krijuar sinergji te reja ne nivel nderkombetar pervec atyre ne nivel lokal.

Levizja e punetoreve e shoqeruar nga mos rregullsia e pergjithesuar, ka qene nje fenomen i rendesishem jo pa aspekte pozitive pasi qe i afte te stimuloje prodhimin e nje pasurie te re dhe shkembimin mes kulturave te ndryshme. Megjithate, kur pasiguria rreth kushteve te punes si rrjedhoje e procese te levizjes dhe te mos rregullsise, behet endemike, krijohen forma te paqendrueshmerise psikologjike, te veshtiresise per te ndertuar rruget e veta ne menyre koherente me ekzistencen, perfshire ketu dhe ate drejt marteses. Rrjedhore e saj eshte formimi i situatave degraduese njerezore pervec atyre te shperdorimit social. Kundrejt asaj çka ndodhte ne shoqerine industriale te se kaluares, sot papunesia provokon aspekte te reja te paperfillshmerise ekonomike dhe kriza aktuale mundet vetem te perkeqësoje kete situate. Perjashtimi nga puna per nje kohe te gjate apo varesia e sgjatur nga asistenca publike apo private, e minojne lirine dhe krijimtarine e njeriut dhe raportet e tij familjare dhe sociale me pasoje vuajtje te medha ne planin psikologjik dhe shpirteror. Deshiroj t’i kujtoj te gjitheve , kryesisht qeveritareve te angazhuar ne dhenien e nje profili te ri aseteve ekonomike dhe sociale te botes, se kapitali i pare qe duhet ruajtur dhe vleresuar eshte njeriu, personi, ne integritetin e tij: “Njeriu ne fakt eshte autori, qendra dhe qellimi i gjithe jetes ekonomike sociale”.

26. Në planin kulturor ne krahasim me epokën e Papes Pali i VI, diferenca është akoma më e thelle. Ateherë kulturat ishin pak a shume të mirë përcaktuara dhe kishin mundesi më të shumta për tu mbrojtur nga tentativat per homogjenizim kulturor. Sot mundësitë e ndeveprimit mes kulturave jane rritur shume duke i dhënë hapësirë perspektivave të reja të dialogut ndërkulturor, nje dialog i cili për të qene efikas, duhet të ketë si pikë nisje ndërgjegjësimin e brendshëm mbi identitetin specifik të bashkëbiseduesve të ndryshëm. Megjithatë nuk lihet pas dore fakti që rritja e shkembimit si mall e shkembimeve kulturore favorizon sot nje rrezik te dyfishtë. Vihet re ne radhë të pare një eklektizëm kulturor i cili pranohet shpesh në mënyrë dogmatike: kulturat thjesht perafrohen dhe konsiderohen si substancialisht ekuivalente dhe të ndershkembyeshme mes tyre. Kjo favorizon leshimet kundrejt një relativizmi që nuk e ndihmon dialogun e vertete nderkulturor; ne planin social relativizmi kulturor bën qe grupet kulturore te afrohen të bashkëjetojnë por të ndarë, pa dialog autentik pra pa një integrim të vërtetë. Së dyti, ekziston rreziku i kundërt, që përbëhet nga rrafshimi kulturor dhe homologimi i sjelljeve dhe stileve të jetës. Në këtë mënyrë humbet domethënia e thellë e kultures se Vendeve të ndryshme, te traditave te popujve të ndryshëm, në brendësi të të cilëve personi matet me pyetjet thelbësore të ekzistencës. Eklektizmi dhe rrafshimi kulturor konvergojnë ne ndarjen e kultures nga natyra njerëzore. Keshtu kulturat nuk dine me të gjejne masën e tyre në një natyrë që i kapercen, dhe si përfundim e redukton njeriun në një të dhënë të vetme kulturale. Kur kjo ndodh, njerëzimi shkon përballë rreziqeve te reja te nenshtrimit dhe manipulimit.

27. Ne shume Vende të varfera mbetet dhe rrezikon të theksohet pasiguria ekstreme e jetes që është rrjedhojë e mungesës së ushqimit: uria mbjell akoma shume viktima mes Lazërve te shumtë të cilëve nuk i lejohet, siç kishte uruar Papa pali VI, të uleshin ne mensën e hamësit pasanik. Ti japësh për të ngrënë të uriturve është një detyre etike për Kishën Universale që i përgjigjet mesimeve të solidaritetit dhe bashkëndarjes të krijuar nga Themeluesi i saj, Ati Yne Jezu Krishti. Perveç kesaj, eliminimi i urisë në botë tani në epokën e globalizimit është një pikëarritje që duhet ndjekur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e planetit. Uria nuk varet shume nga mungesa materiale, se sa nga mungesa e resurseve sociale, më e rëndesishmja e të cilave është e natyrës institucionale. Mungon pra nje rregull i institucioneve ekonomike te cilat te jenë në gjendje si për të garantuar aksesin e rregullt tek ushqimi dhe uji nga pikepamja e ushqimit, ashtu dhe për t’i bërë ballë kerkesave të lidhura me nevojat primare dhe me emergjencat e krizave të vërteta ushqimore, të provokuara nga shkaqe natyrore apo nga papërgjegjshmëria politike kombetare dhe ndërkombëtare. Problemi i pasigurisë së ushqimit duhet përballur në një përspektivë afatgjatë, duke eliminuar shkaqet strukturore qe e provokojne dhe duke promovuar zhvillimin bujqësor të vendeve më të varfëra përmes investimeve në infrastrukture rurale, në sisteme ujitjeje, në transporte, në organizim tregjesh, në formimin dhe perhapjen e teknikave të përshtatshme bujqësore, të afta të përdorin sa më mirë resurset njerëzore, natyrore e social ekonomike të cilat kanë më shumë akses ne nivel lokal, në mënyrë qe të garantojnë mbështetjen e tyre edhe në një periudhë të gjatë kohe. E gjithe kjo realizohet duke përfshirë komunitetet lokale në zgjedhjet dhe vendimmarrjet mbi perdorimin e tokes së mbjellur. Në këtë perspektive mund të rezultojë e dobishme marrja në konsideratë e kufijve të rinj të cilat hapen nga një përdorim korrekt i teknikave tradicionale të prodhimit bujqësor si dhe të atyre novatore, duke menduar se ato jane menduar si të përshtatshme dhe respektojnë ambientin si dhe tregojnë kujdes kundrejt popollatave më të varfera. Në të njejtën kohë, nuk duhet të lihet menjane çeshtja e një reforme agrare të barabarte në Vendet në zhvillim. E drejta për ushqim ashtu si dhe ajo për ujin, marrin një rol të rendesishëm për arritjen e te drejtave të tjera,, duke filluar para se gjithash nga e drejta primare per jeten. Eshtë e domosdoshme qe te piqet nje ndergjegje solidare e cila te konsideroje ushqimin dhe te drejten per uje si te drejte universale te te gjitha qenieve njerezore, pa dallime dhe diskriminime. Gjithashtu eshte e rendesishme të evidentohet se si rruget solidariteti per zhvillimin e vendeve te varfera mund te përbëjnë një projekt për zgjidhjen e krizes globale ne veprim, ashtu siç politikane dhe përgjegjes të Institucioneve nderkombetare kanë nuhatur këto kohët e fundit. Duke mbeshtetur permes planeve te financimit frymezuar nga solidariteti kundrejt vendeve ekonomikisht te varfera, qe ata vete te mundohet te realizojnë kerkesat për te mira materiale dhe zhvillimin e qytetareve te vet, dhe keshtu jo vetem mund te prodhohet rritje ekonomike e vertete, por mund edhe të vazhdohet me mbeshtetjen e kapaciteteve prodhuese të vendeve te pasura te cilat rrezikojne te komprometohen nga kriza.

28. Nje nga aspektet me te dukshme te zhvillimit të sotem është rëndësia e temës së respektit për jetën, që në asnje mënyre nuk mund të shkeputet nga çeshtjet qe i përkasin zhvillimit të popujve. Behet fjale për nje aspekt që kohet e fundit po merr nje rendesi gjithnje e me te madhe, duke na detyruar te zgjerojme konceptet mbi varferine dhe nenzhvillimin me çeshtje te lidhura per pritjen e jetes kryesisht atje ku ajo ne mënyra të ndryshme ndalohet.

Disa Organizata jo Qeveritare veprojne ne menyre aktive per perhapjen e abortit, duke promovuar ndonjehere ne vendet e varfera adoptimin e praktikave te sterilizimit edhe ne gra te pandergjegjshme. Ekziston nder te tjera një dyshim i bazuar se ndonjehere ndihmat per zhvillim lidhen me politika te caktuara shendetesore te cilat implikojne ne fakt detyrimin e nje kontrolli te forte mbi lindjet. Shqetësuese jane edhe legjislacionet qe parashikojne eutanazine ashtu dhe presionet e grupeve nacionale dhe nderkombetare te cilat rivendikojne njohjen juridike.

Hapja kundrejt jetes eshte ne qender te zhvillimit te vertete. Kur nje shoqeri ecen drejt mohimit dhe heqjen e jetes si perfundim nuk eshte me ne gjendje me motivet dhe energjite e domosdoshme per te punuar në të mire të njeriut. Nese humbet ndjeshmeria personale dhe sociale kundrejt pritjes se nje jete te re, edhe forma te tjera te dobishme per jeten sociale shterojne, thahen. Duke kultivuar hapjen kundrejt jetes, popujt e pasur mund te kuptojne me mire nevojat e popujve te varfer, te evitojne perdorimin e resurseve te shumta ekonomike dhe intelektuale per te kenaqur deshirat egoiste mes qytetareve te vet dhe te promovoje perkundrazi veprime virtuoze ne perspektiven e nje prodhimi moralisht te shendetshem dhe solidar duke respektuar te drejten thelbesore te çdo populli dhe çdo personi per jeten.

29. Ekziston nje tjeter aspekt i jetes sot, i lidhur ne menyre te ngushte me zhvillimin: mohimi i se drejtes se lirise se fese. Nuk i referohem ketu vetem luftrave dhe konflikteve qe ne bote zhvillohen akoma per çeshtje fetare, edhe pse ndonjehere aspekti fetar eshte vetem koperture e arsyeve te nje lloji krejt tjeter, si etja per dominim dhe pasuri. Ne fakt sot shpesh kryhen vrasje ne emrin e shenjte te Zotit ashtu si shume here eshte verejtur dhe denuar publikisht nga paraardhesi im Papa Gjon Pali II dhe nga une vete. Dhuna frenon zhvillimin autentik dhe ndalon zhvillimin e popujve drejt nje mireqenieje me te mire sociale ekonomike dhe shpirterore. Kjo mund te thuhet veçanerisht per terrorizmin me sfond fondamentalist qe gjeneron dhimbje, shkaterrim dhe vdekje, bllokon dialogun mes Shteteve dhe heq resurse te medha nga perdorimi tyre paqësor dhe civil. Por duhet shtuar se pervec fanatizmit fetar që në disa kontekste ndalon ushtrimin e së drejtës së lirisë fetare, edhe promovimi i programuar i indiferences fetare ose ateizmi praktik i disa vendeve eshte ne kundershtim me nevojen e zhvillimit te popujve, duke i hequr atyre resurset shpirterore dhe njerezore. Hyu eshte garant i zhvillimit të vërtete të njeriut pasi si e krijoi ne imazhin e tij, themelon gjithashtu edhe dinjitetin trashendent dhe ushqen etjen për te “qenë më shumë”. Njeriu nuk eshte nje atom i humbur ne një univers të rastesishëm, por është një krijesë e Hyut, sëcilës Ai ka dashur t’i japë një shpirt të pavdekshëm dhe që e ka dashur gjithnje. Nëse njeriu do të ishte vetëm fryt i rastësisë apo e nevojës, ose nëse do te rezultonte aspiratat e tij ne horizontin e ngushte të situatave në të cilat jeton, nëse gjithçka do të ishte vetëm histori e kulture, dhe njeriu të mos kishte nje natyre të destinuar të kaperceje në një jete mbinatyrore, mund te flitet per rritje apo evolucion , por per zhvillim. Kur Shteti promovon, meson ose me keq akoma imponon forma te ateizmit praktik, i heq qytetareve te vet forcen morale dhe shpirterore te nevojshme per tu angazhuar ne zhvillimin njerezor integral dhe i pengon ata te ecin perpara me nje dinamizem te rinovuar per nje pergjigje njerezore më zemergjere kundrejt dashurise hyjnore. Ndodh qe edhe Vendet ekonomikisht te zhvilluara apo ato emergjente te eksportojne ne Vendet e varfera ne kontekstin e raporteve te tyre kulturore, tregtare dhe politike, kete vizion reduktues te personit dhe te fatit te tij. Eshte dëmi që « superzhvillimi » i sjell zhvillimit te vertete kur eshte i shoqëruar nga « nenzhvillimi moral » .

30. Në këtë linjë, tema e zhvillimit integral njerezor merr nje rendesi akoma me komplekse: bashkëlidhja mes elementeve te saj te shumte kerkon angazhim per te bere qe te nderveprojnë nivelet e ndryshme te dijes njerezore duke patur si qellim promovimin e nje zhvillimi te vertete te popujve. Shpesh mendohet se zhvillimi apo masat paraprake social ekonomike perkatese, kerkojne vetem zbatimin si fryt i nje veprimi te perbashket. Ky veprim i perbashket , eshte e nevojshme te orientohet pasi « çdo veprim social implikon nje doktrine » . Duke pare kompleksitetin e problemeve është e natyrshme që disiplinat e ndryshme duhet te kontrollojne permes nje nderdisipline te rregullt. Dashuria nuk perjashton diturine, perkundrazi e kerkon, e promovon dhe i jep shpirt nga brenda. Dija nuk eshte asnjehere veper e inteligjences. Mundet natyrisht te jete e reduktuar ne llogari dhe eksperiment, por nese do te jete dije e afte te orientoje njeriun sipas drites se principeve te para dhe te qellimeve te tij te fundit duhet te jete “e brumosur” me « kripen » e dashurise. Veprimi eshte i verber pa dijen dhe dija eshte sterile pa dashurine. Ne fakt, « ai që ka në shpirt dashurine, bamiresine e vertete është i mprehte ne gjetjen e shkaqeve te mizeries, ne gjetjen e mjeteve per ta luftuar, ne fitoren e vendosur mbi te » . Kundrejt fenomeneve qe kemi perpara, dashuria ne te verteten kerkon para se gjithash te njohe dhe te kuptoje, ne ndergjegjesim dhe respekt te kompetences specifike te cdo niveli te dijes. Dashuria nuk eshte nje shtese e mbrapme,gati nje apendiks i punes tashme te bere ne disiplina te ndryshme, por ajo dialogon me to qe ne fillimet. Kerkesat e dashurise nuk kundershtojne ato te arsyes. Dija njerezore eshte e pamjaftueshme dhe perfundimet e shkencave nuk munden te vetme te tregojne rrugen drejt zhvillimit integral te njeriut. Ka gjithnje nevoje te shtyhemi me larg: e kerkon dashuria ne te verteten. Te shkosh pertej, nuk tregon asnjehere nisje nga perfundimet e arsyes dhe as kundershtimi i rezultateve. Nuk ekziston inteligjenca e pastaj dashuria:jane dashuria e pasur me inteligjence dhe inteligjenca e mbushur me dashuri.

31. Kjo tregon se vleresimet morale dhe kerkimet shkencore duhet te rriten se bashku dhe se dashuria duhet t’i jape jete ne te gjithe harmonine nderdisiplinare, e perbere nga uniteti dhe dallimi. Doktrina sociale e Kishes e ciola ka nje « dimension te rendesishem nderdisiplinar » , mund te zhvilloje ne kete perspektive, nje funksion efikas te jashtezakonshem. Ajo i lejon besimit, teologjise, metafizikes dhe shkencave per te gjetur vendin e tyre ne brendesi te nje bashkepunimi ne sherbim te njeriut. Dhe mbi te gjitha, ketu doktrina sociale e Kishes ve ne jete dimensionin e saj te dijes. Papa Pali VI kishte pare me qartesi se nder shkaqet e nenzhvillimit gjendet nje mungese dijeje, reflektimi, mendimi ne gjendje qe te krijoje nje sinteze orientuese, per te cilen kerkohet « nje vizion i qarte i te gjitha aspekteve ekonomike, sociale, kulturore dhe shpirterore » . Sektorizimi i tepert i dijes, mbyllja e shkencave njerezore kundrejt metafizikes, veshtiresite e dialogut mes shkences dhe teologjise jane te demshme jo vetem per zhvillimin e dijes, por edhe per zhvillimin e popujve, pasi kur kjo verehet, pengohet vizioni i gjithe se mires se njeriut ne dimensionet e ndryshme qe e karakterizojne. « Zgjerimi i konceptit tone te arsyes dhe te perdorimit te saj » është i domosdoshëm per tia dale mbane dhe menduar ne menyre te përshtatshme te gjitha termat e çeshtjes se zhvillimit dhe zgjidhjes se problemeve social-ekonomike.

32. Te rejat e medha qe kuadri i zhvillimit te njerezve paraqet sot, paraqesin ne shume raste kerkesat per zgjidhje te reja. Ato kerkohen te gjitha ne respektimin e ligjeve te çdo realiteti pare nen driten e nje vizioni integral te njeriut, i cili te mund te reflektoje aspektet e ndryshme te natyres njerezore, e kundruar me shikimin e paster te dashurise. Zbulohen atehere konvergime te veçanta dhe mundesi konkrete zgjidhjeje, pa hequr dore nga asnje nga perberesit thelbesore te jetes njerezore.

Dinjiteti i njeriut dhe kerkesat e drejtesise lypin qe sot, mbi te gjitha, zgjedhjet ekonomike te mos rrisin me tepri dhe te papranueshme moralisht diferencat ne pasuri si dhe te vazhdohet te ndiqet si prioritet objektivi i aksesit ne pune apo i mbajtjes se punes nga te gjithe. Rritja sistematike e pabarazive mes grupeve sociale ne brendesi te të njejtit Vend dhe mes popullsive te vendeve te ndryshme, ose rritja ne mase e varferise ne kuptimin relativ, jo vetem tenton te gerryeje kohezionin social dhe ne kete rruge ve ne rrezik edhe demokracine, por ka dhe nje impakt negativ ne planin ekonomik permes gerryerjes progresive « te kapitalit social », apo te asaj bashkesie lidhjesh besimi, respektimi te rregullave, aq te domosdoshme per çdo bashkejetese civile.

