
Virgjëreshës Mari
Ne të lavdërojmë, o Zonja jonë,
Shpresa jonë:
Ti, Yll i detit, ndriço fëmijët e tu
të përfshirë nga ky det i stuhishëm i mëkatit;
bëj që të arrijmë në portin e sigurt të faljes,
dhe, mirënjohës për mbrojtjen tënde,
le të përfundojmë jetën tonë
me ndihmën e Atij që e mbajte në barkun tënd
dhe e ushqeve me gjirin tënd të shenjtë.
Lavdia dhe nderimi
qofshin me Të përjetë e mot.
Amen.
Zonja jonë,
Shpresa jonë e vetme,
të lutemi, ndriço mendjet tona
me bukurinë e hirit tënd,
na pastro
me bardhësinë e pastërtisë sate,
na ngroh
me ngrohtësinë e vizitës sate,
dhe na pajto me Birin tënd,
që të meritojmë të arrijmë,
me ndihmën e Tij,
shkëlqimin e lavdisë së Tij.
Me lajmërimin e Engjëllit,
Ai mori mish nëpërmjet teje
dhe deshi të banonte nëntë muaj
në barkun tënd.
Atij i qoftë lavdia dhe nderimi
përjetë e mot.
Amen.
Shën Antoni i Padovës

