in

Besoj te lutja (At Andrea Gasparino)

Besoj se lutja nuk është gjithçka, por se gjithçka duhet të fillojë nga lutja: sepse inteligjenca njerëzore është tepër e kufizuar dhe vullneti i njeriut është tepër i dobët; sepse njeriu që vepron pa Hyjin nuk jep kurrë më të mirën e vet.

Besoj se Jezu Krishti, duke na dhënë “Ati ynë”, ka dashur të na mësojë se lutja është dashuri.

Besoj se lutja nuk ka nevojë për fjalë, sepse dashuria nuk ka nevojë për fjalë.

Besoj se mund të lutemi duke heshtur, duke vuajtur, duke punuar, por heshtja është lutje vetëm nëse duam, vuajtja është lutje vetëm nëse duam, puna është lutje vetëm nëse duam.

Besoj se nuk do ta dimë kurrë me saktësi nëse lutja jonë është vërtet lutje apo nuk është, por ekziston një provë e pagabueshme e lutjes: nëse rritemi në dashuri, nëse rritemi në shkëputjen nga e keqja, nëse rritemi në besnikërinë ndaj vullnetit të Hyjit.

Besoj se mëson të lutet vetëm ai që mëson të heshtë para Hyjit.

Besoj se mëson të lutet vetëm ai që mëson t’i qëndrojë heshtjes së Hyjit.

Besoj se çdo ditë duhet t’i kërkojmë Zotit dhuratën e lutjes, sepse ai që mëson të lutet, mëson të jetojë.

(At Andrea Gasparino)

gasparino2
foto Città dei Ragazzi

Padre Andrea Gasparino
7 aprile 1923 – 26 settembre 2010)
ha fondato a Cuneo (Italia) il
Movimento Contemplativo Missionario Charles de Foucauld
www.centromissionario.org tel. 0171 491263  

Questo articolo è pubblicato con il loro consenso.

Vi suggeriamo di frequentare i loro percorsi
sulla preghiera e conoscere le loro missioni nel mondo.

cross-4523337_1280

Na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë!(Katekizmi i Kishës Katolike 2838-2845)

mimosa-flowers-g72a7421b8_1280

Faleminderit ty, o grua (Shën Gjon Pali II)