Eshte gjithnje shkenca ekonomike ajo qe na thote se nje situate strukturore pasigurie gjeneron qëndrime jo produktive dhe humbje te resurseve njerezore pasi punetori priret t’i adaptohet ne menyre pasive mekanizmave automatike, ne vend qe te çliroje krijimtari. Edhe ne kete pike kemi konvergjence mes shkences ekonomike dhe vleresimit moral. Kostot njerezore jane gjithnje edhe kosto ekonomike dhe mosfunksionet ekonomike sjellin gjithnje dhe kosto njerezore.

Duhet te kujtojme se rrafshimi i kulturave ne dimensionin teologjik, nese ne periudhe te shkurter mund te favorizoje arritjen e perfitimeve, ne nje periudhe te gjate pengon pasurimin reciprok dhe dinamikat bashkepunuese. Është e rëndësishme te behet dallim mes konsideratave ekonomike apo socialogjike afat shkurter dhe afat gjate. Ulja e nivelit te mbrojtjes se te drejtave te punetoreve apo heqja dore nga mekanizmat e rishperndarjes se te ardhurave me qellim qe Vendi te fitoje aftesi konkurruse nderkombetare, pengojne afirmimin e nje zhvillimi afatgjate. Atehere duhen vleresuar me kujdes pasojat qe kane mbi personat tendencat aktuale drejt nje ekonomie kohe shkurter, ndonjëhere shume afatshkurter. Kjo kerkon nje reflektim tjeter te thelluar mbi kuptimin e ekonomise dhe qellimeve te saj, si dhe nje revizionim te thelle dhe largpames te modelit te zhvillimit, per te korigjuar mosfunksionimin dhe shtremberimet.. E kerkon ne fakt gjendja shendetesore ekologjike e planetit; mbi te gjitha e kerkon kriza kulturore dhe morale e njeriut, simptomat e se ciles jane prej kohe te dallueshme ne çdo pjese te botes..

33. Pas me shume se dyzet vite nga Enciklika Populorum progressio, tema e saj baze, zhvillimi, mbetet akoma nje problem i hapur, i cili behet me i mrehte dhe shtytes nga kriza ekonomike financiare ne veprim. Nese disa zona te planetit te cilat njekohe qene te renduara nga varferia, kane njohur ndryshime te dukshme ne termat e rritjes ekonomike dhe pjesemarrjes ne prodhimin boteror, zona te tjera jetojne akoma nje situate mjerimi e krahasueshme me ate ekzistuese ne koherat e Papes Pali VI, dhe ne disa raste mund te flitet edhe per nje perkeqesim. Eshte domethenes fakti se disa shkaqe te kesaj situate jane percaktuar ne Encikliken Populorum progressio, si per shembull taksat e larta doganore vendosur nga vendet ekonomikisht te zhvilluara dhe qe akoma pengojne produktet e ardhura nga Vendet e varfera te hyjne ne tregjet e Vendeve te pasura. Shkaqe te tjera te cilat Enciklika vetem sa i ka prekur ne vijim dolen ne siperfaqe me menyre me te dukshme. Eshte rasti i vleresimit te dekolonizimit i cili atehere ishte ne vazhdim e siper.Papa Pali VI uronte nje rrugetim autonom ne liri e paqe. Pas me shume se dyzet vitesh duhet te dime se sa i veshtire ka qene ky rrugetim si per shkak te formave te reja te kolonizimit dhe varesise nga vende hegjemone te vjetra e te reja, ashtu dhe per shkak te papergjegjshmerive te brendshme te vete vendeve te dala te pavaruara.

E reja kryesore ka qene shperthimi i ndervaresise planetare, e njohur tashme si globalizim. Papa Pali VI e kishte parashikuar pjeserisht por termat dhe hovi me te cilen ajo eshte zhvilluar jane befasues. Lindur brenda vendeve ekonomikisht te zhvilluara, ky proces per vete natyren e tij ka prodhuar nje nderthurje te te gjithe ekonomive. Ai ka qene motori kryesor per daljen nga nenzhvillimi i rajoneve te tera dhe ne vetvete perfaqeson nje mundesi te madhe. Megjithate pa udheheqjen e dashurise ne te verteten, kjo shtyse planetare mund te krijoje rreziqe dhe deme te panjohura me pare si dhe ndarje te reja ne familjen njerezore. Per kete arsye dashuria dhe e verteta na venë përpara nje angazhimi te pathene dhe krijues, natyrisht shume i gjere dhe kompleks. Behet fjale per zgjerimin e arsyes dhe per ta bere ate te afte te njohe dhe orientoje keto dinamika te reja te fuqishme, duke i dhene jete ne perspektiven e atij « qyteterimi ne dashuri » faren e te cilit Hyu e ka mbjelle ne çdo popull ne çdo kulture.



KAPITULLI TRETE

VELLAZERI, ZHVILLIM EKONOMIK

DHE SHOQERI CIVILE

34. Dashuria ne te verteten e ve njeriun perballe eksperiences mahnitese te dhurates. Dhenia falas eshte e pranishme ne jeten e tij ne forma te ndryshme, shpesh te panjohura per shkak te nje vizioni vetem mbi produktivitetin dhe dobine e ekzistences. Qenia e njeriut eshte krijuar per dhuraten qe shpreh dhe ve ne jete dimensionin e trashendences. Ndonjehere njeriu modern eshte gabimisht i bindur se eshte vete ai autori i vetvetes, i jetes së tij dhe shoqerisë. Eshte nje mendjemadhesi si rrjedhoje e mbylljes egoiste ne vetvete qe rrjedh per ta thene ne terma besimi- nga mekati origjinal. Dija e Kishes ka propozuar gjithnje mbajtjen parasysh te mekatit origjinal edhe ne interpretimin e fakteve sociale dhe ne ndertimin e shoqerise: « Te injorosh qe njeriu ka nje natyre te plagosur, te prirur drejt se keqes, eshte shkak per gabime te renda ne fushen e edukimit, te politikes, te veprimit social dhe te zakoneve ». Listes se fushave ku manifestohen efektet shume te rrezikshme, shume te demshme te mekatit, i eshte shtuar tashme prej kohesh edhe ajo e ekonomise. Proven e dukshme e kemi keto kohet e fundit. Bindja e vetemjaftushmerise dhe eliminimit te se keqes se pranishme ne histori vetem me veprimet e veta e ka shtyre njeriun te beje qe të koincidoje lumturine dhe shpetimin me forma imanente te mireqenies materiale dhe te veprimit sociale. Pastaj bindja e ekzigjences se autonomise se ekonomise e cila nuk duhet te pranoje “influenca” te karakterit moral, e ka shtyre njeriun te abuzoje me instrumentin ekonomik ne menyre deri shkaterruese. Me kalimin e kohes keto bindje kane çuar ne sisteme ekonomike, sociale e politike te cilat e kane shkelur me kembe lirine e personit dhe te trupave sociale dhe se pikerisht per kete nuk kane qene ne gjendje te siguronin drejtesine qe premtonin. Sic kam theksuar ne encikliken time Spesalvi, ne kete menyre hiqet nga historia shpresa kristiane, që është perkundrazi nje resurse sociale e fuqishme ne sherbim te zhvillimit njerezor integral, e kerkuar tek liria dhe drejtesia. Shpresa inkurajon arsyen dhe i jep forcen te orientoje vullnetin. Eshte e pranishme ne besim, nga e cila perkundrazi ka rrjedhur. Dashuria ne te verteten ushqehet me të dhe ne te njejten kohe e manifeston. Duke qenë dhurate e Hyut absolutisht falasvershon ne jeten tone si diçka qe kapercen çdo ligj drejtesie. Dhurata per vete natyren e tejkalon meriten, rregulli i saj eshte teprimi. Ai na paraprin ne vetë shpirtin tone si shenje e pranisë së Hyut në ne dhe te pritjes së tij kundrejt nesh. E vërteta e cila njelloj si dashuria është dhuratë, është më e madhe se ne, siç na meson Shën Agostini. Edhe e vërteta mbi ne vetë, mbi ndërgjegjen tonë personale para së gjithash na është “dhënë”. Në çdo proces njohës në fakt e vërteta nuk është prodhuar prej nesh, por gjithnjë është gjetur ose më mire marrë. Ajo si dashuria, « nuk lind nga mendimi dhe nga vullneti por në njëfarë mënyre i imponohet qenies njerëzore » .

Pasi është një dhuratë e marrë nga të gjithë, dashuria në të vërtetën është një forcë që formon komunitetin, unifikon njerëzit sipas menyrave në të cilat nuk ekzistojnë barriera apo kufij. Komuniteti i njerëzve mund te jetë e formuar nga vetë ne, por nuk mundet vetëm me forcat e saj të jetë një komunitet plotësisht vellazëror, dhe as te jetë e shtyrë përtej çdo kufiri, ose të bëhet një komunitet vërtet universal: uniteti i gjinisë njerëzore, një lidhje vëllazërore përtej çdo ndarjeje, lind nga bashkë thirrja e fjalës së Hyut –Dashuri. Në përballimin e kesaj çeshtjeje vendimtare, duhet të percaktojmë nga njera anë se logjika e dhuratës nuk e përjashton drejtësinë dhe nuk vihet prane saj në një moment të dytë nga jashte dhe ne anën tjetër, se zhvillimi ekonomik, social e politik ka nevoje nese do te jete autentikisht njerëzor, t’i jape hapësirë principit të dhënies falas si shprehje e vellazërisë.

35. Tregu nëse ekziston besimi reciprok dhe i gjeneralizuar, është institucioni ekonomik që lejon takimin mes personave si operatore ekonomike që përdorin kontratën si rregull të raporteve të tyre dhe qe shkembejnë të mira materiale e shërbime mes tyre të detyruara, për të kënaqur nevojat dhe deshirat e tyre. Tregu i nenshtrohet principeve të së ashtuquajtures drejtësi e ndersjelltë qe rregullon pikerisht raportet e te dhënit dhe të marrjes mes subjekteve të barabartë. Por doktrina Sociale e Kishës gjithnjë ka venë në dukje rendësinë e drejtësisë shpërndarëse dhe të drejtësisë sociale për vetë ekonominë e tregut, jo vetëm sepse është futur në qelizë te një konteksti social e politik më të gjerë, por edhe për kontekstin e relacioneve në të cilat realizohet. Në fakt tregu i lënë vetëm në principin e ekuivalences se vleres së pasurive te shkemnbyera, nuk arrin te prodhoje ate kohezion social per te cilin ka nevoje për te funksionuar mire. Pa forma te brendshme solidariteti dhe besimi reciprok, tregu nuk mundet te kryeje funksionin e vet ekonomik. Dhe sot pikërisht ky besim mungon, dhe humbja e besimit eshte nje humbje e madhe.

Papa Pali VI në mënyrë oportune tek Enciklika Populorum progressio theksonte faktin se vetë sistemi ekonomik do të kishte avantazh nga praktika te pergjithesuara drejtesie, pasi të paret qe do te perfitonin nga zhvillimi i Vendeve te varfera do të ishin vendet e pasura. Nuk behej fjale vetëm për të korigjuar mosfunksionimin përmes asistences. Te varferit nuk janë për tu konsideruar si një « barre » , por perkundrazi si një burim edhe nga pikpamja ngushtesisht ekonomike. Megjithatë duhet konsideruar i gabuar vizioni i atyre qe mendojnë se ekonomia e tregut ka nevoje nga pikepamja strukturore per nje kuote varferie dhe nenzhvillimi per të funksionuar më mirë. Eshtë në interesin e tregut të promovojë emancipimin por per ta berë me te vertete nuk mund te mbeshtetet vetem tek vetvetja, pasi nuk eshte ne gjendje te prodhoje vete ate qe shkon pertej mundesive të saj. Ajo duhet te marre energji morale nga subjekte te tjera te cilat jane te afta t’i krijojne.

36. Aktiviteti ekonomik nuk mund te zgjidhe të gjitha problemet sociale permes shtrirjes se thjeshte të logjikes se tregut. Kjo finalizohet me arritjen e se mires së përbashket, per te cilen duhet te pergjigjet mbi te gjitha komuniteti politik. Nderkaq duhet te kemi parasysh se krijon disekuilibre te renda ndarja e veprimit ekonomik te cilit i takon vetem te prodhoje pasuri, nga ai politik te cilit i takon te ndjeke politiken permes rishperndarjes.

Kisha gjithnje ka theksuar se veprimi ekonomik nuk duhet konsideruar si kundershoqeror. Tregu nuk eshte dhe nuk duhet te behet ne vetvete vendi i dhunes, i mujshisë së të fortit mbi te dobëtin. Shoqëria nuk duhet te mbrohet nga tregu sikur zhvillimi i ketij te fundit te sillte ipso facto vdekjen e raporteve autentikisht njerezore. Eshte natyrisht e vertetë që tregu mund të jetë orientuar në mënyre negative, jo sepse kjo është natyra e tij, por sepse një lloj ideologjie mund ta çoje në këtë drejtim. Nuk duhet te harrojme se tregu nuk ekziston ne gjendjen e paster. Ai e merr formen nga konfigurimet kulturore te cilat e specifikojne dhe e orientojne. Ne fakt ekonomia dhe financa si instrumenta mund te keqperdoren kur ai që i administron ka vetëm referime egoiste. Keshtu mund te arrihet te transformohen instrumentat ne vetvete te mire ne instrumenta te demshem. Por eshte arsyeja e erresuar e njeriut ajo qe prodhon keto pasoja, dhe jo instrumenti ne vetvete. Per kete arsye nuk eshte instrumenti ai te cilit i duhet bere gjyq, por njeriu, ndergjegja e tij morale dhe pergjegjshmeria e tij personale dhe sociale.

Doktrina Sociale e Kishes mendon se mund te vendosen raporte vertet njerezore miqësie dhe shoqerizimi, solidariteti dhe reciprociteti edhe ne brendesi te aktivitetit ekonomik dhe jo vetem jashte saj apo « pas » saj. Sfera ekonomike nuk eshte as nga pikepamja etike neutrale dhe as per natyre çnjerezore dhe antisociale. Ajo i perket aktivitetit te njeriut dhe pikerisht pse eshte njerezore duhet te jete strukturuar dhe institucionalizuar me etike.

Sfida e madhe qe kemi perballe e cila ka dale ne pah nga problematikat e zhvillimit ne keto kohe globalizmi, e bere akoma më ekzigjente nga kriza ekonomike financiare, është te tregoje ne nivel si te mendimit, si te sjelljes se principet tradicionale te etikes sociale si transparenca, ndershmeria dhe pergjegjshmeria nuk mund te lihen menjane. Por edhe ne raportet tregtare principi i dhenies falas dhe logjika e dhurates si shprehje e vellazerise munden dhe duhet te gjejne vend ne aktivitetin ekonomik normal. Kjo eshte nje kerkese e njeriut ne momentin aktual, por edhe nje kerkese e vete arsyes ekonomike. Behet fjale ne te njejten kohe per nje kerkese te dashurise dhe se vertetes.


37. Doktrina Sociale e Kishes ka theksuar gjithnje qe drejtesia ka te beje me te gjitha fazat e aktivitetit ekonomik, pasi kjo ka te beje me njeriun dhe kerkesat e tij. Gjetja e resurseve, te finacimeve, prodhimi, konsumi dhe te gjitha fazat e tjera te ciklit ekonomik kane pashmangshmerisht implikime morale. Keshtu çdo vendim ekonomik ka nje rrjedhoje te karakterit moral. E gjithe kjo gjen konfirmim edhe në shkencat sociale dhe ne tendencat e ekonomise bashkekohore. Ndoshta njehere e nje kohe mendohej t’i besohej fillimisht ekonomise prodhimin e pasurive per tia besuar me pas politikes detyren per t’i shperndare. Sot e gjitha kjo rezulton më e veshtire pasi aktivitetet ekonomike nuk jane te shtrenguara brenda kufijve territoriale, ndersa autoriteti i qeverive vazhdon te jete mbi te gjitha lokal. Per kete normat e drejtesise duhet te respektohen qe ne fillim ndersa zhvillohet procesi ekonomik dhe jo me pas apo anesor. Gjithashtu eshte e domosdoshme qe ne treg te krijohen hapesira per aktivitete ekonomike te realizuara nga subjekte te cilat lirisht zgjedhin te informojne mbi veprimtarine e tyre ne baze te principeve te ndryshme nga ata te perfitimit te thjeshte, pa hequr dore nga prodhimii vlerave ekonomike. Shprehjet e shumta te ekonomise qe e kane origjinen nga iniciativa fetare apo laike tregojne se kjo eshte konkretisht e mundur..

Ne epoken e globalizmit, ekonomia po ndjen peshen e modeleve ne gare te lidhur me kultura mes tyre shume te ndryshme. Sjelljet ekonomike sipermarrese qe rrjedhin gjejne kryesisht nje pike takimi ne respektimin e drejtesise se ndersjellte. Jeta ekonomike ka nevoje patjeter per kontrate, per te rregulluar raportet e shkembimit ndermjet vlerave ekuivalente. Por ka gjithashtu nevoje per ligje te drejta dhe forma rishperndarjeje te drejtuara nga politika si dhe vepra që mbajne te ngulitura shpirtin e te dhuruarit. Ekonomia e globalizuar duket se privilegjon logjiken e pare, ate te shkembimit kontraktual, por direkt apo indirekt tregon se ka nevoje edhe per dy te tjerat, logjiken politike dhe logjiken e dhurates pa shperblim.

