
Kush është Jezusi për mua?
Jezusi është Fjala e bërë njeri.
Jezusi është buka e jetës.
Jezusi është flijimi i kushtuar
për mëkatet tona mbi kryq.
Jezusi është flijimi i kushtuar për mëkatet e mia
dhe për mëkatet e botës.
Jezusi është fjala që duhet shpallur.
Jezusi është e vërteta, që duhet dëshmuar.
Jezusi është jeta, që duhet jetuar.
Jezusi është drita, që duhet bërë të ndriçojë.
Jezusi është jeta, që duhet jetuar.
Jezusi është dashuria, që duhet dashur.
Jezusi është gëzimi, që duhet ndarë me të tjerët.
Jezusi është flijimi, që duhet kushtuar.
Jezusi është paqja, që duhet dhënë.
Jezusi është buka e jetës, që duhet ngrënë.
Jezusi është i urituri, që duhet ushqyer.
Jezusi është i eturi, që duhet t’i shuhet etja.
Jezusi është i zhveshuri, që duhet veshur.
Jezusi është i pastrehu, që duhet strehuar.
Jezusi është i sëmuri, që duhet shëruar.
Jezusi është njeriu i vetmuar, që duhet ngushëlluar.
Jezusi është ai që nuk është i dëshiruar, që duhet dashur.
Jezusi është lebrozi, plagët e të cilit duhet të lahen.
Jezusi është lypësi, të cilit duhet t’i dhurohet një buzëqeshje.
Jezusi është i dehuri, të cilin duhet ta dëgjojmë.
Jezusi është i sëmuri mendor, që duhet mbrojtur.
Jezusi është i vogli, që duhet përqafuar.
Jezusi është i verbëri, që duhet udhëhequr.
Jezusi është memeci, të cilit duhet t’i flasim.
Jezusi është i çali, me të cilin duhet të ecim.
Jezusi është i droguari, që duhet ndihmuar.
Jezusi është prostituta, që duhet nxjerrë nga rreziku dhe mbështetur.
Jezusi është i burgosuri, që duhet vizituar.
Jezusi është i moshuari, që duhet shërbyer.
Për mua
Jezusi është Hyji im.
Jezusi është Dhëndri im.
Jezusi është jeta ime.
Jezusi është dashuria ime e vetme.
Jezusi është gjithçka ime.
Plotësia ime.
Jezus,
ja kush është ai që dua me gjithë zemër,
me gjithë qenien time.
Atij i kam dhënë gjithçka,
madje edhe mëkatet e mia.
Dhe ai më ka marrë për nuse të vetën.
Në butësi dhe dashuri.
Tani dhe për gjithë jetën.
Jam nusja e Dhëndrit tim të kryqëzuar.
Nënë Tereza (me sa duket, lutje e bërë në një spital në Romë në vitin 1983)
Nënë Tereza e Kalkutës (1910–1997) ishte një rregulltare katolike dhe misionare, e cila ia kushtoi gjithë jetën e saj më të varfërve, të sëmurëve dhe të margjinalizuarve.
Në vitin 1950 themeloi Misionaret e Bamirësisë, me qëllim që të mirëpriste dhe të kujdesej për ata që ishin braktisur dhe që shpesh vdisnin të vetëm në rrugët e Kalkutës (Indi). Këtyre njerëzve ajo u ofronte jo vetëm kujdes dhe ndihmë, por mbi të gjitha dashuri, dinjitet dhe sigurinë se nuk ishin vetëm, duke i shoqëruar me butësi deri në fundin natyror të jetës së tyre.
Nëpërmjet shërbimit të saj, ajo dëshmoi konkretisht dashurinë e Jezusit për çdo njeri, veçanërisht për më të brishtët. Në vitin 1979 mori Çmimin Nobel për Paqen dhe në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Kisha Katolike.
Festa e saj liturgjike, e Shën Terezës së Kalkutës, është më 5 shtator.
Përkthyer nga “Amici di Lazzaro”
© Tutti i diritti riservati. Riproduzione consentita solo chiedendo permesso a info@amicidilazzaro.it
(non verrà concesso a siti con pubblicità/ads o per usi commerciali)
© All rights reserved. Reproduction allowed only with permission from info@amicidilazzaro.it
(it will not be granted to sites with advertising/ads or for commercial uses)
