in

Ai dëshiron që unë ta dua (Shën Tereza e Lisieux-së)

children-5030677_1280
Foto nga Pete Linforth nga Pixabay

Ja një shembull që do ta shprehë paksa mendimin tim. Le të supozojmë se i biri i një mjeku të zotë ndesh në rrugën e tij një gur që e bën të bjerë dhe se, në këtë rënie, thyen një gjymtyrë; menjëherë i ati vjen tek ai, e ngre me dashuri, i mjekon plagët, duke përdorur për këtë të gjitha burimet e artit të tij, dhe së shpejti i biri, plotësisht i shëruar, i shpreh mirënjohjen. Pa dyshim, ky fëmijë ka shumë të drejtë ta dojë të atin!

Por do të bëj edhe një supozim tjetër. Babai, pasi ka marrë vesh se në rrugën e të birit ndodhet një gur, nxiton të shkojë përpara tij dhe e heq (pa u parë nga askush). Sigurisht, ky bir, objekt i dashurisë së tij largpamëse, duke mos ditur për fatkeqësinë nga e cila i ati e ka shpëtuar, nuk do t’i shprehë mirënjohjen dhe do ta dojë më pak sesa po të ishte shëruar prej tij… por, nëse merr vesh për rrezikun nga i cili sapo ka shpëtuar, a nuk do ta dojë më shumë?

E pra, unë jam ky fëmijë, objekt i dashurisë largpamëse të një Ati, i cili nuk e dërgoi Fjalën e Vet për të shëlbuar të drejtët, por mëkatarët. Ai dëshiron që unë ta dua, sepse më ka falur, jo pak, por gjithçka. Ai nuk priti që unë ta doja shumë, si Shën Maria Magdalena, por deshi që unë të dija se si më kishte dashur me një dashuri të një largpamësie të pashprehshme, në mënyrë që tani ta dua deri në marrëzi!…

Kam dëgjuar të thuhet se nuk është hasur një shpirt i pastër që të dojë më shumë se një shpirt i penduar; ah! sa do të doja ta përgënjeshtroja këtë thënie!

Tereza e Lisieux-së, Dorëshkrimi A, 38v°–39r°.

Përkthim nga Amici di Lazzaro

© Tutti i diritti riservati. Riproduzione consentita solo chiedendo permesso a info@amicidilazzaro.it
(non verrà concesso a siti con pubblicità/ads o per usi commerciali)

© All rights reserved. Reproduction allowed only with permission from info@amicidilazzaro.it
(it will not be granted to sites with advertising/ads or for commercial uses)

pope-2073854_1280

Testamenti im shpirtëror (Papa Benedikti XVI)

infant-4025284_1280

Lutje për jetën që lind (Benedikti XVI)