38. paraardhesi im Papa Gjon Pali II e kishte sinjalizuar kete problematike ne encikliken Centesimus annus dhe kishte vene ne dukje domosdoshmerine e nje sistemi me tre subjekte: tregu, Shteti dhe shoqeria civile. Ai kishte verejtur ne shoqerine civile rrethin me te pershtatshem te nje ekonomie te dhenies falas dhe te vellazerise, por nuk kishte menduar t’ia mohonte dy rretheve te tjera.Sot mundemi te themi se jeta ekonomike duhet kuptuar si nje realitet me shume dimensione : ne te gjitha ne mase te ndryshme dhe me menyra specifike, duhet te jete i pranishem aspekti i reciprocitetit vellazeror. Ne epoken e globalizimit aktiviteti ekonomik nuk mund te mos marre parasysh dhenien falas, qe mbjell dhe ushqen solidaritetin dhe pergjegjesine per drejtesine dhe te miren e perbashket ne subjektet e ndryshme dhe aktoret. Behet fjale ne fund te fundit per nje forme konkrete dhe te thelle demokracie ekonomike. Solidariteti eshte para se gjithash te ndjehemi te gjithe te ndergjegjshem per te gjithe, pra nuk mund t’i delegohet vetem Shtetit. Ndersa dje mund te mendohej se fillimisht duhej ndjekur drejtesia dhe se dhenia falas do te nderhynte me pas si nje shtese, sot duhet te themi se pa ofruar falas nuk mund te realizohet as drejtesia. Megjithate duhet nje treg ne te cilin te mund te veprojne lirisht, ne kushtet e mundesive te barabarta, ndermarrje qe ndjekin qellime institucionale te ndryshme. Prane ndermarrjes private orientuar drejt perfitimit, dhe tipave te ndryshme te ndermarrjeve publike, duhet te hedhin rrenje dhe te shprehen ato organizata prodhuese qe ndjekin qellime reciproke dhe shoqerore. Dhe nga konfrontimi i tyre reciprok ne treg mund te pritet nje lloj hibridizimi ne sjelljet e ndermarrjeve pra nje vemendje e ndjeshme kundrejt civilizimit te ekonomise.

Dashuria ne te verteten, ne kete rast do te thote se i duhet dhene forme dhe organizim atyre iniciativave ekonomike te cilat edhe duke mos e mohuar perfitimin, kane si qellim te shkojne pertej logjikes se shkembimit te ekuivalenteve dhe te perfitimit si qellim ne vetvete.

39. Papa Pali VI ne Encikliken Populorum progressio kerkonte te konfiguronte nje model ekonomie tregu te afte qe te perfshije, te pakten si tendence, te gjithe popujt dhe jo vetem ata qe jane te pajisur ne menyre te pershtatshme. Kerkonte angazhimin per promovimin e nje bote me njerezore per te gjithe, nje bote ne te cilen te gjithe te kishin « diçka per te dhene dhe per te marre, dhe ku progresi i disave te mos ishte nje pengese per zhvillimin e te tjereve » . Ai ne kete menyre shtrinte ne planin universal te njejtat kerkesa dhe aspirata qe permbante Rerum novarum, shkruar ne periudhen kur per te paren here si rrjedhoje e revolucionit industrial u afirmua idea — se rendi civil per t’u mbajtur ne kembe kishte nevoje edhe per nderhyrjen rishperndarese te Shtetit. Sot ky vizion pervec se eshte vene ne krize nga proceset e hapjes se tregjeve dhe te shoqerive, tregon se eshte jo e plote per te kenaqur kerkesat e nje ekonomie plotesisht njerezore. Ate qe Doktrina sociale e Kishes e ka theksuar gjithnje duke u nisur nga vizioni i saj per njeriun dhe shoqerine, sot kerkohet edhe nga dinamikat karakteristika te globalizimit.

Kur logjika e tregut eshte ajo e Shtetit akordohen mes tyre per te vazhduar ne monopolin e fushave respektive te influences, me kalimin e kohes i largohen solidaritetit ne relatat mes qytetareve, pjesemarrja dhe aderimi, te vepruarit pa qellim fitimi qe jane diçka tjeter nga “dhenia per te patur”, pikerisht duke iu permbajtur logjikes se sjelljeve publike te vendosura me ligj nga Shteti. Fitorja mbi nenzhvillimin kerkon veprimin jo vetem ne permiresimin e transaksioneve te bazuara ne shkembim, jo vetem ne transferimet e strukturave asistenciale te natyres publike, por mbi te gjitha ne hapjen progresive ne kontekstin boteror kundrejt formave ekonomike te karakterizuara nga kuota bamiresie dhe bashkesie. Binomi eksklusiv treg- shtet gerryen shpirtin social, ndersa format ekonomike solidare qe e gjejne terrenin e tyre me te mire ne shoqerine civile pa u reduktuar ne të, krijojne bashkejetese sociale. Tregu falas nuk ekziston dhe nuk mundet te adoptohen me ligj qendrime gratuite. Megjithate si tregu ashtu dhe politika kane nevoje per persona te hapur kundrejt dhurates reciproke.

40. Dinamikat ekonomike aktuale nderkombetare te karakterizuara nga shtrembërime kerkojne ndryshime te thella edhe ne menyren e te kuptuarit te ndërmarrjes. Modalitete e vjetra te jetes se sipërmarrjes nuk funksionojne tashme por te tjera premtuese po profilizohen ne horizont. Nje nga rreziqet me te medha eshte padyshim që ndërmarrja t’i pergjigjet gati ekskluzivisht personit qe investon ne te dhe si përfundim redukton vleren e saj sociale. Ndermarrje gjithnjë e me te pakta ne numer fale rritjes se përmasave dhe nevojes gjithnjë ne rritje per kapitale i drejtohen nje sipermarresi stabel qe te ndjehet i pergjegjshem per nje kohe te gjate, dhe jo vetem per nje kohe te shkurter per jeten dhe rezultatet e ndërmarrjes se tij, dhe gjithnjë e me teper varen nga nga nje territor i vetem. Perveç te tjerave, i ashtuquajturi delokalizim i aktivitetit prodhues mund te zbuse tek sipermarresi sensin e pergjegjesise kundrejt mbajtësve te interesit, siç jane punetoret, furnitoret, konsumatoret,ambienti natyror dhe shoqëria me e gjere qe na rrethon, ne avantazh te aksionisteve te cilet nuk jane te lidhur me nje hapesire specifike dhe gezojne pra nje levizshmeri te jashtëzakonshme. Tregu nderkombetar i kapitaleve, ne fakt ofron sot nje liri veprimi shume te madhe. Por eshte e vertete qe po zgjerohet ndergjegjesimi mbi nevojen e nje “pergjegjesie sociale” me te gjere ne ndërmarrje. Edhe nese importimet etike qe drejtojne sot debatin mbi pergjegjesine sociale te ndërmarrjes nuk jane te gjitha te pranueshme sipas perspektives se doktrines sociale te Kishes, eshte nje fakt se po gjen përhapje gjithnjë e me te gjere bindja ne baze te se ciles administrimi i ndërmarrjes nuk mund te marre parasysh vetem interesat e pronareve te ndërmarrjes, por duhet edhe te marre persiper te gjitha kategorite e subjekteve te cilat kontribuojne per mbijetesen e ndermarrjes: punetoret, klientet, furnizuesit e faktoreve te ndryshem te prodhimit, komunitetin se ciles i referohet. Ne vitet e fundit eshte vërejtur rritja e klases kozmopolite te managereve te cilet shpesh i pergjigjen vetem treguesve te aksionisteve te cileve i referohen, dhe qe perbehen ne pergjithesi nga fonde anonime te cilat stabilizojne ne fakt te ardhurat e tyre. Edhe sot ekzistojne menaxherë te cilet permes analizave largpamëse kuptojne gjithnjë e me teper lidhjet e thella qe ndërmarrja e tyre ka me territorin apo me territoret ku vepron. Papa Pali VI ftonte qe te vlerësohej seriozisht demi qe mund ti shkaktoje vendit transferimi jashte i kapitaleve ne avantazh ekskluziv personal. Papa Gjon Pali II paralajmëronte se investimi ka gjithnjë nje domethënie morale, perveç asaj ekonomike. E gjithe kjo – le ta theksojme – eshte e vlefshme edhe sot, megjithëse tregu i kapitaleve eshte liberalizuar shume dhe mentalitetet teknologjike moderne mund te shtyjne te mendosh se investimi eshte thjesht nje fakt teknik dhe jo njerëzor dhe etik. Nuk ka motiv per te mohuar se nje fare kapitali mund te beje mire nese investohet jashte ne vend qe te investohet ne atdhe. Duhet evituar qe motivi per perdorimin e resurseve finaciare te jete spekulativ dhe t’i lere vendin vetem kerkimit te perfitimit brenda nje kohe te shkurter, sherbimin e tij te perpikte kundrejt ekonomise reale dhe vemendjes per promovim ne menyre te pershtatshme, te iniciativave ekonomike edhe ne vendet qe kane nevoje te zhvillohen. Nuk ka as motiv per te mohuar qe çlokalizimi kur sjell investime dhe formim mund t’i beje mire popullatas se Vendit mikprites. Puna dhe njohurite teknike jane nje nevoje universale. Por nuk eshte e ligjshme te çlokalizohen vetem per te perfituar kushte te veçanta favorizuese, ose me keq akoma per shfrytezim pa i sjelle shoqerise lokale nje kontribut te vertete per lindjen e nje sistemi prodhues dhe social te fuqishem, nje faktor i domosdoshem per nje zhvillim stabel.

41. Ne kontekstin e ketij diskutimi është e nevojshme te verejme se sipermarrja ka dhe duhet te kete gjithnje e me teper nje domethenie plurivalente. Predominimi i zgjatur i binomit treg- Shtet na ka mesuar te mendojme ekskluzivisht per nje sipermarres privat te tipit kapitalist nga njera ane dhe drejtuesit shteteror nga ana tjeter. Ne realitet sipermarrja duhet kuptuar ne menyre te rrjedhshme. Dhe kjo rezulton nga nje seri motivimesh metaekonomike. Sipermarrja perpara se te kete nje domethenie profesionale ka nje njerezore. Ajo eshte e regjistruar ne çdo pune e pare si « actus personae » , per te cilen eshte mire qe çdo punonjesi t’i ofrohet mundesia qe te jape mbeshtetjen ne menyre qe ai vete te « dije se po punon “per llogari te vet” » . Jo rastesisht Papa Pali VI na mesonte se « çdo punonjes eshte nje krijues » . Pikerisht per t’iu pergjigjur kerkesave dhe dinjitetit te atij qe punon, nevojave te shoqerise, ekzistojne tipe te ndryshme ndermarrjesh, pertej dallimit te vetem mes « privat » dhe « publik ». Gjithsecila kerkon dhe shpreh nje aftesi sipermarrjeje specifike. Me qellim qe te realizoje nje ekonomi e cila ne nje te ardhme te afert te dije te vihet ne sherbim te se mires se perbashket kombetare dhe boterore, eshte oportune te kihet parasysh domethenia ne shtrirje e sipermarrjes. Ky konceptim me i gjere favorizon shkembimin dhe formimin reciprok mes tipologjive te ndryshme te sipermarrjes, me kalim kompetencash nga bota non profi ne ate profit dhe e kunderta, nga ai publik ne ate per llogari te vet te shoqerise civile, nga ai i ekonomive te zhvilluara ne ato te Vendeve ne zhvillim.

Edhe “autoriteti politik” ka nje domethenie te shumevlefshme dhe nuk mund te harrohet ndersa ecet drejt realizimit te nje rendi te ri ekonomik prodhues, te pergjegjshem ne kuptimin shoqeror dhe te pershtatshem per njeriun. Ashtu siç mendohet te kultivohet nje sipermarrje e diferencuar ne planin boteror, po ashtu duhet te promovohet nje autoritet politik i shperndare dhe aktiv ne shume plane. Ekonomia e integruar e diteve tona nuk eliminon rolin e Shteteve, ajo me shume angazhon Qeverite per nje bashkepunim me te forte reciprok. Arsye te pjekurise dhe kujdesit sugjerojne te mos shpallet ne menyre shume te shpejtuar fundi i Shtetit.Ne lidhje me zgjidhjen e krizes aktuale, roli i tij duket i destinuar te rritet, duke rifituar shume nga kompetencat e tij. Pastaj ka Kombe ku ndertimi apo rindertimi i Shtetit vazhdon te jete nje element kyc i zhvillimit te tyre. Ndihma nderkombetare pikerisht ne brendi te nje projekti solidar e cila ka si qellim zgjidhjen e problemeve ekonomike aktuale, duhet te mbeshtese ndoshta me shume konsolidimin e sistemeve kushtetuese, juridike, administrative ne vendet qe nuk i gezojne akoma plotesisht keto te mira, pasuri. Perveç ndihmave ekonomike, duhet te forcohen shume here me teper garancite e veta te Shtetit te se drejtes, nje sistem i rendit publik dhe burgimi efikas duke respektuar te drejtat njerezore, dhe keto jane institucione vertet demokratike. Nuk eshte e nevojshme qe Shteti te kete gjithkund te njejtat karakteristika: mbeshtetja e sistemeve kushtetuese te dobëta duke patur si qellim forcimin e tyre mundet shume mire te shoqerohet me zhvillimin e subjekteve te tjera politike, te natyres kulturore, sociale, territoriale apo fetare, te aferta me Shtetin. Ndarja e autoritetit politik ne nivel lokal, kombetar dhe nderkombetar eshte nder te tjera nje nga rruget kryesore per te qene te afte ne orientimin e globalizmit ekonomik. Eshte dhe menyra per te evituar qe ajo te minoje faktikisht themelet e demokracise.

42. Ndonjehere kundrejt globalizmit verehen pozicione fataliste sikur dinamikat ne veprim te ishin prodhuar nga forca anonime pa emra dhe nga struktura te pavarura nga vullneti njerezor. Eshte mire te kujtojme ne kete kuader qe globalizmi duhet kuptuar patjeter si nje proces social ekonomik, por ky nuk eshte dimensioni i vetem i tij. Pas procesit me te dukshem ndodhet realiteti i nje njerezimi qe po behet gjithnje e me i nderlidhur; ai eshte i perbere nga persona e popuj per te cilet ky proces duhet te jete i dobishem dhe zhvillues, fale adoptimit qofte nga persona te veçante ashtu dhe nga kolektiviteti i pergjegjesive respektive. Tejkalimi i kufijve nuk eshte vetem nje fakt material por edhe kulturor ne shkaqet dhe efektet e tij. Nese lexohet ne menyre te vendosur globalizimi, humbasin kriteret per ta vleresuar dhe orientuar. Ai eshte nje realitet njerezor dhe mund te kete te perfshira orientime kulturore te ndryshme mbi te cilat duhet bere dallim E vërteta e globalizimit si proces dhe kriteri i tij etik baze jane dhene nga uniteti i familjes njerezore dhe nga zhvillimi i saj ne te mire. Duhet pra te angazhohemi pa pushim per te favorizuar nje orientim kulturor personal dhe komunitar, te hapur per trashendencen e procesit te integrimit planetar.

Megjithese disa dimensione te tijat nuk mohohen po as edhe nuk absolutizohen, « globalizimi a priori nuk eshte as i mire as i keq Ai do jete ashtu si do ta bejne njerezit » . Nuk duhet te jemi viktima, por protagoniste duke proceduar me arsye, te udhehequr nga dashuria dhe e verteta. Kundervenia qorrazi do te ishte nje qendrim i gabuar, nje paragjykim qe do te na çonte si perfundim ne injorimin e procesi te dalluar edhe nga aspekte pozitive, dhe duke rrezikuar te humbasim nje rast te madh per tu futur ne mundesite e shumta te zhvillimit qe ai ofron. Proceset e globalizimit, te konceptuara dhe te administruara ne menyre te pershtatshme ofrojne mundesine e nje rishperndarjeje te madhe te pasurise ne nivel planetar gje qe me pare nuk ka ndodhur asnjehere; por nëse administrohen keq mund te bejne qe te rritet varferia dhe pabarazia, si dhe te infektojne me një krize të gjithë botën. Duhen korigjuar difektet edhe ato te rendat te cilat fusin ndarje te reja mes popujve dhe brenda popujve dhe te sillemi ne ate menyre qe rishperndarja e pasurise te mos ndodhe me nje rishperndarje te varferise apo me nje thellim te saj, siç na ben te kemi frike administrimi i situates aktuale. Per shume kohe eshte menduar se popujt e varfer duhet te jenë akoma ne nje stad te parafiksuar zhvillimi dhe se duhet te kenaqeshin me filantropine e popujve te zhvilluar. Kunder ketij mentaliteti eshte pozicionuar Papa Pali VI ne Encikliken e tij Populorum progressio. Sot forcat materiale te perdorshme per te nxjerre njerezit nga mizeria jane potencialisht me te medha se kohe me pare, por kryesisht vete Popujt e zhvilluar qe kane mundur te shfrytezojne me mire procesin e liberalizimit te levizjeve te kapitalit dhe te punes, nuk i perdorin më. Perhapja e sferave te mireqenies ne nivel boteror nuk frenohet pra me projekte egoiste, proteksioniste apo te diktuara nga interesa te veçanta. Ne fakt, perfshirja e Vendeve ne zhvillim lejon sot administrimin me te mire te krizes. Tranzicioni i rrenjosur ne procesin e globalizimit paraqet veshtiresi te medha dhe rreziqe te cilat mund te kalohen vetem nese do te dihet te kuptohet ai shpirt antropologjik dhe etik qe nga thellesia shtyn vete globalizimin drejt pike arritjeve te humanizmi solidar. Fatkeqësisht ky shpirt shpesh është shtypur, ndrydhur nga perspektiva etike kulturore individualiste dhe utilitariste te hedhjes se bazave. Globalizimi eshte nje fenomen shumedimensional dhe shumevleresh qe kerkon te kuptohet ne ndryshueshmerine dhe ne unitetin e te gjitha dimensioneve te tij, perfshire ketu edhe ate teologjik. Kjo do te lejoje qe globalizimi i njerezimit te jetohet dhe te orientohet ne terma racionaliteti, bashkimi dhe bashkendarjeje.

