
O Zot Jezus,
Ti që besnikërisht viziton dhe mbush me Praninë Tënde
Kishën dhe historinë e njerëzve;
Ti që në Sakramentin e mrekullueshëm të Trupit dhe të Gjakut Tënd
na bën pjesëmarrës të Jetës hyjnore
dhe na bën të shijojmë paraprakisht gëzimin e Jetës së amshuar;
ne të adhurojmë dhe të bekojmë.
Të përulur para Teje, burim dhe dashurues i jetës,
realisht i pranishëm dhe i gjallë në mesin tonë, të lutemi.
Zgjo në ne respektin për çdo jetë njerëzore që lind,
na bëj të aftë të shohim në frytin e barkut të nënës
veprën e mrekullueshme të Krijuesit,
përgatiti zemrat tona për pritjen bujare të çdo fëmije
që vjen në jetë.
Beko familjet,
shenjtëro bashkimin e bashkëshortëve,
bëje të frytshëm dashurinë e tyre.
Shoqëro me dritën e Shpirtit Tënd
zgjedhjet e asambleve legjislative,
që popujt dhe kombet të njohin dhe të respektojnë
shenjtërinë e jetës, të çdo jete njerëzore.
Drejtoje veprën e shkencëtarëve dhe të mjekëve,
që përparimi të kontribuojë për të mirën e tërësishme të personit
dhe askush të mos pësojë vrasje dhe padrejtësi.
Jepu dashuri krijuese administratorëve dhe ekonomistëve,
që të dinë të kuptojnë dhe të nxisin kushte të mjaftueshme
që familjet e reja të mund t’i hapen me qetësi
lindjes së fëmijëve të rinj.
Ngushëlloji çiftet bashkëshortore që vuajnë
për shkak të pamundësisë për të pasur fëmijë,
dhe në mirësinë Tënde kujdesu për ta.
Edukoji të gjithë që të kujdesen për fëmijët jetimë ose të braktisur,
që të mund të përjetojnë ngrohtësinë e Dashurisë Tënde,
ngushëllimin e Zemrës Tënde hyjnore.
Me Marinë, Nënën Tënde, besimtarja e madhe,
në barkun e së cilës more natyrën tonë njerëzore,
presim prej Teje, e vetmja e Mira jonë e vërtetë dhe Shpëtimtari ynë,
forcën për të dashur dhe për t’i shërbyer jetës,
në pritje për të jetuar gjithmonë në Ty,
në Bashkësinë e Trinisë së Shenjtë.
Benedikti XVI, Lutje për jetën që lind, 27 nëntor 2010.
Përkthim nga Amici di Lazzaro
© Tutti i diritti riservati. Riproduzione consentita solo chiedendo permesso a info@amicidilazzaro.it
(non verrà concesso a siti con pubblicità/ads o per usi commerciali)
© All rights reserved. Reproduction allowed only with permission from info@amicidilazzaro.it
(it will not be granted to sites with advertising/ads or for commercial uses)

