in

Këshillat e Shën Gjon Boskos për t’u përgatitur për Krishtlindje

christ-child-514213_1280
Foto nga falco nga Pixabay

«Nesër fillon novena e Krishtlindjes. Gjatë këtyre ditëve ju këshilloj dy gjëra. Kujtojeni shpesh Foshnjën Jezus, dashurinë që ka për ju dhe dëshmitë që ju ka dhënë për dashurinë e Tij, deri në vdekjen për ju.

Kur zgjoheni në mëngjes, sapo të bjerë kambana, dhe të ndieni të ftohtin, kujtojeni Foshnjën Jezus që dridhej nga të ftohtit mbi kashtë. Gjatë ditës përpiquni ta mësoni mirë mësimin, ta bëni mirë punën dhe të jeni të vëmendshëm në shkollë për dashurinë e Jezusit. Mos harroni se Jezusi rritej në urtësi, në moshë dhe në hir përpara Hyjit dhe njerëzve. Mbi të gjitha, për dashurinë e Jezusit, ruhuni nga çdo gabim që mund t’i shkaktojë pakënaqësi.

Bëni si barinjtë e Betlehemit: shkoni shpesh për ta vizituar. Ne i kemi zili barinjtë që shkuan te kasollja e Betlehemit, që e panë sapo lindi dhe ia puthën dorëzën, duke i ofruar dhuratat e tyre. Sa të lumtur ishin barinjtë, themi ne! E megjithatë, nuk kemi pse t’i kemi zili, sepse po atë lumturi e kemi edhe ne. I njëjti Jezus, të cilin e vizituan barinjtë në kasollen e Tij, ndodhet këtu në tabernakull. I vetmi ndryshim është se barinjtë e panë me sytë e trupit, ndërsa ne e shohim vetëm me anë të fesë; dhe nuk ka gjë që mund t’i pëlqejë më shumë sesa ta vizitojmë shpesh.

E si duhet të shkojmë për ta vizituar? Para së gjithash, me Kungimin e shpeshtë. Një mënyrë tjetër është të shkoni ndonjëherë në kishë gjatë ditës, qoftë edhe vetëm për një minutë».

Shën Gjon Bosco
Burimi: Kujtimet biografike të Don Gjon Boskos, vëll. VI, kap. XXVI, 15 dhjetor 1859, f. 351-352.



Përkthyer nga Amici di Lazzaro

© Tutti i diritti riservati. Riproduzione consentita solo chiedendo permesso a info@amicidilazzaro.it
(non verrà concesso a siti con pubblicità/ads o per usi commerciali)

© All rights reserved. Reproduction allowed only with permission from info@amicidilazzaro.it
(it will not be granted to sites with advertising/ads or for commercial uses)

christmas-3882868_1280

Në Krishtlindje (Gjon Pali II)