KAPITULLI I KATËRT

ZHVILLIMI I POPUJVE, TE DREJTAT, DETYRAT, AMBIENTI

43. « Solidariteti universal, i cili eshte nje fakt dhe per ne nje benefic, eshte gjithashtu nje detyre » [105]. Shume njerez sot kane tendence te kultivojne pretendimin se nuk i detyrohen askujt, vetem vetvetes. Mendojne se jane titullare vetem te te drejtave dhe hasin shpesh pengesa te forta ne krijimin e nje pergjegjesie kundrejt zhvillimit integral te vetin dhe te tjetrit. Per kete arsye eshte e rendesishme te nxitet nje reflektim i ri se si te drejtat presupozojne detyrat pa te cilat transformohen ne arbiter. Sot po asistohet ne nje kontradikte te rende. Ndersa nga njera ane kerkohen te drejta te supozuara te karakterit arbitrar dhe jo te domosdoshme, me pretendimin qe t’i shohin te promovuar dhe njohur nga strukturat publike, ndersa ne anen tjeter kundrejt nje pjese te madhe te njerezimit disa nga te drejtat elementare dhe thelbesore nuk njihen dhe dhunohen. Shpesh eshte vene re nje lidhje mes rivendikimit te se drejtes per tepri apo deri dhe asaj per shkelje ligji apo ves ne shoqerite e pasura, dhe mungesa e ushqimit, e ujit te pijshem, e shkollimit baze apo e kujdesit shendetesor elementar ne disa zona te nenezhvilluara dhe ne periferite e metropoleve te medha.. Lidhja qendron ne faktin se te drejtat individuale te çliruara, apo zgjidhura nga nje kuader detyrimesh i cili i jep atyre nje kuptim te persosur, çmenden dhe ushqejne nje spiral kerkesash praktikisht pa kufi dhe kriter. Pezmatimi i te drejtave shperthen ne harresen e detyrave. Detyrat e kufizojne te drejtat pasi te shtyjne drejt kuadrit antropologjik dhe etik brenda te cilit futen edhe keta te fundit dhe nuk kthehen ne arbitrare. Per kete arsye detyrat i konsolidojne te drejtat dhe propozojne mbrojtjen e tyre dhe promovimin si nje angazhim per tu marre ne sherbim te se mires. Por nese te drejtat e njeriut e gjejne bazen e tyre vetem ne vendimet e nje asambleje qytetaresh, ato mund te ndryshohen ne çdo moment dhe pra detyra per t’i respektuar dhe ndjekur ne ndergjegjen e perbashket dobesohet. Qeverite dhe organizmat nderkombetare mundet atehere te harrojne objektivitetin dhe « mungesen » e te drejtave. Kur ndodh kjo, zhvillimi i vertete i popujve eshte vene ne rrezik Sjellje te tilla komprometojne autoritetin e e Organizmave nderkombetare, mbi te gjitha kundrejt Vendeve qe kane me shume nevoje per zhvillim Keta ne fakt kerkojne qe komuniteti nderkombetar te marre persiper si nje detyre ndihmen per te qene « zot i fateve te veta » , apo marrjen persiper te detyrave nga ana e tyre. Bashkendarja e detyrave reciproke mobilizon me shume se sa vetem rivendikimi i te drejtave.

44. Dhenia e te drejtave dhe detyrave pergjate zhvillimit duhet te kete parasysh edhe problemet e lidhura me rritjen demografike. Behet fjale per nje aspekt shume te rendesishem te zhvillimit te vertete, pasi permbledh vlerat e padiskutushme te jetes dhe te familjes.. Te konsiderosh rritjen e numrit te popullsise si shkak kryesor te nenzhvillimi kjo nuk eshte e drejte, edhe nga pikepamja ekonomike: mjafton te mendohet nga njera ane ulja e madhe e vdekshmerise foshnjore dhe zgjatjen e jetes mesatare faktore qe regjistrohen ne Vendet ekonomikisht te zhvilluara; dhe ne anen tjeter shenjat e nje krize te dukshme ne nje shoqeri ku regjistrohet nje renie shqetesuese e numrit te lindjeve. Megjithate mbetet detyre ti kushtohet vemendje nje procesi te pergjegjshem lindjeje, i cili ne fakt perben nje kontribut faktik per zhvillimin integral njerezor.Kisha qe e ka per zemer zhvillimin e vertete te njeriut i rekomandon atij respektin e plote te vlerave njerezore edhe ne ushtrimin e seksualitetit: nuk mund te reduktohen ne nje fakt te thjeshte ludik dhe edonist,, ashtu sikurse edukimi seksual nuk mund te reduktohen ne nje mesim thjesht teknik me te vetmin shqetesim mbrojtjen e te interesuarve nga infeksionet e mundshme apo nga « rreziku » i lindjes. Kjo do te sherbente per te varferuar dhe moszbatuar domethenien e thelle te seksualitetit qe perkundrazi duhet marre si pergjegjesi si nga personi ashtu dhe nga komuniteti. Pergjegjesia ndalon ne fakt si te konsiderohet seksualiteti thjesht si burim kenaqesie, po ashtu dhe rregullimin e tij me ane te politikave te sforcuara te planifikimit te lindjeve. Ne te dyja rastet gjendemi ne pranine e koncepteve dhe politikave materialiste ne te cilat njerezit si perfundim pesojne forma te ndryshme dhune. Gjithe kesa i duhet kundevene kompetenca primare e familjeve ne kete fushe, ne krahasim me Shtetin dhe politikat e tij shtrenguese, si dhe nje edukim i pershtatshem i prinderve.

Hapja e pergjegjshme kundrejt jetes eshte nje pasuri sociale dhe ekonomike. Kombe te medha kane mundur te dalin nga mizeria edhe fale nje numri te madh banoresh dhe kapacitetet e tyre. Ne te kundert Kombe njekohe te lulezuara, njohin tani nje faze pasigurie dhe ne ndonje rast perendimi pikerisht per shkak te perqindjes se ulet te lindjeve , nje problem thelbesor per shoqerite me nje mireqenie te avancuar. Renia e lindjeve, ndonjehere nen te ashtuquajturin « tregues te zevendesimit », fut ne krize edhe sistemet e asistences sociale, rrit kostot, le menjane kursimet dhe si rrjedhoje resurset financiare te domosdoshme per investime, redukton gatishmerine e punonjesve te kualifikuar, tkurr hapesiren e « trurit » te cilit t’i drejtohesh per nevojat e Kombit. Perveç kesaj familjet e vogla ndonjehere ato me dimensione shume te vogla rrezikojne te varferojne relatat sociale dhe te mos garantojne forma efikase solidariteti. Jane situata qe paraqesin simptoma te nje besimi te paket ne te ardhmen si dhe lodhje morale. Behet keshtu nje domosdoshmeri sociale deri ekonomike t’i propozosh gjeneratave te reja bukurine e familjes dhe te marteses, pergjigjen e ketyre institucioneve kundrejt kerkesave me te thella te zemres dhe dinjitetit te personit.. Ne kete perspektive Shtetet jane thirur te krijojne politika te afta per te promovuar integritetin dhe te qenit qender te familjes, bazuar ne martesen mes nje burri dhe gruaje, celula e pare jetesore e shoqerise, duke marre persiper edhe problemet e saj ekonomike dhe fiskale duke respektuar natyren e saj te marredhenieve reciproke.

45. Pergjigja kundrejt kërkesave morale me te thella te personit ka edhe renie te rendesishme dhe te dobishme ne planin ekonomik. Ekonomia ne fakt ka nevoje per etiken per funksionimin e saj korrekt; jo per nje etike te çfaredoshme, por per nje etike mike te njeriut. Sot flitet shume per etike ne fushen ekonomike, financiare, te ndërmarrjeve. Lindin Qendra studimi dhe kurse formimi te etikes se biznesit; po perhapet ne boten e zhvilluar sistemi i çertifikimeve etike, ne vazhdimesine e lëvizjes se ideve lindur perreth pergjegjesise sociale te ndërmarrjes. Bankat propozojne llogari e fonde investimesh te ashtuquajtura « etike ». Zhvillohet nje « finance etike », mbi te gjitha permes mikrokredive dhe ne pergjithesi, mikrofinanca. Keto procese ngjallin vlerësim dhe meritojne nje mbështetje te gjere. Efektet e tyre pozitive ndjehen edhe ne zonat me pak te zhvilluara te tokes. Megjithate eshte mire te përpunohet edhe nje kriter i vlefshem dallues pasi verehet nje lloj abuzimi me fjalen « etike » e cila perdoret ne menyre te përgjithshme dhe angazhohet te pervijoje perberje edhe shume te ndryshme deri ne ate pike sa te kalohen nen mburojen e saj vendime dhe zgjedhje ne kundërshtim me drejtesine e te miren e vertete te njeriut..

Ne fakt shume varet nga sistemi moral i referimit. Mbi kete argument doktrina sociale e Kishes ka nje mbështetje te veten specifike e cila bazohet mbi krijimin e njeriut “ne shembelltyre te Hyut”, nje e dhene nga e cila rrjedh dinjiteti i pacënueshem i njeriut, ashtu si dhe vlera trashendente e normave morale natyrore. Nje etike ekonomike qe do te nisej nga keto dy shtylla do te rrezikonte ne menyre te padiskutueshme te humbiste ngjyrimin e vet dhe do te ishte e gatshme te instrumentalizohej; me sakte do te rrezikonte te behej funksionale kundrejt sistemeve ekonomike financiare ekzistuese, ne vend qe te jete korrigjuese e mosfunksionimeve te tyre. Nder te tjera, do te arrinte si përfundim edhe te justifikonte financimin e projekteve te cilat nuk jane etike. Dhe pastaj nuk duhet përdorur fjala « etike » ne menyre ideologjikisht diskriminatore, duke lene te kuptohet se nuk do te ishin etike iniciativat te cilat nuk do te hijeshoheshin edhe formalisht me kete kualifikim. Duhet te veprojme — vërejtja eshte thelbesore ketu! — jo vetem qe te lindin sektore apo segmente « etike » te ekonomise apo te finances, por sepse e gjithe ekonomia dhe financa te jene etike dhe te jene te tilla jo per nje etiketim nga jashte, por per respektimin e kërkesave te lidhura me vete natyren e tyre. Ne kete kuadër flet me qartësi doktrina sociale e Kishes e cila kujton se si ekonomia me te gjitha deget e saj, eshte nje sektor i aktivitetit njerezor.

46. Duke konsideruar tematikat mbi raportet mes ndërmarrjes dhe etikes, si dhe evolucioni qe sistemi prodhues po realizon, duket se dallimi i rrënjosur deri tani mes ndërmarrje qe si qellim kane perfitimin (profit) dhe organizatave te cilat nuk kane si qellim fitimin (non profit) nuk eshte me ne gjendje te japë nje pamje te plote te realitetit, as edhe te orientoje ne menyre efikase te ardhmen. Ne keto dhjetevjeçaret e fundit po dallohet nje fushe e gjere e ndërmjetme mes dy tipologjive te ndërmarrjeve. Ajo eshte e perbere nga ndërmarrje tradicionale te cilat nenshkruajne pakte ndihme me Vendet e prapambetura; nga fondacione te cilat jane shprehje e ndërmarrjeve te veçanta; nga grupe ndërmarrjesh te cilat kane si qellim dobine sociale; nga nje bote e shumëllojshme subjektesh te te ashtuquajtures ekonomi civile dhe bashkesi. Nuk behet fjale vetem per nje « sektor te trete », por nje realitet te ri te gjere te perbere qe perfshin privaten dhe publiken dhe qe nuk përjashton përfitimin, por e konsideron nje instrument per te realizuar qellime njerezore dhe sociale.

Fakti qe keto ndërmarrje shperndajne ose jo fitimet apo se marrin persiper konfigurimin e parashikuar nga normat juridike te njeres apo tjetres, behet sekondar kundrejt gatishmerise per te konceptuar përfitimin si nje instrument per te arritur si qellim te fundit humanizmin e tregut dhe te shoqerise. Eshte e deshirueshme qe keto forma te reja ndërmarrjeje te gjejne ne te gjithe Vendet edhe nje konfigurim juridik e fiskal te pershtatshem. Ato, pa i hequr asgje rendesise dhe dobise ekonomike e sociale te formave tradicionale te ndërmarrjes, bejne qe te zhvillohet sistemi drejt nje marrjeje persiper te detyrave nga ana e subjekteve ekonomike ne menyre me te qarte dhe te plote. Jo vetem. Eshte e njëjta shumice e formave institucionale te ndërmarrjeve per te krijuar nje treg më civil dhe ne te njejten kohe me konkurrues.

47. Konsolidimi i tipologjive te ndryshme dhe ne veçanti te atyre te afta te konceptojne përfitimin si nje instrument per te arritur si qellim humanizmin e tregut dhe te shoqërive duhet te ndiqet edhe ne Vendet me përjashtimin apo margjinalizimin e qarqeve te ekonomise globale, ku eshte shume e rendesishme te procedohet me projekte mbeshtetese te konceptuara dhe administruara ne menyre te përshtatshme te cilet te priret te forcojne te drejtat, duke parashikuar gjithnjë edhe marrjen persiper te pergjegjesive respektove. Kjo realizohet ne ndërhyrjet per zhvillim, pervec principit te pikes qendrore te njeriut i cili eshte subjekti i cili duhet te marre persiper paraprakisht detyrimin per zhvillim. Interesi kryesor eshte permiresimi i situatave te jetes se personave konkrete te nje rajoni te dhene me qellim qe te përmbushin detyrat te cilat varfëria aktuale nuk i lejon qe ti nderojne. Kujdesi nuk mundet asnjehere te jete qëndrim abstrakt. Programet e zhvillimit per t’iu adaptuar situatave te veçanta duhet te kene karakteristika fleksibiliteti; dhe përfituesit duhet te përfshihen direkt ne projektimin e tyre dhe te behen protagoniste te realizimit te tyre. Èshte gjithashtu e nevojshme te aplikohen kritere te zhvillimit dhe shoqerimit – perfshire ketu dhe monitorimin e rezultateve – pasi nuk ka receta universalisht te vlefshme. Shume varet nga administrimi konkret i ndërhyrjeve. « Farketare te zhvillimit te tyre, popujt jane pergjegjesit e pare> Por nuk mundet ta realizojne ne izolim » . Sot me konsolidimin e procesit te integrimit progresiv te planetit ky paralajmërim i Papes Pali VI eshte akoma me i vlefshem. Dinamikat e përfshirjes nuk kane asgje mekanike. Zgjidhjet rregullohen duke patur si baze jeten e popujve dhe personave konkrete, ne baze te nje vlerësimi te kujdesshem te çdo situate. Perveç makroprojekteve sherbejne mikroprojektet dhe mbi te gjitha sherben mobilizimi faktik i te gjitha subjekteve te shoqerise civile, si te personave juridike ashtu dhe te atyre fizike.

Bashkepunimi nderkombetar ka nevoje per persona qe te jene ne gjendje te bashkendajne procesin e zhvillimit ekonomik dhe njerëzor, permes solidaritetit te pranise, te shoqerimit, te formimit dhe te respektit. Nga kjo pikëpamje vete Organizmat nderkombetare duhet te pyesin vetveten mbi efikasitetin real te aparateve te tyre burokratike dhe administrative, shpesh shume te kushtueshem. Ndodh ndonjehere qe ai qe eshte marresi i ndihmave te behen funksion i atyre qe e ndihmojne dhe te varfrit sherbejne per te mbajtur gjalle organizata burokratike qe shpenzojne shume te cilat rezervojne per vetëruajtjen e tyre përqindje shume te larta te ketyre resurseve te cilat përkundrazi duhet te ishin destinuar per zhvillim. Ne ketë perspektive do te ishte e deshirueshme qe te gjithe Organizmat nderkombetare dhe Organizatat jo qeveritare te angazhohen per nje transparence te plote duke i informuar dhuruesit dhe opinion publik rreth përqindjeve te fondeve te marra te destinuara per programe bashkëpunimi, rreth përmbajtjes se vertete te ketyre programeve, dhe ne fund rreth perberjes se shpenzimeve te vete institucionit..

48. Tema e zhvillimit eshte e lidhur sot ngushte me detyrat qe rrjedhin nga raporti i njeriut me ambientin natyror. Ky i eshte dhuruar nga Hyu te gjitheve, dhe përdorimi i tij perben per ne nje pergjegjesi kundrejt te varfërve, gjeneratave te ardhshme dhe gjithe njerezimit. Nese natyra dhe para se gjithash qenia njerezore konsiderohen si fryt i rastit apo e determinizmit zhvillues, nergjegjesimi mbi pergjegjesine fillon e zbehet ne ndërgjegje. Ne natyre besimtari njeh rezultatin e mrekullueshem te ndërhyrjes krijuese te Hyut, te cilen njeriu mund ta perdore ne menyre te përgjegjshme per te kënaqur nevojat e tij legjitime — materiale dhe jo materiale — ne respekt te ekuilibreve te ndërthurura te vete gjithesise. Nese ky vizion fiket, njeriu si përfundim e konsideron natyren nje tabu te paprekshme ose ne te kunderten per te abuzuar. Te dy keto qëndrime nuk jane konform vizionit kristian te natyres, fryt i krijimit te Hyut.

Natyra eshte shprehje e nje projekti dashurie dhe te se vertetes. Ajo na paraprin dhe na eshte dhuruar nga Hyu si ambient jetese. Na flet per Krijuesin dhe per dashurine e tij per njerezimin. Eshte e destinuar te « rikapitullohet » ne Krishtin ne mbarim te kohërave Edhe ajo pra eshte nje « thirrje » [115]. Natyra eshte ne dispozicionin tone jo si nje « grumbull plehrash te shpërndara rastesisht » , por si nje dhurate e Krijuesit i cili ka përvijuar urdhrat thelbesore me qellim qe njeriu te nxjerre orientimet e detyrueshme per ta “ruajtur dhe kultivuar” . Por duhet edhe te theksojme se eshte e gabuar te konsiderosh natyren me te rendesishme se vete njeriu. Ky pozicion shtyn drejt qëndrimeve neopagane apo te panteizmit te ri: nga vete natyra e kuptuar ne kuptimin thjesht natyral nuk mund te vije shpetimi i njeriut. Nder te tjera duhet refuzuar pozicioni i kundërt që synon teknizimin e plote, pasi ambienti natyror nuk eshte vetem materie per te cilen mund te veprosh sipas deshires, por veper e mrekullueshme e Krijuesit dhe qe permban ne vetvete nje “gramatike” e cila tregon qellime e kritere per përdorimin me dije, jo te instrumentalizuar dhe arbitrar. Sot shume deme kunder zhvillimit vijne pikërisht nga keto koncepte te shtrembëruara. Te reduktosh plotësisht natyren ne nje bashkesi te dhenash te thjeshta do te thote te arrish te behesh burim dhune kundrejt ambienteve deri ne ate pike sa te motivosh veprime te cilat nuk e respektojne vete natyren e njeriut. Dhe kjo pasi nuk eshte e perbere vetem nga materia por edhe nga shpirti dhe si e tille duke e qene e pasur me domethënie dhe qellime trashendente per tu arritur, ka nje karakter normativ edhe per kulturen. Njeriu interpreton dhe modelon ambientin natyror permes kultures, e cila nga ana e saj orientohet permes lirise se përgjegjshme, te vëmendshme kundrejt diktatit te ligjit moral. Projektet per zhvillimin njerëzor integral nuk mund te mos marrin parasysh gjeneratat qe vijne, por duhet te jene shenje solidariteti dhe drejtësie nder gjenerata, duke marre parasysh fusha te ndryshme: ate ekologjike, juridike, ekonomike, politike, kulturore.

