in

Lutje e Thjeshtë (Shën Françesku i Asizit)

sanfrancesco-cimabue
wikimedia

O Zot, më bëj një vegël të Paqes Tënde:

Ku ka urrejtje, më bëj të sjell Dashurinë.
Ku ka fyerje, më bëj të sjell Faljen.
Ku ka përçarje, më bëj të sjell Bashkimin.
Ku ka dyshim, më bëj të sjell Besimin.
Ku ka gabim, më bëj të sjell të Vërtetën.
Ku ka dëshpërim, më bëj të sjell Shpresën.
Ku ka trishtim, më bëj të sjell Gëzimin.
Ku ka errësirë, më bëj të sjell Dritën.

O Mësues, bëj që të mos kërkoj aq shumë:

të ngushëllohem, sa të ngushëlloj.
të kuptohem, sa të kuptoj.
të më duan, sa të dua.

Sepse:

Duke dhënë, marrim;
duke falur, falemi;
duke vdekur, ringjallemi në Jetën e Përjetshme.

Shën Françesku i Asizit

albero-di-natale-bing

Kuptimi i Krishterë i Pemës së Krishtlindjes

praying-5102774_1280

Lutjet e krishtera (Kisha Katolike)