in

O Zot, sot vij te zemra jote e butë (Papa Leoni XIV)

O Zot, sot vij te zemra jote e butë: tek ti, që ke fjalë, të cilat ma përflakin zemrën, tek ti, që derdh dhembshuri mbi të vegjlit dhe të varfrit, mbi të vuajturit dhe mbi të gjitha mjerimet njerëzore.

Dua të të njoh më mirë, të të kundroj në Ungjill, të jem me ty dhe të mësoj prej teje dhe prej bamirësisë, me të cilën lejove të prekesh nga çdo formë varfërie.

Na dëshmove dashurinë e Atit, duke na dashur pa masë me zemrën tënde, hyjnore dhe njerëzore. Jepu të gjithë bijve të tu hirin e takimit me ty. Ndryshoji, palzmoji dhe transformoi planet tona, që të të kërkojmë vetëm ty, në çdo rrethanë: në lutje, në punë, në takime dhe në rutinën tonë të përditshme.

Nga ky takim, na dërgo në mision: në një mision dhembshurie për botën, ku ti je burimi, nga i cili rrjedh çdo ngushëllim.

Amen
Papa Leoni XIV

3. Si mund të jetë i arsyeshëm formulimi i mësimit të krishterë një natyrë në tre persona dhe tre persona në një natyrë?

jesus-ge33e9027d_1280

Këshilla sigurie për të konvertuarit nga Islami në Katolicizëm