49. Çeshtjet e lidhura me kujdesin dhe ruajtjen e ambientit duhet te marrin seriozisht ne konsiderate sot problemet energjitike. Akaparrimi i resurseve energjitike jo te rinovueshme nga ana e disa Shteteve, grupesh force dhe ndermarrjesh perben ne fakt nje pengese te madhe per zhvillimin e Vendeve te varfera. Keta nuk kane mjetet ekonomike as per tu futur tek format ekzistuese te energjise se rinovueshme, as per te financuar kerkimet per burime te reja dhe alternative. Grumbullimi i resurseve natyrore qe ne shume raste gjenden pikerisht ne vendet e varfera, gjeneron shfrytezimin dhe konflikte te shpeshta mes Kombeve dhe ne brendesi te tyre. Keto konflikte ndodhin pikerisht ne token e ketyre Vendeve duke sjelle si pasoje bilance vdekjeje, shkaterrim dhe degradim te metejshem. Komuniteti nderkombetar ka detyre te pashmangshme gjetjen e rrugeve institucionale per te disiplinuar shfrytezimin e resurseve jo te rinovueshme, me pjesemarrjen edhe te vendeve te varfra, ne menyre qe ta planifikojne se bashku te ardhmen.

Edhe ne kete front ndjehet nevoja urgjente per rilindjen e solidaritetit, veçanerisht ne raportet mes vendeve ne zhvillim dhe Vendeve shume te industrializuara. Shoqerite teknologjikisht te avancuara mundet dhe duhet te ulin nevojat e tyre energjitike si per arsyen se aktiviteti industrial ecen perpara, si edhe sepse mes qytetareve po perhapet nje sensibilitet me gjere nga pikepamja ekologjike. Duhet shtuar se sot eshte i realizueshem nje permiresim i eficences energjitike dhe ne te njejten kohe eshte e mundur te ecin perpara kerkimet per energji alternative. Por megjithate eshte e domosdoshme nje rishperndarje planetare e resurseve energjitike ne menyre qe edhe vendet te cilet nuk i disponojne te mund te perfitojne. Fatet e tyre nuk mund te lihen ne duart e te parit qe vjen apo logjikes se me te fortit. Behet fjale per probleme te rendesishme te cilat per tu perballuar ne menyre te pershtatshme kerkojne nga te gjithe ndergjegjesimin e pergjegjshem mbi pasojat qe do te bien ne gjeneratat e ardhshme, mbi te gjitha tek shume te rinj ne popujt e varfer te cilet « kerkojne pjesen aktive qe i perket ne ndertimin e nje bote me te mire » .

50. Kjo pergjegjesi eshte globale, pasi nuk ka te beje vetem me energjine, por gjithesine pra qe nuk duhet i leme gjeneratave te reja varferi te resurseve te saj. Per njeriun eshte e ligjshme te ushtroje nje qeverisje te pergjegjshme mbi natyren per ta ruajtur, per te perfituar prej saj dhe kultivuar edhe ne forma te reja dhe me teknologji te avancuara ne menyre qe te mund te pranoje dhe ushqeje denjesisht popullsine qe e banon. Ne token tone ka hapesire per te gjithe: ne te e gjithe familja njerezore duhet te gjeje resurset per te jetuar denjesisht, me ndihmen e vete natyres, dhurate e Hyut per bijte e vet, si dhe me angazhimin e punes se vet dhe zbulimeve te veta. Por duhet te ndjejme si nje detyre te rende faktin qe t’ia dorezojme token gjeneratave te reja ne nje gjendje te atille qe edhe ato te mund ta banojne denjesisht dhe ta kultivojne me tej. Kjo permbledh angazhimin e te vendosurit se bashku, « pasi te kemi peshuar me pergjegjesi rrugen qe duhet ndjekur, me objektivin per te konsoliduar ate aleance mes qenies njerezore dhe ambientit e cila duhet te jete pasqyre e dashurise krijuese te Hyut, nga i cili vijme dhe drejt te cilit jemi ne ecje » . Èshte e domosdoshme qe komuniteti nderkombetar dhe qeverite ne veçanti te dine te kundershtojne ne menyre efikase menyrat e perdorimit te ambientit te cilat rezultojne te demshme. Gjithashtu eshte e detyrueshme qe te ndermerren nga autoritetet kompetente te gjitha perpjekjet e domosdoshme me qellim qe kosto ekonomike dhe sociale te cilat rrjedhin nga perdorimi i resurseve ambientale te perbashketa te dihen ne menyre transparente dhe te jene plotesisht te perballueshme nga ata te cilet perfitojne dhe jo nga popullata te tjera apo nga gjeneratat e ardhshme: mbrojtja e ambientit, e klimes dhe resurseve kerkon qe te gjithe pergjegjesit nderkombetare te veprojne se bashku dhe te tregohen te gatshem per vepruar ne mirebesim duke respektuar ligjin dhe solidaritetin kundrejt zonave me te dobeta te planetit. Nje nga detyrat me te medha te ekonomise eshte pikerisht perdorimi me efikas i resurseve, duke patur gjithnje parasysh se nocioni i efikasitetit nuk eshte asociologjikisht neutral.


51. Menyrat me te cilat njeriu e trajton ambientin influencojne mbi menyrat se si e trajton vetveten, dhe e kundërta. Kjo i tërheq vëmendjen shoqerise se sotme per te rishikuar seriozisht stilin e saj te jetes qe ne shume ane te botes priret nga edonizmi dhe konsumimi, duke qëndruar indiferent kundrejt demeve qe shkaktohen si rrjedhoje. Eshte i domosdoshem nje ndryshim efektiv i mentalitetit i cili na shtyn te adoptojme stile te reja jete, “ne te cilet kërkimi i se vertetes, i se bukures, te se mires dhe bashkimit me personat e tjere per nje rritje te perbashket, te jene elementet qe percaktojne zgjedhjet e konsumit, te kursimeve dhe te investimeve”. Çdo demtim i solidaritetit dhe miqesise civile provokon deme ambientale ashtu si degradimi i ambientit nga ana e tij provokon pakenaqesi ne relatat sociale. Natyra, veçanerisht ne epoken tone, eshte aq shume e integruar ne dinamikat sociale dhe kulturore sa te mos perbeje me nje varibel te pavarur. Varferimi i prodhimit ne disa zona bujqesore eshte fryt i varfërimit të popullatave qe i banojne dhe e prapambetjes se tyre. Duke stimuluar zhvillimin ekonomik dhe kulturor te ketyre popullatave, mbrohet edhe natyra. Perveç kësaj, sa resurse natyrore jane shkatërruar nga luftrat! Paqja e popujve dhe mes popujve do te lejonte edhe nje ruajtje me te madhe te natyres. Akaparimi i resurseve, veçanerisht i ujit, mund te provokoje konflikte te renda mes popullatave te përfshira. Nje marrëveshje paqesore mbi përdorimin e resurseve mund te ruaje natyren dhe njekohesisht mirëqenien e shoqërive te interesuara.

Kisha ka nje pergjegjesi per gjithesine dhe duhet te beje te vleje kjo pergjegjesi edhe ne publik. Dhe duke e bere kete duhet te mbroje jo vetem token, ujin dhe ajrin si dhurata te krijimit dhe qe i përkasin te gjitheve. Duhet te mbroje mbi te gjitha njeriun kunder shkatërrimit te vetvetes. Eshte e domosdoshme qe te jete diçka si ekologji e njeriut, e kuptuar ne sens te drejte. Degradimi i natyres eshte ne fakt i lidhur ngushte me kulturen e cila modelon bashkejetesen njerezore: kur « ekologjia njerezore » respektohet brenda shoqerise, edhe ekologjia ambientale ka përfitime.Ashtu si virtutet njerezore jane komunikuese mes tyre, aq sa dobësimi i njerit ekspozon kundrejt rrezikut edhe te tjeret, po ashtu edhe sistemi ekologjik bazohet ne respektimin e nje projekti qe ka te beje si me bashkejetesen e shëndetshme ne shoqeri ashtu dhe me raportin me natyren.

Per te mbrojtur natyren nuk eshte e mjaftueshme te ndërhyhet me nxitje apo jo nxitje ekonomike, gjithashtu nuk eshte i mjaftueshem dhe nje shkollim i pershtatshem. Keta jane instrumenta te rendesishem, por problemi vendimtar eshte mirëmbajtja morale e përgjithshme e shoqerise. Nese nuk respektohet e drejta per jete dhe vdekje natyrore, nese ngjizja behet artificialisht, lindja e njeriut, nese sakrifikohen embrionet njerezore per kërkime, ndergjegja e perbashket si përfundim humbet konceptin e ekologjise njerezore dhe me te ate te ekologjise ambientale. Eshte nje kontradikte t’i kërkosh gjeneratave te reja respektin e ambientit natyror, kur edukimi dhe ligjet nuk i ndihmojne te respektojne vetveten. Libri i natyres eshte një dhe i pandashëm, si nga ana e ambientit ashtu dhe nga ana e jetes, e seksualitetit, e marteses, e familjes, e relatave sociale, me nje fjale, e zhvillimit integral njerëzor. Detyrat qe kemi kundrejt ambientit lidhen me detyrat qe kemi kundrejt personit e marre ne konsiderate ne vetvete dhe ne relacion me te tjeret.Nuk mund te kërkohen disa te drejta dhe te merren neper kembe te tjerat. Kjo eshte nje kontradikte e rende e mentalitetit dhe e praktikes se sotme qe poshtëron personin, shkatërron ambientin dhe demton shoqerine.

52. E vërteta dhe dashuria qe ajo krijon nuk mund te prodhohen, munden vetem te mirëpresin. Burimi i tyre i fundit nuk eshte, dhe as mund te jete njeriu, por Hyu, ose Ai qe eshte e Verteta dhe Dashuria. Ky princip eshte i rendesishem per shoqerine dhe per zhvillimin, pasi as njera dhe as tjetra nuk mund te jene vetem produkte njerezore; e njëjta thirrje per zhvillimin e personave dhe te popujve nuk bazohet ne nje vendim te personave, por eshte e shkruar ne nje plan qe na paraprin dhe qe per te gjithe ne perben nje detyre dhe duhet pranuar lirisht. Ajo qe na paraprin dhe qe na perben — Dashuria dhe e Verteta te pranishme — na tregojne se ç’eshte e mira dhe ne ç’fare konsiston lumturia jone. Na tregon pra rrugen drejt zhvillimit te vertete.


KAPITULLI I PESTË

BASHKËPUNIMI I FAMILJES NJERËZORE

53. Një nga varferitë më të thella që njeriu mund të eksperimentojnë është vetmia. Nëse vrojtohen me kujdes edhe varferite e tjera, perfshire ketu ato materiale, lindin nga izolimi, nga te mos ndjerit i dashuruar apo nga veshtiresia per te dashur. Varferite shpesh jane krijuar nga refuzimi i dashurise se Hyut, nga nje mbyllje tragjike fillestare ne vetvete e njeriut i cili mendon se i mjafton vetvetes, ose te jete vetem nje fakt jo domenthenes dhe kalimtar, nje « i huaj » ne nje univers te krijuar rastësisht. Njeriu eshte i tjetërsuar kur eshte vetem apo shkeputet nga realiteti, kur heq dore nga te menduarit dhe te besuarit ne nje Themel. I gjithe njerezimi eshte i tjetërsuar kur mbeshtetet ne projekte vetem njerezore, ne ideologji dhe utopi falde. Sot njerezimi duket me shume nderaktiv se dje: kjo afërsi me e madhe duhet te transformohet ne nje bashkim te vertete. Zhvillimi i popujve varet, mbi te gjitha, nga njohja e te qenit nje familje e vetme qe bashkëpunon ne bashkim te vertete dhe eshte e perbere nga subjekte që nuk jetojnë thjesht njeri pranë tjetrit.

Pali i VI verente se « bota vuan per mungesë mendimi » . Shprehja permban nje konstatim, por mbi te gjitha nje urim: eshte i domosdoshem nje vrull i ri mendimi per te kuptuar me mire përfshirjen e te qenit tone nje familje; ndërveprimi mes popujve te planetit na shtyn drejt këtij vrulli me synimin qe integrimi te ndodhe si shenje solidariteti, ne vend qe te ndodhe si shenje kufizuese. Nje mendim i tille te shtyn detyrimisht drejt nje thellimi kritik dhe vlerësues i kategorise se marredhenieve. Behet fjale per nje angazhim qe nuk mund te behet vetem nga shkencat sociale pasi kërkon nje mbështetje diturish si metafizika dhe teologjia per te konceptuar ne menyre te ndriçuar dinjitetin trashendent te njeriut.

Krijesa njerezore si natyre shpirterore realizohet ne marredheniet nderpersonale. Sa me shume t’i jetoje ne menyre autentike, aq me shume piqet edhe identiteti i vet personal. Njeriu nuk e vlerëson vetveten permes izolimit, por duke u vene ne marredhenie me te tjeret dhe me Hyun.Rendesia e ketyre marredhenieve behet pra thelbesore. Kjo vlen edhe per popujt. Pra per zhvillimin e tyre eshte shume i dobishem nje vizion metafizik i marredhenieve mes personave. Ne kete pikëpamje arsyeja gjen frymëzim dhe orientim ne zbulimin kristian, sipas se ciles komuniteti i njerëzve nuk e absorbon ne vetvete personin duke asgjësuar autonomine, siç ndodh ne format ndryshme te totalitarizmit, por e vlerëson me shume pasi marredheniet mes personit dhe komunitetit jane pjese e se gjithes drejt nje tjeter gjithçkaje. Ashtu si komuniteti familjar nuk anullon ne vetvete personat qe e perbejne dhe ashtu si Kisha vete e vlerëson plotësisht “krijesen e re” e cila me pagëzimin futet ne Trupin e tij te gjalle, po keshtu edhe uniteti i familjes njerezore nuk i anullon ne vetvete personat, popujt, kulturat, por i ben me transparente njerin kundrejt tjetrit, me te bashkuar ne ndryshimet e tyre legjitime.

54. Tema e zhvillimit koincidon me ate te përfshirjes se marredhenieve te te gjithe personave dhe te gjithe popujve ne te vetmin komunitet te familjes njerezore qe ndertohet ne solidaritet ne baze te vlerave themelore te drejtesise dhe paqes. Kjo perspektive gjen nje ndricim vendimtar ne marredhenien mes Personave te Trinise ne Substancen unike hyjnore. Trinia eshte absolutisht e bashkuar, pasi tre Personat hyjnore jane marredhenie e paster. Transparenca reciproke mes Personave hyjnore eshte e plote dhe lidhja e njeres me pjesen tjeter te plote pasi përbëjne nje unitet absolut është unike. Hyu do te na bashkoje edhe ne me kete realitet bashkimi: « qe te jene me ne nje gjë e vetme » . Kisha eshte shenje e instrument i ketij uniteti. Edhe marredheniet mes njerezve pergjate historise munden vetem te nxjerrin avantazhe duke ju referuar ketij Modeli hyjnor. Ne vecanti nen driten e misterin te zbuluar te Trinise kuptohet se hapja e vertete nuk ka si domethenie shperndarjen centrifuge, por bashkedepertim i thelle. Kjo rezulton edhe eksperiencat e perbashketa njerezore te dashurise dhe se vertetes. Ashtu si dashuria e shenjte mes bashkeshorteve i bashkon shpirterisht ne « nje trup te vetem » dhe nga dy qe ishin, beri me ta nje bashkim marredheniesh dhe real, ne menyre analoge e verteta bashkon shpirterat mes tyre dhe i ben te mendojne ne unison, duke i terhequr dhe bashkuar ne vetvete.

55. Zbulimi kristian mbi bashkimin e gjinise njerezore presupozon nje interpretim metafizik te njerezimit ne te cilin marredheniet eshte element thelbesor. Edhe kultura te tjera dhe fe te tjera mesojne vellazerine e paqen dhe jane pra me rendesi te madhe per zhvillimin njerezor integral. Megjithate nuk mungojne qendrime fetare e kulturore ne te cilet nuk merret persiper plotesisht principi i dashurise dhe se vertetes dhe si perfundim arrihet te frenohet zhvillimi njerezor i vertete ose edhe te ndalet. Bota e sotme eshte e pershkuar nga disa kultura me sfond fetar te cilat nuk e angazhojne njeriun ne bashkim por e izolojne ne kerkim te mireqenies individuale duke u mjaftuar te shperblejne pritjet psikologjike. Edhe nje lulezim i ecjeve fetare te grupeve te vegjel mund te jete faktor humbjeje dhe mosangazhimi. Nje efekt i mundshem negativ i procesit te globalizimit eshte tendenca per te favorizuar sinkretizmin, duke ushqyer forma “feje” qe i largojne njerezit njeri nga tjetri ne vend qe t’i takojne dhe i largojne nga realiteti. Njekohesisht mbeten akoma trashegimi kulturore dhe fetare qe e ngrijne shoqerine ne kasta sociale statike, ne bestytni magjike te cilat nuk respektojne dinjitetin e personit, ne qendrime nenshtrimi kundrejt forcave okulte. Ne keto kontekste, dashuria dhe e verteta gjejne veshtiresi per tu afirmuar me deme per zhvillimin autentik.

