Vonë të kam dashur ty!!! – Shën Agustinit

ambito lombardo, Public domain, via Wikimedia Commons

Vonë të kam dashur, o Bukuri kaq e lashtë dhe kaq e re, vonë të kam dashur ty!

Ja, të kisha brenda vetvetes sime,
Por tek rrija jashtë, kërkoja kot…
Mbi gjërat që ke krijuar aq bukur
Unë shkela,u nxitova e me turr vrapova….
Kështu u deformova….

Ti ishe me mua, por unë nuk isha me ty.
Ato që më mbajtën jashtë e larg teje
Ishin gjëra të cilat nuk kanë ekzistencë,
Nëse nuk janë të tuat ato nuk janë brenda teje.

Ti më thirre, më bërtite, depërtove permes shurdhësisë sime;
Ti ndeze, flakërove dhe e syrgjynose verbërinë time;
Ti më dhe aromën tënde, unë u shtanga, dhe tani unë regëtij për ty;
Të kam shijuar, dhe tani kam uri dhe etje për ty;
Ti më preke mua, dhe unë u pervëlova prej paqes tënde.

Kur më në fund, të jem plotësisht i kapur dhe i ngjitur pas teje, me tërë qenien time nuk do të jem më në dëshpërim, nuk do të vuaj e cfilitem; jeta ime do të jetë me të vërtetë e gjallë, dhe unë do jem i gjallë, sepse do jem i mbushur me ty. Por në këtë moment është ndryshe. Çdokush që ti e plotëson në shpirt, ti po ashtu e ekzalton, por unë nuk jam ende i plotësuar në atë formë, dhe kështu që unë i jam bërë barrë vetes sime. Shijimet (trupore) për të cilat unë duhet të qaj me lot, bëjnë beteja me dhimbjet(durimet) që unë kam, dhimbje këto që duhet të jenë shkaqe gëzimi dhe unë nuk e di se kush do ta fitojë betejën. Por unë gjithashtu shoh që brengat(gezimet e trupit) që janë e keqja ime, të jenë në luftë me gëzimet(largimi nga vesi) që janë shkak i së mirës, dhe unë nuk e di se cili do të fitojë luftën e ditës. Kjo është agoni, o Zot, të të vijë keq për mua! Është agoni! Shih, unë nuk i fsheh plagët e mia, ti je mjeku unë jam i sëmuri, ti je meshirëploti unë kam nevojë për mëshirën tënde…..

A nuk është jeta e njeriut në tokë një kohë provimi? Kush do dëshironte të kishte probleme dhe vështirësi? Ti na urdhëron t’i durojmë ato, por jo t’i duam ato. Askush nuk e do atë që ai ka për ta duruar, madje edhe nëse dikush e do durimin, sepse ai mund të gëzohet në fuqinë e tij për të duruar, ai do të preferonte që të mos ketë asgjë që kërkon durim në jetën e tij. Në rrethana të pafavorshme unë kërkoj begati, dhe në kohën e begatisë kam tmerr fatkeqësinë. Çfarë zgjidhje të mesme(balancë) ka në mes të këtyre dyjave, ku jeta e njeriut mund të jetë e lirë nga vuajtja? Keq për prosperitetin e menjëhershëm të kësaj bote, dhe keq përsëri, për frikën ndaj fatkeqësive dhe gëzimeve kalimtare! Por mjerë, mjerë dhe përsëri mjerë për fatkeqësitë e kësaj bote që shkaktohen nga zilia ndaj atyre që kanë fat të mirë, nga vështirësitë e fatkeqësive vetë, dhe mjerë per ata që kanë frikë se ju mbarohet durimi përgjatë vuajtjes.

A nuk është jeta e njeriut në tokë një kohë e e provimit pa afat?

Unë vë shpresat e mia mbi ty o Zot dhe mbi mëshirën tende jashtëzakonisht të madhe.

Shën Agustinit

Kush janë engjëjt?

Po Iëshohem krejtësisht – Charles De Foucauld