in

Lutja për shërim fizik (Atë Tardif)

fog-g0bf41cf12_1280
Foto di ThuyHaBich da Pixabay

O Zot Jezus, besoj se je i gjallë dhe i ringjallur. Besoj se je vërtet i pranishëm në Sakramentin e Shenjtë të Altarit dhe në secilin prej nesh që besojmë në Ty. Të lavdëroj dhe të adhuroj. Të falënderoj, o Zot, që ke ardhur tek unë si Buka e gjallë e zbritur nga qielli. Ti je plotësia e jetës, Ti je ngjallja dhe jeta; Ti, o Zot, je shëndeti i të sëmurëve. Sot dua të të paraqes të gjitha sëmundjet e mia, sepse Ti je i njëjti dje, sot dhe përgjithmonë, dhe Ti vetë më arrin aty ku ndodhem. Ti je e tashmja e amshuar dhe më njeh. Tani, o Zot, të lutem, ki mëshirë për mua. Më vizito përmes Ungjillit Tënd, që të gjithë të njohin se Ti je i gjallë në Kishën Tënde sot; dhe le të përtërihen besimi im dhe shpirti im.

Ki mëshirë për vuajtjet e trupit tim, të zemrës sime dhe të shpirtit tim. Ki mëshirë për mua, o Zot, më beko dhe bëj që të mund ta rifitoj shëndetin. Bëj që besimi im të rritet dhe që të hapem ndaj mrekullive të dashurisë Tënde, që të jem edhe unë dëshmitar i fuqisë Sate dhe i dhembshurisë Sate.

Ta kërkoj këtë prej Teje, Jezus, me fuqinë e Plagëve të Tua të Shenjta, për Kryqin Tënd të Shenjtë dhe për Gjakun Tënd Shumë të Çmuar. Më shëro, o Zot! Më shëro në trup, më shëro në zemër, më shëro në shpirt. Më jep jetën, jetën me bollëk. Ta kërkoj këtë për ndërmjetësimin e Marisë së Tërëshenjtë, Nënës Tënde, Virgjëreshës së Dhimbjeve, e cila ishte e pranishme, në këmbë, pranë Kryqit Tënd; e cila ishte e para që soditi Plagët e Tua të Shenjta dhe të cilën na e dhe si Nënë. Ti na ke zbuluar se more mbi Vete dhimbjet tona dhe se, nëpërmjet Plagëve të Tua të Shenjta, ne jemi shëruar.

Sot, o Zot, po të paraqes me besim të gjitha sëmundjet e mia dhe të lutem të më shërosh plotësisht. Të lutem, për lavdinë e Atit Qiellor, të shërosh edhe sëmundjet e familjes sime dhe të miqve të mi. Bëj që ata të rriten në fe dhe në shpresë dhe të rifitojnë shëndetin për lavdinë e Emrit Tënd. Bëj që Mbretëria Jote të vazhdojë të shtrihet gjithnjë e më shumë në zemrat tona nëpërmjet shenjave dhe mrekullive të dashurisë Sate.

Të gjitha këto, Jezus, t’i kërkoj sepse Ti je Jezusi. Ti je Bariu i Mirë dhe ne jemi delet e vogla të kopesë Sate. Jam aq i sigurt në dashurinë Tënde, saqë, edhe përpara se të njoh rezultatin e lutjes sime, po të them me besim: faleminderit, Jezus, për gjithçka që do të bësh për mua dhe për secilin prej tyre. Faleminderit për të sëmurët që po shëron tani, faleminderit për ata që po i viziton me Mëshirën Tënde.

(Lutje e përshtatur lirisht nga «Krishti Jezus është gjallë» i Atë Emiliano Tardif, EDB, Bolonjë, 2002, f. 69–71.)

surrogacy-5014314_1280

Sinjale pozitive nga SHBA kundër surrogacionit

tim-tebow-foundation-x-SXHrnVSRI-unsplash

18 mite rreth prostitucionit