56. Feja kristiane dhe fete e tjera mund te japin mbeshtetjen e tyre ne zhvillim vetem nese Hyu gjen nje vend edhe ne sferen publike duke iu referuar ne menyre specifike dimensioneve kulturore, sociale, ekonomike dhe ne veçanti politike. Doktrina sociale e Kishes ka lindur per te shpaguar kete « statut qytetarie » te fese kristiane. Mohimi i se drejtes per te treguar publikisht fene dhe te veprosh qe te vertetat e fese te informojne mbi vetveten edhe jeten publike sjell pasoja negative mbi zhvillimin e vertete. Perjashtimi i fese nga fusha publike ashtu si nga ana tjeter fondamentalizmi fetar pengojne takimin mes njerezve dhe bashkepunimin e tyre per progresin e njerezimit. Jeta publike varferohet me motivime dhe politika merr nje pamje shtypese dhe agresive. Te drejtat njerezore rrezikojne te mos respektohen ose sepse privohen nga baza e tyre trashendente ose sepse nuk njihet liria personale. Tek laicizmi dhe fondamentalizmi humbet mundesia e dialogut te frytshem dhe e nje bashkepunimi te dobishem mes arsyes dhe besimit fetar. Arsyeja ka gjithnje nevoje te pastrohet nga besimi dhe kjo vlen edhe per arsyen politike e cila nuk duhet ta mendoje vetveten te plotfuqishme. Nga ana e tij, besimi ka gjithnje nevoje te pastrohet nga arsyeja per te treguar fytyren e vet njerezore autentike. Keputja e ketij dialogu sjell nje kosto shume te larte per zhvillimin e njerezimit.

57. Dialogu i frytshem mes besimit dhe arsyes nuk mund te mos e beje efikase vepren e bamiresise ne kuadrin social dhe perben kornizen me te pershtatshme per t’i dhene nje shtyse bashkepunimit vellazeror mes besimtareve dhe jo besimtareve ne perspektien e bashkendare per te punuar per drejtesine dhe paqen e njerezimit. Ne Kushtetuten baritore Gaudium et spes Eterit e koncilit shpreheshin: « Besimtare dhe jo besimtare jane pergjithesisht dakord ne ate se gjithçka ekziston mbi toke i duhet referuar njeriut si qender e maje » . Per besimtaret bota nuk eshte fryt i rastit as i domosdoshmerise, por e nje projekti te Hyut. Qe ketej lind detyra qe besimtaret kane per te bashkuar perpjekjet e tyre me te gjithe burrave dhe grave vullnetmire te feve te tjera apo jo besimtare me qellim qe kjo bote e jona t’i korrespondoje efektivisht projektit hyjnor: te jetojme si familje nen veshtrimin e Krijuesit. Nje shprehje e veçante e dashurise dhe nje kriter drejtues per bashkepunimin vellazeror te besimtareve dhe jo besimtareve eshte patjeter principi i ndihmes, shprehje e lirise se patjetersueshme njerezore. Mbeshtetja eshte para se gjithash nje ndihme qe i jepet personit permes autonomise se trupave te ndermjetem. Kjo ndihme ofrohet kur personat dhe subjektet sociale nuk arrijne tia dalin mbane te vetme dhe perfshin gjithnje qellime emancipuese, pasi favorizon lirine dhe pjesemarrjen pasi perfaqëson marrjen mbi vete te pergjegjesise. Ndihma respekton dinjitetin e personit ne te cilen sheh nje subjekt te afte per t’i dhene diçka te tjereve. Duke njohur ne reciprocitet perberjen e brendshme te qenies njerezore, mbeshtetja ndihma eshte antidoti me efikas kunder çdo forme asistencializmi paternalist. Behet fjale pra per nje pricip vecanerisht te pershtatshem per te administruar globalizimin dhe per ta orientuar drejt nje zhvillimi njerezor te vertete. Per te mos i dhene jete nje fuqie te rrezikshme universale te tipit monokratik, qeveria e globalizimit duhet te jete e tipit mbeshtetes, ndihmes, shperndare ne shume nivele dhe plane te ndryshme te cilet te bashkepunojne reciprokisht. Globalizimi natyrisht ka nevoje per autoritet pasi paraqet problemin e nje te mire te perbashket globale qe duhet ndjekur; por ky autoritet duhet organizuar ne menyre mbeshtetese dhe poliarkike, duhet te mos cenoje lirine si dhe duhet te rezultoje konkretisht efikas.

58. Principi i ndihmes, mbeshtetjes mbahet ngushtesisht i lidhur me principin e solidaritetit dhe e kunderta, pasi nese ndihma pa solidaritet reduktohet ne veçantine sociale, eshte po aq e vertete qe solidarieteti pa ndihmen reduktohet ne asistencializem qe e poshteron ate qe ka nevoje (nevojtarin). Ky rregull i karakterit te pergjithshem duhet mbajtur shume ne konsiderate edhe kur perballen temat mbi ndihmat nderkombetare per zhvillim. Ato pertej qellimeve te dhuruesve mundet ndonjehere te mbajne nje popull ne gjendje varesie deri dhe te favorizojne situata te dominimit lokal dhe te shfrytezimit ne brendesi te Vendit te cilit i japin ndihme. Ndihmat ekonomike per te qene vertet te tilla nuk duhet te kene qellime te tjera. Duhet te jepen jo vetem duke perfshire qeverite e Vendeve te interesuara, por edhe aktoret ekonomike lokale dhe subjektet e shoqerise civile mbajtes te kultures, perfshire ketu dhe Kishat lokale. Programet e ndihmes duhet te marrin ne mase gjithnje e me te gjere karakteristikat e programeve te integruara dhe pjesemarrese nga poshte. Mbetet e vertete ne fakt qe resurset me te medha per t’u vleresuar ne Vendet qe duhen asistuar mbeten resurset njerezore: ky eshte kapitali autentik qe duhet zgjeruar per t’iu siguruar Vendeve me te varfera nje te ardhme te vertete autonome. Duhet kujtuar se ne fushen ekonomike, ndihma kryesore per te cilen kane nevoje Vendet ne Zhvillim eshte te lejohet dhe te favorizohet futja progresive e produkteve te tyre ne tregjet nderkombetare, duke bere te mundur keshtu pjesemarrjen e tyre të plote ne jeten ekonomike nderkombetare. Shume shpesh ne te shkuaren ndihmat kane sherbyer per te krijuar vetem tregje margjinale per produktet e ketyre Vendeve. Kjo ndodh shpesh per mungese te nje kerkese te vertete per keto produkte: eshte nderkaq e nevojshme te ndihmohen keto Vende per te permiresuar produktet e veta dhe per t’ia adaptuar me mire kerkesave. Gjithashtu disa shpesh kane patur frike konkurrencen e importit te produkteve, bujqesore normalisht te ardhura nga Vende ekonomikisht te varfera. Megjithate, duhet kujtuar se per keto Vende mundesia per te komercializuar keto produkte ka shume domethenie, shpesh garanton mbijetesen e tyre ne periudha te shkurtra apo te gjata. Nje tregti nderkombetare e drejte dhe e balancuar ne fushen bujqesore mund t’i sjelle te mira te gjitheve, si nga ana e ofertes ashtu dhe ne ate te kerkeses. Per kete arsye, jo vetem eshte e domosdoshme te orientohen ne treg keto produkte, por dhe te vendosen rregulla tregtare nderkombetare qe t’i mbeshtesin si dhe forcohen financimet per zhvillim per t’i bere me produktive keto ekonomi.

59. Bashkepunimi per zhvillim nuk duhet te kete te beje vetem me dimensionin ekonomik; ai duhet te behet nje rast i veçante takimi kulturor dhe njerezor. Nese subjektet e bashkepunimit te vendeve ekonomikisht te zhvilluara nuk mbajne parasysh, siç ndonjehere ndodh, identitetin e tyre kulturor krijuar nga vlera njerezore, nuk mund te vendosin asnje dialog te thelle me qytetaret e Vendeve te varfera. Nese keta te fundit nga ana e tyre hapen pa dallim kundrejt çdo propozimi kulturor, nuk jane ne gjendje te marrin persiper pergjegjesine e zhvillimit te tyre autentik. Shoqerite teknologjikisht te avancuara nuk duhet ta ngaterrojne zhvillimin e tyre teknologjik me nje superioritet kulturor te supozuar, por duhet te zbulojne ne vetvete vertute ndonjehere te harruara te cilat i kane bere te lulezojne pergjate historise. Shoqerite ne rritje duhet te mbeten besnike kundrejt asaj qe eshte vertet njerezore ne traditat e tyre, duke evituar qe te mbivendosin ne mënyre automatike mekanizmat e qyteterimit teknologjik te globalizuar.. Ne te gjitha kulturat ka konvergjenca etike te veçanta dhe te shumellojshme, shprehje e se njejtes natyre njerezore, e dashur nga Krijuesi dhe qe dija etike e njerezimit e quan ligj natyror. Nje ligj i tille moral universal eshte nje baze e qendrueshme për çdo dialog kulturor, fetar a politik dhe i lejon keshtu pluralizmit shumeformesh te kulturave te ndryshme te mos shkeputet nga kerkimi i zakonshem i se vertetes, i se mires dhe Hyut. Aderimi tek ky ligj i shkruar ne zemra eshte kushti paraprak i çdo bashkepunimi social konstruktiv. Ne te gjitha kulturat ekzistojne rendesa nga te cilat duhet çliruar, hije nga te cilat duhet larguar. Besimi kristian qe misherohet ne kulturat duke i kapercyer, mund t’i ndihmoje te rriten ne bashkejetese dhe ne solidaritet universal ne avantazh te zhvillimit komunitar e planetar.

60. Ne kerkimin e zgjidhjeve te krizes ekonomike aktuale, ndihma per zhvillimin e vendeve te varfera duhet te konsiderohet si nje instrument i vertete i krijimit te pasurise per te gjithe. Cili projekt ndihme mund te hape perspektiven e nje rritjeje me vlere kaq domethenese — edhe te ekonomise botërore — se mbeshtetja kundrejt popullatave te cilat gjenden ne nje faze fillestare apo pak te avancuar te procesit te tyre te zhvillimit ekonomik? Ne kete perspektive Shtetet ekonomikisht me te zhvilluara do te bejne te pamunderen per te destinuar kuota me te medha te produktit te tyre te brendshem ne ndihmat per zhvillim duke respektuar keshtu angazhimet te cilat jane marre ne nivel komuniteti nderkombetar. Do te mund ta bejne edhe duke ripare politikat e asistences dhe solidaritetit social ne brendesi te tyre, dhe aplikuar principin e mbeshtetjes dhe krijuar sistemet e asistences sociale me mire te integruara permes pjesemarrjes aktive te subjekteve private dhe te shoqerise civile. Ne kete menyre eshte e mundur deri dhe te permiresohen sherbimet sociale dhe te asistences dhe ne te njejten kohe te kursehen resurset duke eliminuar shkaperderdhjet e parave dhe te ardhurat abuzive per t’ia destinuar solidaritetit nderkombetar. Nje sistem i solidaritetit social me organik dhe pjesemarrje me te gjere, me pak burokratik por jo me pak i koordinuar, do te lejonte te merrnin vlere shume energji sot te fjetura ne avantazh edhe te solidaritetit mes popujve.

Nje mundesi ndihme per zhvillimin mund te rrjedhe nga aplikimi me efikasitet i se ashtuquajtures ndihme fiskale qe do t’i lejonte qytetaret te vendosnin mbi qellimin e kuotave te taksave te tyre derdhur ne Shtet. Duke evituar degjenerime te veçanta kjo mund te perbeje nje ndihme per te stimuluar format e solidaritetit social nga poshte, me benefice te natyrshme edhe persa i perket solidaritetit per zhvillim.

61. Nje solidaritet me i gjere ne nivel nderkombëtar shprehet para se gjithash ne vazhdimin e promovimit edhe ne kushte krize ekonomike te nje aksesi me te madh ne edukim, i cili nga ana tjeter eshte kusht thelbësor per efikasitetin e vete bashkëpunimit nderkombetar. Me termin “edukim” nuk i referohesh vetem arsimimit apo formimit per pune, te dyja faktore te rendesishem zhvillimi, por formimit të plote te personit. Ne ketë kuader nënvizohet nje aspekt problematik: per te edukuar duhet te dime se cili eshte personi njerëzor, te njohesh natyren e tij. Afirmimi i nje vizioni relativist te kësaj natyre nxjerr probleme serioze per edukimin, mbi te gjitha edukimin moral, duke cenuar shtrirjen ne nivel universal. Duke i leshuar pe këtij lloj relativizmi, te gjithe behen me te varfer me pasoja negative edhe mbi efikasitetin e ndihmes kundrejt popullatave me ne nevoje, te cilat nuk kane nevoje vetem per mjete ekonomike apo teknike, por edhe per rruge e mjete pedagogjike te cilat te ndihmojne personat ne realizimin e tyre te plote njerëzor.

Nje shembull i rendesise se këtij problemi na eshte ofruar nga fenomeni i turizmit nderkombetar, i cili mund te perbeje nje faktor te rendesishem te zhvillimit ekonomik dhe rritjes kulturore, por qe edhe mund te transformohet ne rast shfrytëzimi dhe degradimi moral. Situata aktuale ofron mundesi te veçanta qe aspektet ekonomike te zhvillimit, apo flukset e parave dhe lindja ne qendrat lokale e eksperiencave domethenese sipermarrese te arrijne te kombinohen me ato kulturore, dhe para se gjithash me aspektin edukativ. Ne shume raste kjo ndodh, por ne shume te tjera turizmi nderkombetar eshte ngjarje jo edukative si per turistin ashtu dhe popullsine lokale. Keto te fundit shpesh vihen perballe sjelljeve imorale apo edhe perverse si ne rastin e turizmit te ashtuquajtur seksual, ne te cilin sakrifikohen shume qenie njerezore deri edhe ato ne moshe te re. Eshte e dhimbshme te konstatohet se kjo shpesh ndodh me mbështetjen e qeverive lokale, me heshtjen e atyre vendeve nga vijne turistet dhe me bashkëpunimin e shume operatoreve te sektorit. Edhe kur nuk arrihet deri ne kete pike, turizmi nderkombetar jo pak here jetohet ne menyre konsumiste dhe edoniste, si evazion dhe me menyra organizative tipike te Vendeve prejardhese keshtu qe nuk favorizon nje takim te vertete mes personave dhe kulturave. Atehere duhet menduar per nje turizem te ndryshem te afte te promovoje nje njohje te vertete reciproke, pa i hequr hapesiren pushimit dhe zbavitjeve te shëndetshme: nje turizem i këtij lloji duhet te zgjerohet, fale nje bashkëpunimi me te ngushte me eksperiencat e kooperimit nderkombetar dhe sipërmarrjen per zhvillim.

62. Nje aspekt tjeter i cili meriton vëmendje, duke trajtuar zhvillimin njerëzor integral eshte fenomeni i migrimit. Eshte nje fenomen qe te ben përshtypje per numrin e madh te personave që përfshin, per problematikat sociale, ekonomike, politike, kulturore dhe fetare që ngre, per sfidat dramatike qe i ve komuniteteve kombetare dhe atij nderkombetar. Mund te themi se gjendemi perballe nje fenomeni social te natyres epokale që per tu përballur ashtu siç duhet kërkon nje politike te bashkëpunimit nderkombetar te forte largpamëse. Kjo politike zhvillohet duke u nisur nga nje bashkëpunim i ngushte mes Vendeve nga te cilat nisen emigrantet dhe Vendeve ku ata arrijne; shoqerohet nga norma te përshtatshme nderkombetare ne gjendje te harmonizojne asetet e ndryshme legjislative duke patur si perspektive mbrojtjen e kërkesave dhe te te drejtave te personave dhe familjeve te emigraruara, dhe ne te njejten kohe ato te shoqerive ne te cilat afrohen vete emigrantet. Asnje Vend i vetem nuk mund te jete ne gjendje te perballoje problemet e migrimit te kohërave te sotme. Te gjithe jemi deshmitare te ngarkeses se vuajtjes, kushteve te renda dhe te aspiratave qe shoqerojne flukset migruse. Fenomeni siç dihet eshte kompleks ne administrim, megjithatë mbete te qarte që punetoret e huaj pavarësisht veshtiresive te lidhura me integrimin e tyre sjellin me punen e tyre nje kontribut domethenes ne zhvillimin ekonomik te Vendit mikprites, perveç atij qe japin ne Vendin e origjines fale dërgesa financiare. Natyrisht keta punetore nuk mund te konsiderohen si mall apo thjesht force pune. Nuk duhet te trajtohen pra si çdo lloj tjeter faktori prodhues. Çdo emigrant eshte nje person njerëzor i cili si i tille posedon te drejtat thelbesore te patjetërsueshme te cilat duhen respektuar nga te gjithe dhe ne çdo situate.

63. Ne marrjen ne konsiderate te problemeve te zhvillimit nuk mund te mos vihet ne dukje lidhje direkte mes varferise dhe papunesise. Te varfrit ne shume raste jane rezultat i dhunimit te dinjitetit te punes njerezore, si per faktin se kufizohen mundesite (papunësia, punësimi i pjesshem) si dhe sepse zhvleftesohen « te drejtat qe rrjedhin prej saj, veçanerisht te drejten per nje pagese te drejte, sigurimin e punonjësit dhe te familjes se tij » . Per kete arsye me 10 maj te 2000, Paraardhesi im Gjon Pali II, kujtimi te cilit eshte i nderuar, me rastin e Jubileut te Punetoreve, beri nje thirrje per « nje koalicion botëror ne favor te punes se pranueshme (hijshme) » , duke inkurajuar strategjine e Organizates Nderkombetare te Punes. Ne kete menyre i jepte nje jehone te forte morale këtij objektivi, si aspirate e familjeve ne te gjitha Vendet e botes. Ç’fare do te thote fjala « hijeshi » aplikuar ne pune? Do te thote nje pune qe ne çdo shoqeri te jete shprehje e dinjitetit thelbësor te çdo burri dhe çdo gruaje: nje pune e zgjedhur lirisht, qe i lidh ne menyre efikase punetoret, gra e burra me zhvillimin e komunitetit te tyre; nje pune qe ne kete menyre ben qe punetoret te respektohen dhe te mos diskriminohen, nje pune qe i lejon te kënaqin nevojat e familjeve dhe te shkollojne femijet, pa qene e nevojshme qe keta te fundit te jene te detyruar te punojne; nje pune qe i lejon punonjësit te organizohen lirisht dhe te bejne qe te degjohet zeri i tyre; nje pune qe lejon nje hapesire te mjaftueshme per te rigjetur rrenjet e veta ne nivel personal, familjar dhe shpirtëror; nje pune qe t’iu siguroje punetoreve ne moshe pensioni nje jetese dinjitoze.

