in

Faleminderit ty, o grua (Shën Gjon Pali II)

mimosa-flowers-g72a7421b8_1280
Foto di elenagemma da Pixabay

Faleminderit ty, grua-nënë, që bëhesh prehër i qenies njerëzore në gëzimin dhe dhimbjet e lindjes së një përvoje të vetme, që të bën buzëqeshjen e Hyjit për fëmijën që vjen në dritë, të bën udhërrëfyese të hapave të tij të parë, mbështetje të rritjes së tij, pikë referimi në udhëtimin e mëtejshëm të jetës.

Faleminderit ty, grua-bashkëshorte, që e bashkon në mënyrë të pakthyeshme fatin tënd me atë të një burri, në një marrëdhënie dhurimi të ndërsjellë, në shërbim të bashkësisë dhe të jetës.

Faleminderit ty, grua-bijë dhe grua-motër, që sjell në gjirin e familjes dhe më pas në tërësinë e jetës shoqërore pasuritë e ndjeshmërisë sate, të intuitës sate, të bujarisë sate dhe të qëndrueshmërisë sate.

Faleminderit ty, grua-punëtore, e angazhuar në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike, kulturore, artistike dhe politike, për kontributin e pazëvendësueshëm që jep në përpunimin e një kulture të aftë për të pajtuar arsyen dhe ndjenjën, në një konceptim të jetës gjithmonë të hapur ndaj kuptimit të «misterit», në ndërtimin e strukturave ekonomike dhe politike më të pasura me njerëzillëk.

Faleminderit ty, grua e kushtuar, që, sipas shembullit të më të madhes ndër gratë, Nënës së Krishtit, Fjalës së mishëruar, i hapesh me bindje dhe besnikëri dashurisë së Hyjit, duke e ndihmuar Kishën dhe mbarë njerëzimin të jetojnë ndaj Hyjit një përgjigje «bashkëshortore», e cila shpreh mrekullisht bashkësinë që Ai dëshiron të vendosë me krijesën e vet.

Faleminderit ty, grua, vetëm për faktin se je grua! Me perceptimin që është i veçantë për feminitetin tënd, ti e pasuron kuptimin e botës dhe kontribuon në të vërtetën e plotë të marrëdhënieve njerëzore.

Shën Gjon Pali II
(Letra drejtuar grave, 29 qershor 1995)

prayer-888757_1280

Besoj te lutja (At Andrea Gasparino)

Pope_St._John_XXIII_portrait

Vetëm për sot – Papa Gjon XXIII