in

Ty, o i lumturi Shën Jozef (Leoni XIII)

512px-Guido_Reni_-_St_Joseph_with_the_Infant_Jesus_-_WGA19304
Guido Reni, Public domain, via Wikimedia Commons

Ty, o i lumturi Shën Jozef, të drejtohemi të shtrënguar nga mundimet dhe, plot besim, kërkojmë mbrojtjen tënde, pas asaj të Bashkëshortes sate të Shenjtë.

Për atë lidhje të shenjtë dashurie që të bashkoi me Virgjërën e Papërlyer, Nënën e Hyjit, dhe për dashurinë atërore që i kushtove fëmijës Jezus, të lutemi, shiko me sy dashamirës trashëgiminë e çmuar që Jezu Krishti e fitoi me Gjakun e vet dhe, me fuqinë dhe ndihmën tënde, eja në ndihmë të nevojave tona!

Mbroje, o Kujdestar i kujdesshëm i Familjes hyjnore, pasardhjen e zgjedhur të Jezu Krishtit; largo prej nesh, o Atë shumë i dashur, murtajën e gabimeve dhe të veseve që e helmojnë botën; na ndihmo me mirësi nga Qielli në këtë luftë kundër fuqisë së errësirës, o Mbrojtësi ynë shumë i fuqishëm; dhe, ashtu si dikur e shpëtove nga vdekja jetën e kërcënuar të Fëmijës Jezus, po kështu tani mbroje Kishën e Shenjtë të Hyjit nga kurthet armiqësore dhe nga çdo fatkeqësi; dhe shtrije mbi secilin prej nesh mbrojtjen tënde të vazhdueshme, që, me shembullin tënd dhe me ndihmën tënde, të mund të jetojmë me virtyt, të vdesim me devotshmëri dhe të arrijmë lumturinë e amshuar në Qiell.

Amen.

Lutje drejtuar Shën Jozefit e shkruar nga Papa Leoni XIII në enciklikën Quamquam pluries të vitit 1889. Tradicionalisht recitohet në fund të Muajit të Shën Jozefit (mars), gjatë novenës ose menjëherë pas lutjes së Rruzares së Shenjtë.

angel-2820057_1280

Kush janë engjëjt? – Përmbledhja e Katekizmit të Kishës Katolike (60-61)

Lutje drejtuar Medaljes së Mrekullueshme