64. Duke reflektuar mbi temen e punes, eshte oportune edhe nje thirrje per kërkesat urgjente qe organizatat sindikale te punetoreve, gjithnjë te inkurajuara dhe te mbështetura nga Kisha te hapen kundrejt perspektivave te reja qe dalin ne kuadrin e punes. Duke tejkaluar kufizimet e sindikatave te kategorise, organizatat sindikale jane te thirrura te marrin persiper problemet e reja te shoqërive tona: i referohem per shembull asaj bashkësie ceshtjesh te cilat studioze e shkencave sociale identifikojne ne konfliktin mes personit – punëtor dhe personit konsumator. Pa mbështetur domosdoshmerisht tezen e nje kalimi nga qendra e punëtorit ne qendren konsumatorit, duket se edhe ky eshte nje terren per eksperienca sindikale novatore. Konteksti global ne te cilin zhvillohet puna kërkon edhe qe organizatat sindikale kombetare, kryesisht te mbyllura ne mbrojtjen e interesave te anetareve te vet, te drejtojne shikimin edhe tek ata qe nuk jane regjistruar dhe ne veçanti drejt punetoreve ne Vendet ne zhvillim ku te drejtat sociale shpesh dhunohen. Mbrojtja e ketyre punetoreve e promovuar edhe permes iniciativave te përshtatshme kundrejt Vendeve te origjines, do t’i lejoje organizatave sindikale te vene ne dukje arsyet autentike etike dhe kulturore qe i kane lejuar atyre ne kontekste t ndryshme sociale dhe pune dhe te jene nje faktor vendimtar per zhvillim. Mbetet gjithnjë i vlefshem mesimi tradicional i Kishes qe propozon dallimin e roleve dhe funksioneve mes sindikates dhe politikes. Ky dallim do t’i lejoje organizatave sindikale te dallojne ne shoqerine civile fushen më te përshtatshme per veprimet e domosdoshme te mbrojtjes dhe promovimit ne boten e punes, mbi te gjitha ne favor te punetoreve te shfrytëzuar dhe jo te perfaqesuar kushtet hidhura te te cileve rezultojnë shpesh te injoruara nga syri i shkujdesur i shoqerise.

65. Me pas duhet qe financat si te tilla ne strukturat domosdoshmerisht te rinovuara dhe menyrat e funksionimit pas përdorimit te keq qe ka demtuar ekonomine reale, te kthehen ne nje instrument qe si qellim final te kete prodhimin me te mire te pasurise dhe zhvillimit. E gjithe ekonomia dhe e gjithe financa jo vetem disa segmente te tyre duhet si mjete te perdoren ne menyre etike ne menyre qe te krijojne kushtet e përshtatshme per zhvillimin e njerëzve dhe te popujve. Eshte natyrisht e dobishme dhe ne disa rrethana e domosdoshme t’i jepet jete iniciativave financiare ne te cilat dimensioni njerëzor te jete dominant. Por kjo nuk duhet te beje te harrohet qe i gjithe sistemi financiar duhet te finalizohet ne mbështetje te nje zhvillimi te vertete. Mbi te gjitha, duhet qe dëshira per te bere mire te mos i kundërvihet aftesise efektive per të prodhuar te mira. Operatoret e finances duhet te rizbulojne themelin vertet etik te aktivitetit të etyre per te mos abuzuar me ato instrumente te sofistikuara te cilet mund te sherbejne per te tradhtuar depozituesit.. Nje qellim i drejte, transparenca dhe kërkimi i rezultateve te mira perputhen dhe nuk duhet te ndahen asnjehere. Nese dashuria eshte inteligjente di te gjeje edhe menyrat per te vepruar sipas nje leverdie te drejte dhe largpamëse ashtu sic tregojne ne menyre domethenese shume eksperienca ne fushen e bashkëpunimit te kredive.

Si nje rregullim i sektorit ne menyre te tille qe te garantoje subjektet me te dobëta dhe te ndaloje spekulimet skandaloze, ashtu dhe eksperimentini i formave te reja te finances te destinuara per te favorizuar projekte zhvillimi, jane eksperienca pozitive qe duhen thelluar dhe inkurajuar, duke tërhequr vëmendjen mbi pergjegjesine e vete depozituesit. Edhe eksperienca e mikrofinances qe i thellon rrenjet e veta ne reflektim dhe ne veprat e humanisteve civile — mendoj mbi te gjitha per lindjen e Maleve te Meshires- duhet forcuar dhe rregulluar mbi te gjitha ne keto momente ku problemet financiare mund te behen dramatike per shume segmente ato me te prekshem te popullsise te cilet mbrohen nga risqet e fajdeve apo nga deshperimi. Subjektet me te dobëta duhen edukuar qe te nxjerrin nje avantazh real nga mikrokredite, duke dekurajuar ne kete menyre format e mundshme te shfrytëzimit ne keto dy kampe. Pasi edhe ne Vendet e pasura ekzistojne forma te reja varfërie, mikrofinanca mund te jape ndihma konkrete per krijimin e iniciativave dhe sektoreve te rinj ne favor te shtresave te dobëta te shoqerise edhe ne nje faze te varfërimit te mundshem te vete shoqerise.

66. Nderlidhja boterore ka bere qe te dale ne pah nje fuqi e re politike, ajo e konsumatorëve dhe shoqatave te tyre. Behet fjale per nje fenomen qe duhet thelluar dhe qe permban elemente pozitive qe duhen stimuluar por edhe eksese qe duhen evituar. Eshte mire qe personat te kuptojne qe te blesh eshte gjithnjë nje akt moral, perverse ekonomik. Ekziston pra nje pergjegjesi e sakte e konsumatorit qe shoqerohet me pergjegjesine e ndërmarrjes. Konsumatoret duhen edukuar vazhdimisht me rolin qe ushtrojne çdo dite dhe te cilin ata mund ta luajne duke respektuar principet morale, por pa reduktuar racionalitetin ekonomik te ndërlidhur me aktin e blerjes. Edhe ne fushen e blerjeve, pikërisht ne momente si keto qe po eksperimentohen aty ku fuqia blerëse mund te reduktohet dhe duhet konsumuar me me shume maturi, eshte e domosdoshme te pershkohen rruge te tjera si per shembull forma te kooperimit ne blerje si kooperativat e konsumit, aktive qe ne teteqinden edhe fale iniciativave te katolikeve. Eshte e dobishme gjithashtu te favorizohen forma te reja tregtimi te produkteve te prejardhura nga zona te prapambetura te planetit per te garantuar nje shpërblim te ndershem prodhuesve, me kusht qe te flitet vertet per nje treg transparent dhe prodhuesit te mos marrin vetem marzhet me te medha fitimi, por edhe nje formim profesional e teknologjik me te mire dhe se fundi te mos bashkohen me eksperienca ekonomike te tilla per zhvillimin e vizioneve ideologjike te fraksioneve. Urohet te ekzistoje nje rol me i rendesishem i konsumatorëve kur nuk manipulohen vete ata nga shoqata jo vertet perfaqesuese si faktor i demokracise ekonomike.

67. Perballe rritjes se panderprere te ndërvarjes boterore, ndjehet me force edhe ne pranine e nje recensioni po aq botëror, urgjenca e reformes si te organizates se Kombeve te Bashkuara ashtu dhe e arkitektures ekonomike e financiare nderkombetare, ne menyre te tille qe te mund t’i jape nje konkretizim normal konceptit te familjes se Kombeve. Kjo duket e domosdoshme pikërisht ne perspektiven e nje sistemi politik, juridik dhe ekonomik qe te rrise dhe orientoje bashkëpunimin nderkombetar drejt zhvillimit solidar te te gjithe popujve. Per administrimin e ekonomise boterore; per te sheruar ekonomite e goditura nga kriza per te parandaluar perkeqesimet e asaj vete dhe si rrjedhoje mungese me te madhe ekuilibri; per te realizuar nje çarmatim integral, sigurine ushqimore dhe paqen; per te garantuar mbrojtjen e ambientit dhe per te bere te rregullta flukset e emigranteve, kërkohet prania e nje Autoriteti te vertete politik botëror, ashtu siç eshte përvijuar nga Paraardhesi im, i Lumnueshmi Gjon XXIII. Nje Autoritet i tille duhet te rregullohet nga e drejta, duke iu përmbajtur ne menyre koherente principeve, ndihmes dhe solidaritetit, pershtatur per realizimin e se mires se perbashket, angazhuar ne realizimin e nje zhvillimi autentik njerëzor te frymëzuar nga vlerat e dashurise ne te verteten. Ky Autoritet duhet te njihet nga te gjithe, te gezoje nje fuqi efektive per t’i garantuar gjithsecilit sigurine, ruajtjen e drejtesise, respektimin e te drejtave. Natyrisht duhet te gezoje te drejten qe te respektohen nga te tjeret vendimet e saj ashtu si dhe masat e bashkerenduara ndermarre ne shume organizma nderkombetare. Ne mungese te kesaj ne fakt e drejta nderkombetare pavaresisht progresit te madh qe eshte bere ne shume fusha, do te rrezikonte te kushtezohej nga ekuilibret e forces mes me te forteve. Zhvillimi integral i popujve dhe bashkepunimi nderkombetar kerkojne krijimin e nje shkalle me te larte sistemi nderkombetar te tipit mbeshtetes per qeverine e globalizimit i afte qe te krijoje me se fundi nje sistem veprimi ne sistemin social konform sistemit moral dhe lidhjes mes sferes morale dhe sociale, mes politikes dhe sferes ekonomike e civile pervijuar tashme ne Statutin e Kombeve te Bashkuara.

68. Tema e zhvillimit te popujve eshte e lidhur nguashtesisht me ate te zhvillimit te çdo njeriu. Njeriu per vete natyren e tij eshte e prirur ne menyre dinamike kundrejt zhvillimit te vetvetes. Nuk behet fjale per nje zhvillim te garantuar nga mekanizma natyrore, pasi çdonjeri prej nesh e di se eshte ne gjendje te realizoje zgjidhje te lira dhe te përgjegjshme. Por as nuk behet fjale per nje zhvillim pre a kapricove tona, pasi te gjithe e dime se jemi dhurate dhe jo rezultat i autogjenerimit. Tek ne liria eshte e karakterizuar ne origjine nga qenia jone dhe nga kufizimet e saj. Askush nuk e mbrun ndërgjegjen e vet ne menyre arbitrare, por te gjithe ndertojne “unin” e vet ne bazë te nje “nese” qe na eshte dhene. Jo vetem te tjeret nuk jane te gatshem por edhe ne vete nuk jemi kundrejt vetvetes. Zhvillimi personit degradohet, nese ai pretendon te jete prodhuesi i vetëm i vetvetes. Ne menyre analoge zhvillimi i popujve degjeneron nese njerezimi mendon se mund te rikrijohet duke perdorur “mrekullite” e teknologjise. Ashtu sikurse zhvillimi ekonomik rezulton fallto dhe i demshem nese i besohet “mrekullive” te finances per te mbështetur rritje jo natyrore dhe konsumiste. Perballe këtij pretendimi prometheik, duhet te forcojme dashurine per nje liri jo arbitrare, por te kthyer ne dashuri njerezore te vertete nga njohja e se mires qe e paraprin. Per kete qellim duhet qe njeriu te rogjeje vetveten per te njohur normat thelbesore te ligjit moral natyror që Hyu ka shkruar ne zemren e tij.

69. Problemi i zhvillimit sot eshte ngushtësisht i lidhur me progresin teknologjik, me aplikimet e mahnitshme ne fushen biologjike. Teknika- eshte mire ta theksojme- esht enje fakt thellësisht njerëzor, lidhur me autonomine dhe lirine e njeriut. Ne teknike shprehet dhe konfirmohet zotërimi i shpirtit mbi materien. Shpirti, « i cili behet keshtu “me pak skllav i gjerave (sendeve) mundet lehtësisht te ngjitet ne adhurim dhe kundrim te Krijuesit” » . Teknika lejon qe te dominohet materia, te reduktohen rreziqet, te kursehet lodhja, te permiresohen kushtet e jetes. Ajo i pergjigjet se njejtes thirrje te punes njerezore: ne teknike, pare si veper e gjenise se tij, njeriu njeh vetveten dhe realizon qenien e tij njerezore. Teknika eshte aspekti objektiv i veprimit njerezor, origjina e te cilit dhe arsyeja e qenies qendron ne elementin subjektiv: njeriu qe vepron. Per kete teknika nuk eshte asnjehere vetem teknike. Ajo manifeston njeriun dhe aspiratat e tij per zhvillim, shpreh tensionin e shpirtit njerëzor ne kalimin gradual te disa kushtëzimeve materiale. Nderkaq teknika hyn ne mandatin per te “kultivuar dhe ruajtur token” që Hyu i a ka besuar njeriut dhe orientohet drejt forcimit te asaj aleance mes qenies njerezore dhe ambientit e cila duhet te jete pasqyre e dashurise krijuese te Hyut..

70. Zhvillimi teknologjik mund te na krijoje idene e e vetemjaftueshmerise se teknikes kur njeriu duke pyetur vetveten vetem mbi c’fare, nuk merr ne konsiderate te gjitha ato përse nga te cilat shtyhet për të vepruar. Dhe për ketë arsye teknika merr nje pamje te dyshimte. Lindur ne krijimtarine njerezore si instrument i lirise se njeriut, ajo mund te kuptohet si element i lirise absolute, te asaj lirie qe deshiron te perjashtoje kufijte qe gjerat mbartin ne vetvete. Procesi i globalizimit mund te zevendesoje ideologjite me tekniken, e cila eshte bere ne vetvete nje fuqi ideologjike dhe qe do ta ekspozonte njerezimin kundrejt rrezikut te gjendej i mbyllur brenda nje a priori nga e cila nuk do te mund te dilte per te takuar vetveten dhe te verteten. Ne kete rast ne te gjithe do te njohim, do te vleresojme dhe do te vendosim situatat e jetes sone nga brendia e nje horizonti kulturor teknokratik te cilit i përkasim nga ana strukturore, ma mundur te gjejme ndonjehere nje drejtim apo kuptim që te mos jete i prodhuar prej nesh. Ky vizion e ben sot aq te forte mentalitetin teknicien sa ben qe te koincidojne e vërteta me faktin. Por kur i vetmi kriter i se vertetes eshte efikasitetit dhe dobia, zhvillimi mohohet automatikisht. Ne fakt zhvillimi i vertete nuk konsiston fillimisht ne bërjen e gjerave. Çelësi i zhvillimit është inteligjenca e aftë te mendoje teknikën dhe te kuptojë qëllimin krejtësisht njerëzor të sjelljes së njeriut, në horizontin e njeriut të marrë në gjithësinë e qenies së tij. Edhe kur vepron permes nje sateliti apo nje impulsi elektronik ne distance, veprimi tij mbetet gjithnjë njerëzor, shprehje e pergjegjshmërisë së përgjegjshme. Teknika e tërheq fort njeriun pasi e nxjerr nga kufizimet fizike dhe zgjeron horizontin. Por liria njerëzore është pikërisht vetvetja vetëm kur i përgjigjet joshjes, magjise se teknikës me vendime te cilat janë fryt i përgjegjësisë morale. Që këtej urgjenca për një formim përgjegjësie etike në përdorimin e teknikës. Duke u nisur nga magjia , joshja e teknikës kundrejt qenies njerezore, duhet te rifitohet kuptimi i lirisë së vertete, i cili nuk qendron ne dalldine e një autonomie të plotë, por në përgjigjen kundrejt thirrjes së qenies, duke filluar nga qenia që jemi vetë ne.

71. Ky devijim i mundshëm i mentalitetit teknik nga shtrati i tij njerëzor i origjinës është sot i dukshëm në fenomenet e teknicizmit si në ato të zhvillimit ashtu dhe në ato të paqes. Shpesh zhvillimi i popujve eshte konsideruar nje problem i inxhinierisë financiare, e hapjes kundrejt tregjeve, e heqjes së taksave doganore, te investimeve prodhuese, të reformave institucionale, si përfundim një problem vetëm teknik. Të gjitha këto fusha janë shumë të rëndësishme, por duhet pyetur vetvetja përse zgjedhjet e tipit teknik deri më tani kanë funksionuar vetëm relativisht. Arsyeja duhet kërkuar më në thellësi. Zhvillimi nuk do të jetë asnjëhere i garantuar plotësisht nga forca në njëfarë menyre automatike dhe pavetore, qofshin keto te treguat apo ato te politikes ndërkombetare. Zhvillimi eshte i pamundur pa njerëz të drejtë, pa operatore ekonomike e politikanë të cilët të jetojnë me forcë në ndërgjegjet e tyre thirrjen për të mirën e përbashkët. Jane të domosdoshme si përgatitja profesionale ashtu dhe koherenca morale. Kur predominon absolutizimi i teknikës realizohet nje rrëmujë mes qëllimeve dhe mjeteve, sipermarrësi do të konsideroje si të vetmin kriter veprimi përfitimin maksimal nga prodhimi; politikani konsolidimin e pushtetit; shkencëtari rezultatin e zbulimeve të tij. Ndodh kështu dhe shpesh te fshehura nen rrjetin e raporteve ekonomike, financiare apo politike mbeten keqkuptime, padrejtësi vuajtje; flukset e njohurive teknike shumëzohen por në dobi të pronarëve të tyre, ndërsa situata reale e popullatave që jetojnë nën këtë nivel dhe që gati gjithnjë nuk është në dijeni të këtyre flukseve mbetet pandryshuar pa mundësi reale emancipimi.

72. Ndonjehere edhe paqja rrezikon te konsiderohet si nje produkt teknik, fryt i vetem i marrëveshjeve mes qeverive apo e iniciativave te ndërmarra per te siguruar ndihma ekonomike efikase. Èshte e vertete qe ndertimi i paqes kërkon thurjen konstante te kontakteve diplomatike, te shkëmbimeve ekonomike dhe teknologjike, te takimeve kulturore, te marrëveshjeve mbi projekte te perbashketa si dhe marrja persiper e angazhimeve te bashkendara per ti vene fre kercenimeve te tipit luftarak dhe per te shkulur ne rrenje tentativat e herëpashershme terroriste. Megjithate qe përpjekje te tilla te mund te prodhojne efekte te qëndrueshme eshte e nevojshme qe të mbështeten ne vlerat e rrënjosura ne te verteten e jetes. Duhet pra te degjohet zeri dhe te shihen situatat e popullatave te interesuara per te interpretuar ne menyre te përshtatshme pritjet. Duhet te vihemi si te thuash ne nje përpjekje anonime te vazhdueshme te shume personave te angazhuara fort ne promovimin e takimit mes popujve dhe per te favorizuar zhvillimin duke u nisur nga dashuria dhe mirëkuptimi reciprok. Nder keta persona ka dhe besimtare kristiane te perfshire ne detyren e madhe per ti dhene zhvillimit dhe paqes nje kuptim plotësisht njerëzor..


