in

Në Krishtlindje (Gjon Pali II)

christmas-3882868_1280
Foto nga Flavio Botana nga Pixabay

Zot Jezus,
të sodisim
në varfërinë e Betlehemit,
na bëj dëshmitarë të dashurisë sate,
të asaj dashurie
që të shtyu të zhveshësh veten
nga lavdia hyjnore,
për të ardhur e për t’u lindur
mes njerëzve
dhe për të vdekur për ne.

Na e dhuro Shpirtin tënd,
që hiri i Mishërimit
të zgjojë në çdo besimtar angazhimin
për një përgjigje më bujare
ndaj jetës së re
të marrë në Pagëzim.
Bëj që drita e kësaj nate,
më e ndritshme se dita,
të ndriçojë të ardhmen
dhe t’i drejtojë hapat e njerëzimit
në udhën e paqes.
Ti, Princ i Paqes,
ti, Shpëtimtar i lindur sot për ne,
ec me Kishën tënde
në udhën që shpaloset para saj
në mijëvjeçarin e ri!

(Gjon Pali II)

babbo-natale-che-prega

Lutja e Babagjyshit të Vitit të Ri

christ-child-514213_1280

Këshillat e Shën Gjon Boskos për t’u përgatitur për Krishtlindje