in

O Zot, na mëso të mos e duam veten (Raoul Follereau)

hug-2709639_1280
Foto nga Gerd Altmann në Pixabay

Zot, na mëso të mos duam (vetëm) veten,
të mos duam vetëm tanët,
të mos duam vetëm ata që duam.
Na mëso të mendojmë për të tjerët,
të duam ata që askush nuk i do.

Zot, na bëj të vuajmë për vuajtjet e të tjerëve.
Na jep hirin të kuptojmë se në çdo çast,
ndërsa ne, të mbrojtur prej Teje, jetojmë një jetë tepër të lumtur,
ka miliona qenie njerëzore,
që janë gjithashtu fëmijët e Tu dhe vëllezërit tanë,
që vdesin nga uria pa e merituar të vdesin nga uria,
që vdesin nga të ftohtit pa e merituar të vdesin nga të ftohtit.

Zot, ki mëshirë për të gjithë të varfrit e botës.
Ki mëshirë për lebrozët,
të cilëve Ti aq shpesh u buzëqeshe
kur ishe mbi këtë tokë;
ki mëshirë për miliona lebrozë,
që i shtrijnë drejt mëshirës sate
duart pa gishta,
krahët pa duar…

Dhe na fal që, nga një frikë e paarsyeshme, i kemi braktisur.

Dhe mos lejo më, Zot,
që të jetojmë të lumtur vetëm.
Na bëj të ndiejmë ankthin e mjerimit të gjithë njerëzimit,
dhe na çliro nga vetvetja. Ashtu qoftë!

Raoul Follereau (1903-1977) ishte një gazetar, shkrimtar dhe filantrop francez, i njohur për përkushtimin e tij ndaj njerëzve të prekur nga lebra.
Ai ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës luftës kundër sëmundjes dhe përjashtimit shoqëror të të sëmurëve, duke promovuar fushata ndërgjegjësimi dhe solidariteti.
Kujtohet si simbol i humanizmit dhe i drejtësisë shoqërore, aq sa u mbiquajt «apostulli i lebrozëve».

Thelbi i amësisë zëvendësuese: kontrata

question-mark-3255140_1280

13 pyetje (dhe përgjigje) për Zotin