73. Rritja e pamase e mjeteve te komunikimit social eshte e lidhur me zhvillimin teknologjik. Tashme eshte gati e pamundur te imagjinohet ekzistenca e familjes njerezore pa to. Në te mire dhe ne te keq jane aq te trupëzuar ne jeten e botes mbare saqe duket vertet absurd pozicioni i atyre qe mbështesin neutralitetin, duke kërkuar si shpagim si rrjedhoje autonomine kundrejt moralit qe prek njerëzit. Shpesh perspektiva te tilla te cilat emfatizojne natyren ngushtësisht teknike te mediave, favorizojne ne fakt nënshtrimin e tyre kundrejt llogaritjeve ekonomike, me qëllimin e vetem per te dominuar tregjet dhe jo si deshire te fundit te imponojne parametra kulturore funksionale per projekte pushteti ideologjik e politik. Duke patur parasysh rendesine thelbesore te tyre ne percaktimin e ndryshimeve ne menyren e perceptimin dhe njohjes se realitetit dhe te vete njeriut , behet i domosdoshem nje reflektim i vemendshem mbi influencen e tyre veçanerisht kundrejt dimensionit etik kulturor te globalizimit dhe zhvillimit, kuptimin dhe finalizimin e mediave kërkohen ne bazat antropologjike. Kjo do te thote se ata mund te behen rast humanizmi jo vetem kur fale zhvillimit teknologjik ofrojne mundesi me te medha komunikimi dhe informacioni, por mbi te gjitha kur jane organizuar dhe orientuar nen driten e imazhit te njeriut dhe te se mires se perbashket e cila duhet te pasqyroje vlerat universale. Mjetet e komunikimit social nuk favorizojne lirine dhe as globalizojne zhvillimin dhe demokracine per te gjithe, thjesht sepse shumezojne mundesine e ndërlidhjes dhe qarkullimit te ideve. Per te arritur objektiva te tilla duhet qe ata te jene te përqendruar ne promovimin e dinjitetit te personave dhe popujve, te jene shprehimisht te nxitur nga dashuria dhe te jene vene ne sherbim te se vertetes, te se mires dhe te vellazerimit natyror dhe mbi natyror. Ne fakt tek njerezimi liria eshte ngushtësisht e lidhur me keto vlera te larta. Mediat mund te perbejne nje ndihme te vlefshme per te rritur bashkimin e familjes njerezore dhe ethos-in e shoqerise, kur behen instrumenta te promovimit te pjesëmarrjes universale ne kërkimet e perbashketa te asaj çka eshte e drejte.

74. Fusha primare dhe thelbesore e luftes kulturore mes absolutizmit te teknikes dhe pergjegjesise morale te njeriut është sot ajo e bioetikës, ne te cilën vihet ne loje ne mënyre rrenjesore vete mundesia e nje zhvillimi njerëzor integral. Behet fjale per nje aspekt shume delikat dhe vendimtar kur po del ne sipërfaqe me force dramatike çështja thelbesore: nese njeriu eshte produkt i vetvetes apo se ai varet nga Hyu. Zbulimet shkencore ne kete fushe dhe mundesite per ndërhyrje teknike duket aq shume te avancuara sa te imponojne zgjedhjen mes dy nacionaliteteve: ate te arsyes se hapur kundrejt trashendences apo ate te arsyes se mbyllur kundrejt imanentes. Gjendemi përpara nje alternative, ultimatumi vendimtar. Racionaliteti sjelljes teknike e përqendruar ne vetvete po tregohet jo racional pasi sjell nje refuzim te vendosur te kuptimit dhe vleres. Jo rastësisht mbyllja kundrejt trashendences perballet me veshtiresine e te menduarit se nga hici ka lindur qenia njerezore e se nga rastësia ka lindur inteligjenca. Perballe ketyre problemeve dramatike, arsyeja dhe besimi ndihmojne reciprokisht njera tjetren. Vetem se bashku do ta shpetojne njeriun. Arsyeja pa besimin e tërhequr nga sjellja e thjeshte teknike eshte e destinuar te humbase ne iluzionin e plotfuqishmerise se vet. Besimi pa arsyen rrezikon zvjerdhjen (largimin) e njerëzve nga jeta konkrete..

75. Papa Pali i VI e kishte njohur dhe treguar horizontin botëror te çeshtjes sociale. Duke e ndjekur ne kete rruge, sot duhet te theksojme se çeshtja sociale eshte kthyer rrenjesisht ne nje çeshtje antropologjike, ne sensin se ajo perfshin, përmbledh vete menyren jo vetem te te konceptuarit por edhe te manipulimit te jetes, e cila gjithnjë e me teper eshte vene nga bioteknologjite ne duart e njeriut. Fekondimi in vitro, kërkimet mbi embrionin, mundesia e klonimit dhe krijimit te hibrideve njerezore lindin dhe promovohen ne kulturen aktuale te zhgënjimit total qe beson se ka zbuluar çdo mister, pasi tashme kemi arritur ne rrenjen e jetes. Ketu absolutizmi i teknikes gjen shprehjen e tij me të lartë. Në këtë tip kulture ndergjegja është thirrur vetëm për te qenë në dijeni të një mundësie teknike te thjeshte. Megjithatë nuk mund të minimizohen skenarët shqetësues per te ardhmen e njeriut dhe instrumentat e rinj të fuqishëm që « kultura e vdekjes » ka ne dispozicion. Plagës tragjike të përhaur të abortit mund t’i shtohet në te ardhmen, por eshte tashme ne menyre të genjeshtert ne (in nuce?) veprim, një planifikim sistematik eugjenetik i lindjeve. Në anën e kundërt po merr rrugë një mentalitet mbi eutanazine, manifestim jo më pak abuziv të dominimit mbi jetën e cila në disa kushte konsiderohet jo më si e denjë për tu jetuar. Pas këtyre skenarëve qëndrojnë pozicione kulturore të cilat mohojnë dinjitetin njerëzor. Këto praktika nga ana e tyre janë të destinuara të ushqejne një koncept material mekanik te jetës njerëzore. E kush mund të masë efektet negative të një mentaliteti të tillë mbi zhvillimin? Si mund të habitemi për indiferencën e situatave njerëzore të degradimit, nëse indiferenca karakterizon deri dhe qëndrimin tonë kundrejt asaj që është njerëzore dhe që nuk është? Të habit mënyra arbitrare selektive të asaj çka sot propozohet si e denjë për respekt. Të gatshëm për tu skandalizuar për gjëra sekondare, anësore, shumë duket se i tolerojnë padrejtësitë e padëgjuara. Ndërsa të varfrit e botës trokasin akoma në dyert e kamjes, bota e pasur rrezikon të mos i dëgjojë më këto trokitje në portën e vet si pasojë e një ndërgjegjeje tashmë të paaftë të njohë çka është njerëzore. Hyu i zbulon njeriun njeriut, arsyeja dhe besimi bashkëpunojnë për t’i treguar të mirën vetëm nëse ai do ta shohë; ligji natyror në të cilin shkëlqen Arsyeja krijuese, tregon madhështinë e njeriut, por edhe mjerimin e tij kur ai nuk e njeh thirrjen e së vërtetës morale.

76. Një nga aspektet e shpirtit modern teknik shihet në prirjen për t’i konsideruar problemet dhe lëvizjet me jetën e brendshme vetëm nga një pikëpamje psikologjike, deri në reduktimin neurologjik. Brendësia e njeriut zbrazet në këtë mënyre dhe ndërgjegjësimi i konsistencës ontologjike të shpirtit njerëzor me thellësitë që Shenjtërit kanë ditur të rrëmojnë, humbet në mënyrë progresive. Problemi i zhvillimit është ngushtësisht i lidhur edhe me konceptimin tonë për shpirtin e njeriut, nga çasti që uni ynë reduktohet shpesh me psiqikën dhe mirëqënia e shpirtit ngatërrohet shpesh me mirëqënien motive. Këto reduktime kanë në bazën e tyre një moskuptim të thellë të jetës shpirtërore dhe çojnë drejt mosnjohjes që zhvillimi i njeriut dhe popujve varet edhe nga zgjidhja e problemeve të karakterit shpirtëror. Zhvillimi duhet të përfshijë një rritje shpirtërore përtej asaj materiale, pasi qenia njerëzore është një « unitet i shpirtit dhe trupit » , lindur nga dashuria krijuese e Hyut dhe e destinuar të jetojë përjetësisht. Qënia njerëzore zhvillohet kur rritet në shpirt, kur shpirti i tij njeh vetveten dhe të vërtetën që Hyu ka rrënjosur, kur dialogun me vetveten dhe Krijuesin e tij. Larg Hyut njeriu nuk është i qetë dhe është i sëmurë. Tjetërsimi social dhe psikologjik dhe neurozat që karakterizojnë shoqëritë e pasura largojnë edhe shkaqet shpirtërore. Një shoqëri e mirëqënies, e zhvilluar materialisht, por ndrydhëse shtypëse për shpirtin, nuk është në vetvete e orientuar drejt zhvillimit autentik. Format e reja të skllavërisë së drogës dhe dëshpërimit në të cilat bien shumë persona gjejnë një shpjegim jo vetëm sociologjik dhe psikologjik, por thelbësisht shpirtëror. Boshllëku në të cilin shpirti ndjehet i braktisur edhe pse në prani të shume terapive për trupin dhe psikiken, prodhon vuajtje. Nuk ka zhvillim të plotë dhe të mirë të përbashkët universale pa të mirën shpirtërore dhe morale të personave të marra në konsideratë në tërësinë e tyre shpirt e trup.

77. Absolutizimi i i teknikës priret te prodhojë një paaftësi perceptimi të asaj që nuk shpjegohet me natyrën e thjeshtë të materies. Megjithatë të gjithë njerëzit eksperimentojnë aspektet e shumtë jo materiale dhe shpirtërore te jetës së tyre. Të njohësh nuk është një akt vetëm material pasi e njohura fsheh gjithnjë diçka që shkon përtej të dhënave empirike. Çdo njohje e jona edhe më e thjeshta është gjithnjë një mrekulli e vogël pasi nuk shpjegohet asnjëhere plotësisht me instrumentat materiale që përdorim. Në çdo të vërtetë ka më shumë se ne vetë do të kishim pritur, në dashurinë që marrim ka gjithnjë diçka që na befason. Nuk duhet të pushojmë asnjëherë së befasuari përpara këtyre mrekullive. Në çdo njohje dhe në çdo akt dashurie shpirti i njeriut eksperimenton një « diçka më shumë » që i ngjason shumë një dhurate të marrë, një lartësie në të cilën ndjehemi të ngritur. Edhe zhvillimi njeriut dhe i popujve vihet në një lartësi të tillë nëse marrim në konsideratë dimensionin shpirtëror që duhet të shoqërojë domosdoshmërisht këtë zhvillim në mënyrë që ai të jetë autentik. Ai kërkon sy të rinj dhe një zemër të re në gjendje të tejkalojnë vizionin materialist të ngjarjeve njerëzore dhe të parandjejë në këtë zhvillim një diçka “përtej” që teknika nuk mund ta japë. Në këtë rrugë do të jetë e mundur të vazhdohet ai zhvillim njerëzor integral i cili e ka kriterin e tij orientues ne forcën shtytëse të dashurisë në të vërtetën.

PËRFUNDIM

78. Pa Hyun njeriu nuk di ku të shkojë dhe as nuk arrin të kuptojë se kush është ai. Përballë problemeve të mëdha të zhvillimit të popujve të cilët gati shtyhen drejt dëshpërimit dhe kapitullimit, na vjen ne ndihmë fjala e Zotit tone Jezu Krishtit që na bën të përgjegjshëm: « Pa mua nuk mund të bëni asgjë » dhe na inkurajon: « Unë jam me ju çdo ditë, deri në fund të botës ». Përballë gjerësisë së punës që duhet bërë mbështetëmi nga besimi në praninë e Hyut pranë atyre që bashkohen në emer të tij dhe punojnë për drejtesi. Papa Pali VI në Enciklikën e tij Populorum progressio na ka kujtuar se njeriu nuk është në gjendje të administrojë i vetëm zhvillimin e tij, pasi nuk mund të krijojë nga vetvetja një humanizëm të vërtetë.. Vetëm nëse mendojmë se jemi të thirrur si persona në vetë apo si komunitet për të bërë pjesë në Familjen e Hyut si bij të tij, do të jemi edhe në gjendje të prodhojmë një mendim të ri dhe të shprehim energji të reja në shërbim të një ndjenje njerëzore integrale. Forca më e madhe në shërbim të zhvillimit është pra një ndjenjë njerëzore kristiane që të rigjallërojë dashurinë dhe të drejtohet nga e vërteta, duke e pranuar njerën dhe tjetrën si një dhuratë e përhershme e Hyut. Gatishmëria kundrejt Hyut hap gatishmërinë kundrejt vëllezërve dhe drejt një jetë të kuptuar si detyre solidare dhe të gëzueshme. Përkundrazi mbyllja ideologjike kundrejt Hyut dhe ateizmi i indiferencës që e harrojnë Krijuesin dhe rrezikojnë të harrojnë edhe vlerat njerëzore, paraqiten sot ndër pengesat më të mëdha drejt zhvillimit. Njerëzimi që përjashton Hyun është një njerëzim jo njerëzor. Vetëm një njerëzim i hapur drej Absolutes mund të na udhëheqë në promovimin dhe realizimin e formave të jetës sociale dhe civile – në kuadrin e strukturave, institucioneve, etnosit – duke na mbrojtur nga rreziku i të rënit pre e modave të momentit. Është ndergjegjesimi për dashurinë e pashkatërrueshme të Hyut që na mbështet ne angazhimin e lodhshëm dhe ekzaltues për drejtesinë, për zhvillimin e popujve, mes sukseve dhe jo sukseseve, në ndjekjen e pandalur të rregullave të drejta për gjërat njerëzore. Dashuria për Hyun na thërret të dalim nga ajo që është e kufizuar dhe jo përfundimtare, na jep kurajo për të vepruar dhe vazhduar në kërkimin e së mirës për të gjithë, edhe pse nuk realizohet menjëherë, edhe pse ajo që arrijmë të realizojmë ne dhe autoritetet politike dhe operatorët ekonomikë është gjithnjë më pak se ajo që aspirojmë të kryejmë. Hyu na jep forcën për të luftuar dhe vuajtur për dashurinë e së mirës së përbashkët, pasi Ai është Gjithshka e jona, shpresa jonë më e madhe..

79. Zhvillimi ka nevojë për kristianë me krahet e ngritur drejt Hyut në shenjë lutjeje, kristianë të cilët veprojnë të ndërgjegjshëm se dashuria plot me të vërtetën, caritas in veritate, nga ku vazhdon zhvillimi autentik,, nuk prodhohet prej nesh por ne na dhurohet. Për këtë arsye edhe në momentet më të vështira dhe komplekse, përveçse te veprohet me ndërgjegje, duhet mbi të gjitha t’i referohemi dashurisë së tij. Zhvillimi përfshin vëmendjen kundrejt jetës shpirtërore, një marrje serioze në konsideratë e eksperiencave të besimit në Hyun, e vellazërimit shpirtëror në Krishtin, e besimit të vetvetes në Provaninë dhe Mëshirën hyjnore, të dashurisë dhe faljes, të heqjes dorë nga vetvetja dhe e pritjes së të afërmit, të paqes dhe drejtësisë. E gjitha kjo është e domosdoshme për të transformuar « zemrat prej guri » ne « zemra prej mishi » , për ta bërë atë « hyjnore » pra më të denjë për njeriun dhe jetën mbi tokë. E gjitha kjo është e njeriut pasi njeriu është subjekt i ekzistencës së tij dhe se bashku me Hyun pasi Hyu është në fillimet dhe mbarimet e gjithçkaje që vlen dhe shëlbon.: « Bota, jeta, vdekja, e tashmja, e ardhmja: gjithçka është e juaja! Por ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Hyut ». Dëshira e kristianit është që e gjithë familja njerëzore të mund të kërkojë Hyun si « Ati ynë! ». Së bashku me Birin e vetëm të gjithë njerëzit të mund të mësojnë t’i luten Atit dhe t’i kërkojnë Atij me fjalët që vetë Jezu Krishti na ka mësuar, të dijnë ta shenjtërojnë sipas vullnetit të Tij dhe pastaj të kenë bukën e përditshme të domosdoshme, kuptimin dhe zemergjeresinë kundrejt borxhlinjve, të mos vihen shumë në provë dhe të çlirohen nga çdo e keqe.

Në përfundim të Viti të Shën Palit më pëlqen të shpreh këte urim me vetë fjalët e Apostullit në Letrën dërguar Romanëve: “Dashuria le të jetë e çiltër. Ikuni me urrejtje veprave të këqija e ndiqni veprat e mira! Duajeni njëri‑tjetrin me dashuri vëllazërore! Prijini njëri‑tjetrit duke nderuar shokun më parë e më tepër!” . Që Shenjtja Mari, e shpallur nga Papa Pali VI Mater Ecclesiae (Nena e Kishes) edhe nderuar nga populli kristian si Speculum iustitiae e Regina pacis, të na mbrojë dhe të japë me ndërhyrjen e ndihmën e saj, forcën, shpresën, gëzimin të domosdoshme për të vazhduar dhe angazhuar me zemërgjeresi në realizimin e « zhvillimit të të gjithë njeriut dhe të të gjithë njerëzve».

Mbajtur në Romë pranë Shën Pjetrit më 29 qershor, festë solemne e Shenjtërve Apostuj Pjeter e Pal në vitin 2009, viti i pestë i Papatit tim.

Enciklikën e Atit të Shenjtë, e përktheu në shqip, posaçërisht për gazetën “55”, Silva Ashta

jesus-3476251_1280

JEZU KRISHTI (Katekizmi i Kishës Katolike 441-455)

fig03face5mos

Humanae Vitae (Papa Pali VI)