in

Më prij, Ti, dritë e fisme (John Henry Newman)

light-3176887_1280
Image by Joe from Pixabay

Më prij, Ti, dritë e fisme
mes territ që më rrethon,
më prij!
E errët është nata e shtëpia, larg,
të lutem prap, më prij!

Forcomi këmbët, që më dridhen.
S’kërkoj këtë çast horizonte,
një hap tani më mjafton.

Veten kurrë s’e kam ndjerë
si e ndjej këtë ças;
as nuk të jam lutë
kurrë që të më prish, si sot…
Doja ta zgjidhja vetë gjithë udhën time,
po e humba shtegun…
Eja, prandaj,
më ndihmo ta gjej përsëri!

Dëshirova ditë me dritë verbuese
pse zemra ishte skllave e krenisë.
Po ti mos m’i kujto vitet që shkuan.
Gjatë, tepër gjatë, më bekoi kjo forca jote!
Dhe e di se s’do t’më lëshojë dore.

E di se përsëri do të më prij përpara,
rrëmore pas rrëmoreje, kënetë pas kënete,
shkëmb pas shkëmbi, përrua pas përroi
der’sa të bjerë nata…
Po di edhe se sapo të shkrepë agimi
do t’i shoh prap fytyrat engjëllore,
që i desha tash kah mot,
e që për pak, gati i pata humbur!

John Henry Newman (Londër, 21 shkurt 1801 – Edgbaston, 11 gusht 1890) ishte një kardinal, teolog dhe filozof anglez, i nderuar si shenjtor nga Kisha Katolike (dita e festës: 9 tetor). Ai është gjithashtu një Doktor i Kishës.

window-3616886_1280

Samaritanus bonus për kujdesin ndaj njerëzve në fazat kritike dhe terminale të jetës

1024px-Le_Grand_Saint_Michel_by_Raffaello_Sanzio_from_C2RMF_retouched

Lutje drejtuar Shën Mëhillit Kryeengjëll